| Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Lasgushi antifashist, zbulohen letrat e panjohura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2089)
Hoqa dore nga perendia Lasgush
Meri Lalaj riboton te plotesuar shenimet e saj nga ditet me poetin e madh. "Lasgushi ne Poradec", nje ditar mes te vertetave dhe kujtimeve te vona, te nje bashkekoheseje. Cfare iu redaktua librit te Lalajt, e cila vendosi te numeroje ditet me Lasgushin, pasi lexon shenimet e Ekermanit per Geten Dhe ne rast se Meri u vesh bukur sot, u vesh per kujtim te tij. Sepse te shkosh tek poeti eshte si te shkosh tek perendia. Atehere kur Lasgushi i eshte lutur per te varur dicka ne qafe dhe nuk kishte cfare, sot Meri ka nje kuti me rruaza plot dhe me varese. Eshte shume vone t'i tregoje rruazaret dikujt qe nuk eshte me, atij qe ishte mbret i estetikes dhe dinte ta vleresonte te bukuren. Megjithate gruaja qe nuk do ta tregoje moshen dhe pelqen te lexoje e te perktheje letersi, Meri Lalaj, riboton te plota shenimet e saj per Lasgush Poradecin. Kane jetuar bashke per nje kohe te gjate ne qytetin e Pogradecit. Ajo mban mend mire, sic ndodh ne kujtesen e zgjatur te gruas, se Lasgushin e ka pare qe kur ishte femije, qe kur filloi te njohe boten dhe njerezit perreth. Deri vone kur, do ishte zysh Meri dhe do t'i ngriheshin nervat ndersa njeri prej nxenesve, diten e varrimit te poetit te madh, do t'i thoshte se kjo dite me ore te shkurtra mesimi ishte per "ate plakun me qen". Lalaj sjell nje liber feminor, naiv per nga sinqeriteti i te rrefyerit te diteve te saj me Lasgushin. Dhe se ky eshte botimi i plote i shenimeve me laps plumbi, ndersa shtepia botuese Onufri i kishte hequr librit te saj disa paragrafe "demode". Me interes per lexuesin ne rrefimin e Lalajt, pare me syte e nje gruaje, qe ndersa jetonte dite intensive ne jeten e izoluar te Poradecit te harruar, jane marredheniet e tij me dashurine, jeten e njerzve te thjeshte dhe regjimin, te cilat ne kohen pas vdekjes se poetit, u interpretuan ne forma te ndryshme. Meri nuk e kishte pyetur kurre per kete femer apo ate dashuri, as per leshverdhen gjermane, e cila mund te ishte hollandezja qe permend Kadareja. Edhe pse diten e vdekjes se te shoqes se poetit i kishte thene ashtu, si lehte: "Po ti Meri Lalaj ku qene sot tere diten?" Meri Lalaj i ka kapercyer te pesedhjeteepestat dhe vazhdon te shkruaje. "Romeo dhe Zhulieta takohen", nje liber i botuar se fundi ne Kosove, qe i dedikohet ketij vendi kaq te dashur per Lasgushin dhe per vete Merin. Qysh heret ajo eshte marre me perkthime qe nuk u botuan ndojehere, Turgenjev, Pushkin, tregime nga Cehov. Boton nje vellim me pozi "Ne qofte se". Perkthen "Esenini nje jete". Eshte e interesuar ndaj gjithe letersise se guximshme femerore, te cilen e quan sfide ndaj meshkujve te frikesuar nga jeta. Ka ne duar nje roman qe i kushtohet dashurive te nderprera prej dhunes. Ndersa "Lasgushi ne Poradec" eshte nje liber i shkruar shume thjesht dhe ndonjehere duket se perfundimet e Merit, percillen me te njejten kokefortesi te poetit me te madh lirik shqiptar.
Perse ishte e rrezikshme te rrije me Lasgush Poradecin?
Vetem nje here me ka thene dhe keto fjale me perveluan shpirtin: "Me duket sikur tani ata (te diktatures) po me besojne se nuk po influencoj me te rinia". Ishte nje njeri qe kishte marre nje kulture evropiane te plote. Tre doktorata, ne letersi, arte te bukura... Ne kete drejtim quhej i rrezikshem. Asnjehere nuk shkroi nje varg per partine, apo sipas drejtimit te realizmit socialist. Disa thone se Lasgushi heshti ne kohen pas clirimit, ne kohen qe ai ishte 45 vjec. Kete e thote edhe John Hodgson, ne parathenien e ketij libri se heshtja e poetit ishte shume domethenese. Ai i dha shume kombit tone me perkthimet qe beri. Duke perkthyer Geten, Bernsin, deri Pushkinin me romanin ne vargje "Eugjen Onjegin". Vitet e fundit, profesionistet thone se ka shume per te germuar tek Lasgushi perkthyes, perkthyes i klasit te pare... Po perseris Hodgson, kur i kam kerkuar te perktheje Lasgushin ne anglisht. Me ka thene: "te lutem, vetem kete mos kerko. Lasgushi nuk mund te perkthehet". Kjo eshte nje nga fatkeqesite e kombit tone, qe nuk mund te perkthehet ne gjuhe te tjera, sido qe eshte perkthyer pak maqedonisht, frengjisht. Nderkohe qe ai vete e perktheu Bernsin nga anglishtja. Poradeci nuk "perkthente", ne termin letrar kesaj fjale i pergjigjet "shqiperim". Apo Adam Mickievicin, i perkthyer me rime dhe me vargje me tingull, sepse ai ishte edhe njohes i muzikes. Disa dashakeqinj, thone se Lasgushi nuk shkroi me sepse nuk iu pershtat ketij lloj drejtimi. Ai shqiperoi per buken e gojes dhe dha kryevepra, duke e lartesuar shqipen edhe ne kete menyre.
Kishte dijeni Lasgushi, qe ju po shkruanit kujtimet?
Lasgushi nuk kishte dijeni per shenimet qe une mbaja. I them se une nuk jam Ana te shkruaj per ty. Megjithate ai nuk pranonte kedo rreth vetes, edhe pse ishte i izoluar. Ka qene fat qe me ka pranuar, qe ka biseduar, qe kemi ndenjur bashke dhe qe ishte kenaqesi. Dhe ne rast se une u vesha bukur sot u vesha per kujtim te tij. Sepse te shkosh tek poeti eshte si te shkosh tek perendia. Atehere kur me eshte lutur per te varur dicka ne qafe dhe une nuk kisha, sot kam nje kuti me rruaza plot, me varese, por eshte shume vone. Ai ishte mbret i estetikes, dinte ta vleresonte te bukuren E fillova kete bisede me profesorin tim Kozma Basho, mik per koke i poetit. Sapo shkrova kujtimet ia dhashe atij, per te cilin dhe une hiqja duart nga xhepat kur e takoja. Me tha: "po me nxit moj vajze, te shkruaj dhe une". Dhe ndodhi qe Petraq Kolevica shkroi nje liber per mendimin poetik te Lagushit. Une shkrova nje liber per Lasgushin si njeri, pare me syrin e nje gruaje. Leterisa e tij eshte aty, le te merret kush te doje me te. Ndersa une doja ta jepja kete njeri te gjalle. Nuk doja te ikte kot nga jeta. Megjithese shenimet i fillova vone. Mendoj se Kozma Basho, mund te shkruante per mendimin e tij politik, ne nje kohe qe Lasgushi ishte gojekycur me te tjere, ndersa te dy bashke, degjonin Zerin e Amerikes, dhe komentonin. Ajo lloj heshtje e beri qe te shpetoje pa pesuar burg. Basho vdiq papritur. Por, ka vend per te gjithe ata qe e kane njohur poetin dhe kane dicka per te thene.
Perse i ribotuat shenimet?
Pasi i mblodha te gjitha c'kisha hedhur neper blloqe, me eshte dashur kohe, pasi nuk jane vetem shenime, por edhe gjera te bazuara mbi kujtese. Ne vitin '93 e dorezoj per shtyp ne shtepine botuese Onufri, dhe vetem 2 vjet me vone libri u botua me shume redaktime. Mungonte parathenia e studiuesit dhe perkthyesit anglez, John Hodgson. Kapitulli i pare prej 13 faqesh ku flas per prejardhjen e fisit te Gushollareve, per te cilen jam mbeshtetur ne dokumentat e arkivave te qytetit dhe nga burime te te arfermeve. Pastaj edhe sikur te jete thjeshte legjende, dicka e paqarte, e mjegullt, kjo puna e origjines se tij, nje njeri si ai, e meriton. Botuesi gjithashtu hoqi dhe fleten e ditarit kur vdiq Enveri, qe une e kisha perfshire ne kujtimet e mia, disa kujtime per miqte e tjere te Lagushit dhe i kam meshuar ne vecanti anes kombetare. Sepse sa me shume ikin vitet, aq me shume e duam kete vend. Shqiperia me eshte kaq e dashur mua, por se cdo te thote atdhe, e kam dhe prej Lasgushit. Ai indinjohej shume per cka u ndodhte intelektualeve shqiptare gjate kohes se regjimit. Recitonte vargje te Fishtes. Si eshte e verteta...
...e ditarit te Anes. Ma kishte dhene per ta lexuar, dhe ajo fletore mbeti tek une, ndersa ne zemerohemi. Pas vdekjes se Lasgushit, ate fletore ia kam dhene fillimisht Kadarese, bera mire apo bera keq, kjo i sherbeu me pas atij per te shkruar "Ikja e shtergut". Me pas ua ktheva vajzave te poetit.
Ne vepren e fundit te studiuesit Tefik Caushi per "Vizitat e zonjushes Ana ne kullen time", me pak fjale permendet, se nuk paskesh qene nje dashuri platonike ajo Lasgushit per zonjeshen Ana, ndersa ai me buzet me yndyren e gurneckave, e puthte lehte ne faqe... Ishte nje dashuri e njeanshme. Ishte Lasgushi ai qe e dashuronte. Jo ajo.
Po ju si jeni ndjere?
Secilin duhet ta leshe ne lirine e vete. Une kisha vendin tim tek Lasgushi. Kjo eshte e verteta. Ju e pershkruani pranine e tij ne nje forme shume te vecante. E ndjeni qindra metra ardhjen e tij, i vishni nje lloj aureole... Eshte nje kohe me larg meje. Kur flas per kohen e realizmit socialist, kur kokat e poeteve priteshin si kokat e shenjtoreve. Edhe pse ai ka ikur nga kjo jete eshte perseri mes nesh, derisa ne bisedojme per te, shkruajme per te, kujtohet.
Eshte rrezatim i kujtimeve apo ajo cfare ndienit per te?
Eshte rrezatim i kujtimeve. Per mua ishte nje njeri, me te cilin bisedoja. E vetme ne Pogradec, 30 vjec, beja ate punen e rendomte te mesuesit, me nje femije, e ndare nga im shoq qe beri burg politik. Dhe perseri, une i shqetesoja te tjeret duke ndjenjur me kete njeri.
Ishte e rrezikshme dashuria ndaj Lasgushit?
Nuk e di. Do ta kisha per nder ta kisha dashur apo te me kish dashur. Por kurre nuk do ta mendoja. E trajtoja si femije dhe si ate poetin qe duhet ta llastosh. Cdo artist ka nevoje per ledhatim qe me tej t'i dalin flatrat.
Ishte Lasgushi nje njeri qe e ndryshoi jeten tende?
Te ishe me Lasgushin do te thoshte te mos ishe thjesht ne Pogradec ndonese, nje qytet i bukur, por provincial. Mendoni te tjeret; ku shkoi, perse u vesh. Te ishe me Lasgushin do te thoshte te ishe me kulturen e tij.
Marin fund ketu kujtimet tuaja per Lasgushin?
Mendoj se shpetova prej Lasgushit. Ndoshta kjo eshte intervista e fundit qe jap per te. Nuk merrem me. Nuk dua te kem te beje me me te. Por ama nuk dua te jem ne anen e atyre qe ia dine vlerat dhe nuk flasin. Ndonese ai nuk ka nevoje per mendimin e tyre.
| Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.