Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Financat (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=272)
-- Forcimi i pritshem i Dollarit kundra Euros (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=315)
Euro mposht dollarin amerikan
Monedha europiane ka zënë si pa kuptuar vendin e dollarit. Dje 1 euro këmbehej me 137.8 lekë
Euro ka zëvendësuar plotësisht dollarin amerikan. Dikur në bursa pozicionin që ka euro sot e zotëronte vetëm monedha e gjelbër amerikane, e cila po kalon ditë të vështira. Dje në bursat ndërkombëtare një euro arriti të këmbehej me 1.166 dollarë amerikanë, duke arritur të paparashikuara. “Euro ka nisur javën duke hedhur një hap të fortë përpara”, citojnë ekspertë të bursave ndërkombëtare. Ndërkohë që edhe në tregun e këmbimit valutor në vendin tonë euro ka fituar ndjeshëm pikë dhe kërkesa për këtë monedhë është tepër e lartë. Kambistët pohojnë se dje në mesditë një euro blihej me 137 lekë dhe shitej me 137.8 lekë, ndërsa një dollar blihej me 117.7 lekë dhe shitej me 118.6 lekë. Dollari amerikan është zhvlerësuar kundrejt të gjitha valutave, pohojnë kambistët, edhe kundrejt jenit japonez. Ndërkohë që pritet një vlerësim i mëtejshëm i monedhës europiane.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.