| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Pyeta per zjarr
Pyeta per zjarr
Me dhane xixellonja...
Pyeta per oren
Me dhane shifra...
Pyeta per veten
Me thane si quhem
Pastaj iken...
Pyeta veten
Nuk me pergjigjej...
Pashe siper
Binjake,akrepe
Qumesht dritash
Humnere hijesh
Kafshe,peshq
Gjahtare,virgjeresha
Peshore shpirterash...
Xixellonje e pyetjes
Kerkojme kohen
E gjejme vitet
Yje te ndryshkur qe bien
Rrenoja pergjigjesh
Fikje deshirash
Karreme grepash
Kapim veten me duar
Na duket tjeter
Vetetima ne muzg
Sa here u lutem?
Ish thike ajo qe shndriti
Apo buzeqeshje?
Sa here morrem fryme?
Apo ishte tym ?
Aty pergjumemi
Ne prag te territ
Hi i ftohte fjalesh
E plakemi te rrudhosur
Pelhurave te ngjarjes
Duar flakesh qe tundin
Djepin bardhezi te kohes
Thinja bore temthave te kllockes
Moisi mbushur pergjysme me uje
Gurgullime qe mbush
Menget dorace te harreses
Larva te verbera veprash
Levrijne atje ne zall
Perse u lodhem, u munduam_?
Nje jete e tere
Vetem nje gracke...
Hesht pra, te lutem
Shiko oren e reres
Grimcat qe bien me rradhe
Ne anen tjeter…
| Gjithsej 78 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.