Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)


Postuar nga Vizioner datë 02 Shtator 2011 - 20:02:

Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Wikileaks, Ambasada e Tiranës: “Berisha e vogël të zgjidh hallet”



“Berisha e vogël të zgjidh hallet”. Ky është titulli i njërit prej kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. Mesazhi i është dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit nga Ambasada në Tiranë botuar në Shekulli tri ditë më parë. Ambasada i shpjegon DASH-it ngritjen e një njeriu që mund të të zgjidhë çdo hall: Vajzës së kryeministrit Berisha, Argita (Berisha) Malltezit. Bëhet fjalë për vitet kur sapo ka nisur “karriera” e vajzës së kryeministrit si “zgjidhëse hallesh”, dhe rasti është i thjeshtë, por domethënës, për diplomatët. Më poshtë, kabllogrami i përkthyer:



“Në qendër të Tiranës ndodhet një godinë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëeri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur.

Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që nuk na mbetet veçse ta përshkruajmë si “shenjë e super aftësive të saj” , pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet menjëherë ditën e nesërme.. Një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”.


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.