Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18792)
(Vazhdim; me vjen keq qe shkronjat e pjerrta, ato te trasha dhe te nenvizuara, nuk dilkan ketu!)
Një nga tre provat që Ajnshtajni përcaktoi për vërtetësinë e TPR së tij, është edhe përkulja e rrezes së dritës në fushën gravitacionale të këtyre trupave në Hapsirën-Kohë të Universit. Sa më i rëndë trupi në këtë fushë gjeometrike të Hapsirës-Kohë, aq më e madhe edhe përkulja e rrezes së dritës në ‘të.
Diçka e tillë mund të dallohet gjatë një eklipsi të diellit tonë, kështu mund të vërehet rrezja e një ylli tjetër më larg, që kalon pranë diellit tonë. Për të provuar këtë dukuri, në vitin 1919 u nis një ekspeditë angleze nën drejtimin e sër Artur Edingtonit në ishullin Principe, jo larg bregut perëndimor afrikan. Ndonëse mjetet vrojtuese të kohës ishin pritive, po të krahasohen me mjetet e sotme, ato dhanë një rezultat që vërtetonte teorinë e përgjithshme të relativitetit, pra drita përkulej më shumë sa ç’parashikohej nga Njutoni, etj.
Të na fali lexuesi, që nuk na ka rënë rasti më lart ta përmendim, se tërheqja e dritës nga forcat gravitacionale është tezë, teori dhe dukuri para-ajnshtajniane, e njohur nga Njutoni dhe e formuluar edhe nga Henry Kavendish (1784) dhe Johan Georg von Soldner (1801). Por, sipas Njutonit kjo dritë nuk tërhiqet aq shumë sa ç’parashikon teoria e Ajnshtajnit. Ndaj dhe vrojtimi me teleskopë të kohës nga Edingtoni dha rezultate të tërheqjes së dritës (sipas Njutonit), apo përkuljes së dritës (sipas Ajnshtajnit), më të mëdha, pra më të afërta ndaj kësaj të fundit, asaj të hapsirës-Kohë së përkulur. Jemi gati si në të njëjtat të dhëna të marra në rastin e Mërkurit, ku shmangia e tij nga rruga eliptike është e parashikuar edhe nga kozmollogjia tradicionale njutoniane, edhe nga hapsira-kohë e përkulur ajnshtajniane, ku ajo shmangie na del pak më e madhe nga parashikimi njutonian dhe më afër asaj ajnshtajniane. Kështu dhe këtu tek drita e një ylli të vërejtur, përkulja e rrezes së tij ishte më e madhe nga ai parashikim njutonian dhe më afër këtij parashtrimi ajnshtajnian.
Tani bëhet pyetja: a është kjo një provë që Universi është një hapsirë dy-dimensionale, siç është një fushë gjeometrike, e cila ka pësuar deformimet (përkuljet) e saj nga pesha e trupave të ndodhur në ‘të? Apo përkundrazi, ky Univers është një hapsirë tre-dimensionale, ku në ‘të lëvizin trupat e ndrysh-ëm kozmikë, dhe koha është diçka e pavarur nga kjo Hapsirë?
Këtu përgjigjia është e thjeshtë, e biles më e thjeshtë se sa mund të mendohet. Një eksperiment i tillë, apo më saktë, të dhënat e parashkruara nga njëra teori dhe nga tjetra teori për tërheqjen/ përkuljen e dritës në fushat e gravitetit, nuk është e mjaftueshme për të dhënë përgjigjen mbi strukturën e hapsirës /Universit, pasi ato bazohen në të dhëna të pakta të trupave në hapsirë, pra bazohen deri në ato të dhëna që ne dinim (apo dimë) për materien dhe Universin. Kështu nuk mund të merren si etalon të dhënat njutoniane mbi këtë përkulje, pasi dija e kohës nuk ka lejuar më shumë llogaritje.
Vetë tërheqja e dritës nga forca gravitetit nuk ka të bëjë me principin e relativitetit, si atë para-ajnshtajnian ashtu dhe atë ajnshtajnian, por është një dukuri fizikale objektive dhe reale, pra drita tërhiqet vërtet nga forca gravitetit. Duke patur parasysh se lëvizja e saj është shpejtësia maksimale në natyrë, kjo nuk do të thotë se koha ngadalsohet, panvarsisht se në lidhje me ne si vrojtues mesazhi i caktuar dritor pëson një vonesë të caktuar, nga shkaku se është tërhequr nga forca gravitacionale e trupit (planet, yll, pulsar, etj.) të caktuar. Në lidhje me ne si vrojtues koha është relative; kështu është ajo në lidhje me cilindo vrojtues tjetër në hapsirë. Po marrim një shembull mjaft të qartë.
ylli A
ylli B
vrojtuesi C vrojtuesi D
Fig. 10
Ndonëse kompjuteri nuk na e mundëson ndarjen në cm., ku mund të jepnim me një saktësi 100% largimin e vrojtuesve midis njëri-tjetrit dhe vrojtuesve me yllin A, por na e mundë-son vetëm në inç, ku largësitë e përmendura nuk janë 100% të sakta, ne parakuptojmë se largësia e vrojtuesit C nga vrojtuesi D dhe nga ylli A është e njëjtë. Kështu i bie se dhe largësia e vrojtuesit D nga ylli A është sa ajo e vrojtuesit C me yllin A.
Në figurë shohim se vrojtuesi C ka përpara një yll tjetër apo diellin e vet, (pak rëndësi ka), që quhet ylli B. Ndërsa vrojtuesi në D nuk ka pengesë fare midis tij dhe yllit A.
Pyetja që tani ngrihet është: si i vjen drita e yllit A vrojtuesit C dhe vrojtuesit D? Dhe, a vjen kjo dritë në të njëjtën kohë?
Edhe sipas principit të relativitetit para-ajnshtajnian, edhe sipas atij ajnshtajnian, kjo dritë e yllit A i vjen vrojtuesit C e deformuar, për këtë shkak me njëfarë vonese. Pra, sipas të dyjave principeve të relativitetit, vrojtuesi C shikon një ndodhi të caktuar në yllin A më vonë nga vrojtuesi D. Këtë mund ta vërtetojmë (teorikisht /hipotetikisht të paktën, apo sipas arsyes së shëndoshë), nëse parakuptojmë se midis C dhe D kemi një komandë që jep sinjalin e vrojtimit për një ndodhi të caktuar në yllin A, dhe sinjalet e vrojtuesve C dhe D do të vijnë më vonë tek komanda në mes tyre, -pasi të kenë parë ndodhinë tek A-, në kohë të ndryshme; kjo nga fakti se drita e yllit A që shkon tek vrojtuesi C ka pësuar një tërheqje, pra edhe një vonim. Ndërsa po kjo dritë që ka shkuar edhe tek vrojtuesi D, nuk ka pasur përpara asnjë trup me forcë graviteti (sipas Njutonit), apo me fushë graviteti (sipas Ajnshtajnit), kështu e ka arritur vrojtuesin D më parë se të arriste vrojtuesin C.
Sipas të dy principeve të relativitetit kemi të njëjtën dukuri, vetëm se shmangia /përkulja na del sipas llogarive ajnshtajni-ane më e madhe nga ajo njutoniane. Mirpo dy principe relativiteti nuk mund të ketë! Cila prej tyre është ajo që i përgjigjet Natyrës/ Hapsirës/ Universit?
Ja po shohim shpejt edhe të tretën provë, që Ajnshtajni shtroi në vërtetim të teorisë së tij të përgjithshme të relativitetit (TPR).
Kjo ishte shmangia e ngjyrës së kuqe gjatë vrojtimit të një ylli çfardo, ku sa më e madhe fusha gravitacionale, (pra sa më i rëndë trupi, sa më e thellë gropa e hapsirës dy-dimensionale të përkulur), aq më tepër veçohej lart kjo ngjyrë e kuqe, pra aq më pak binte kjo ngjyrë në rëndesën e trupit dhe hapsirën e përkulur. Ky kusht ajnshtajnian bazohej në dijet e derikëtëko-hshme mbi dritën dhe ndarjen e saj në ngjyra.
Pra, gjatë vrojtimit të yjeve të ndryshme me teleskopë-spektometër, njihej ndarja e ngjyrave të dritës. (Këtu nuk po i futemi ngjyrave të dritës, pasi kjo është një temë e gjatë dhe e bukur; ndaj pranojmë thjesht faktin e ndikimit jo të njëjtë të gravitetit tek ngjyrat e dritës. Çdo njeri e shikon tek ylberi se si ngjyrat e tij janë në një sira të caktuar, dhe kjo nuk është ashtu kot.) Kështu vrojtimi dha, po si në dy vrojtimet e para, (atë të Mërkurit dhe dritës së një ylli nga astronomi Edington), se në fusha të mëdha graviteti, ngjyra e kuqe kishte një veçim që i përgjigjej TPR ajnshtajniane. Ndaj dhe kjo u morr si një provë që Hapsira kozmike i përgjigjet vizionit të Ajnshtajnit dhe jo atij vizioni që kishte Njutoni, atij vizioni që ka çdo njeri mbi Hapsirën tre-dimensionale.
Duhet thënë se, edhe sipas forcës gravitacionale njutoniane, kjo ndarje e ngjyrave të dritës njihet. Mirpo sipas fushës gravitacionale ajnshtajniane ky veçim i ngjyrës së kuqe merr më shumë drejtimin lart, sa më e madhe të jetë kjo fushë.
Këtu do thoja, po si dhe në dy vrojtimet/ eksperimentet e tjera, kjo nuk është një provë që vërteton TPR e Ajnshtajnit, pasi llogaritë njutoniane (e të mëpasme) nuk mund të merren si etalon matjesh, sepse ato nuk i njohin të gjithë faktorët që veprojnë në trupat materialë në kozmos. Edhe sipas Njutonit Graviteti është në Univers si një konstante, pra i pandryshuar, që duket sikur është dhënë njëherë e mirë, e në bazë të masës së trupit ndikon edhe ai. Mirpo Natyra (Universi) është një laborator në lëvizje dhe punë të përhershme, ku sejcila forcë graviteti ose merr më shumë (forcohet), ose jep (pakësohet). Tek kjo forcë graviteti kaq e ndryshme në Kozmos tek të gjithë trupat e saj, (planetët, yjet, pulsarët, diejt e dyfishtë, qendrat e galaksive, vrimat e zeza, etj.) edhe vetë kuptimi i masës ndryshon, ashtu siç ndryshon edhe vetë materia nga një gjëndje në tjetrën. (Megjithatë unë mund ti kthehem edhe një herë më pas problemit të ngjyrave të dritës.)
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.