Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Shqiperia. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18677)
E di ti si do ishte bere Shqiperia po te mos i hynte asaj valleje qe thua ti, pas luftes se dyte boterore e kam fjalen.
Kina do te na kishte lakmi. Faji i vetem eshte se kaluam ne ekstremitetin stalinist. Kjo besnikeri ndaj stalinit na çoi ne mbyllje totale dhe diktature te hekurt ku njeriut i hiqeshin bindjet fetare dhe politike dhe mbahej i mbyllur me zor ne kafaz. Kenetat qe thane te burgosurit dhe te internuarit quan arritje. Bakrin dhe kromin qe nxirrnin te burgosurit ne Spaç e Burrel quan qetesi. E perveç kesaj siç thote dhe raimondi me poshte lexo linkun, qe besoj se duhet te jete i njejti antar i forumit tone, u bene edhe me pune te detyrume ose aksion vullnetar siç quhej asokohe. Megjithese rinia angazhohej me shume ne hapjen e tokave te reja per ti bere malet e kodrat tarraca apo neper rruget e reja dhe hekurudhave.
http://www.respublica.al/artikuj/20...osurit-politike
Kleri shqipetar asnjehere nuk ka luajtur rol negativ dhe nuk mund te perbaltet puna e madhe atdhetare e klerikeve si Fan Noli, Gjergj Fishta e te tjere qe u bene drita e rilindjes kombetare me heret. Po keshtu edhe kleri myslyman nuk ka luajtur ndonje rol negativ ne kohe te Skenderbeut sepse asnje e keqe nuk i erdhi atij nga ata.
Historia nuk fillon me profashizmin dhe asnjehere nuk kemi qene aleate te fashizmit. Qeveria kuislinge qe u formua pas pushtimit fashist dhe ikjes se mbretit te shqiptarve eshte e vertete se u komplet ne dispozicion te fashisteve por ajo nuk perfaqsonte popullin shqiptar. Keshtu ishin kohet.
Ne dokumentar tregohet mese miri sesi Zogu beri Tiranen kryqytet nga hiqi. Pa harruar se disa vite me pare Bismarku nuk i konsideronte as si popull shqiptaret. Por ne ate kohe u beme shtet dhe kishim perfaqesi nga te gjitha shtetet e botes dhe emancipimi po ecte me shpejtesi.
Kjo puna e trampolines varet nga kendveshtrimi, dikush e sheh si trampoline kundrejt shteteve te tjera , te tjere e shohin si aleance dhe bashkpunuese. Ka dhe kendveshtrime te tjera. Megjithate keto i dikton koha dhe perspektiva.
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.