| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Jugor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3829)
Ekonomia e Rajonit Jugor
Thaja e kenetave ne fushegropen e Delvines dhe bonifikimi i tyre, sistemimi i shtreterve te lumenjve dhe luginat e tjera, si dhe sigurimi i ujitjes artificiale, te kryera ne dhjetvjetshat e gjysmem se dyte te shek. XX, riten pjellorin e tokave. Edhe ne shpatet e kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja. Midis tyre permendim taracat e bregdetit ne Jonufer, Lukove, Borsh, Shenvasil, Ksamil etj., ne te cilat u kultivuan agrume dhe ullinj. Demtimi kohet e fundit i bimeve te kultivuara ne keto zona i dhe shkas erozionit, qe po varferon vazhdimisht keto toka.
Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, si edhe ne rajonet e tjera, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral.
Pjesa me e madhe e tokave te punueshme eshte e kultivuar me bime te arave, vecanerisht me drithera, nga te cilat dallohet gruri dhe misri, sidomos ne fushgropen e Delvines, ne luginen e Drinosit, te Vjoses dhe te Shushices. Nga bimet industriale kultivohet duhani, vecanerisht ne luginen e Drinosit.
Rajoni Jugor me klimen e ngrohte, eshte shume i pershtatshem per shume lloje frutash dhe kultura te tjera te drunjta. Rivjera, fushgropa e Delvines dhe shpatet e kodrave perreth jane te permendura per prodhimin e ullinjve dhe te agrumeve, te cilat ketu gjejne kushtet me te pershtateshme klimatike per zhvillimin e tyre. Ne luginen e Vjoses, Osumit, Drinosit e te Shushices dhe ne fushegropen e Delvines eshte i perhapur rrushi dhe fiku, kurse qershia me teper ne luginen e Vjoses se siperme.
Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata kane perqendrim me te madh ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat kryesore, kurse nga te imtat, dhente jane perqendruar ne zonat fushore e kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Kurveleshit, Skraparit, Dangellise etj).
Keto kushte lidhen me pasurit natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjafte te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industris: energjitike, mindrale, ushqimore, e veshmbathjes etj.
Industria energjitike perbehet nga industria elektrike e perfaqsuar nga dy hidrocentralet e Bistrices. Sic thame, ky rajon eshte i pasur me qymyrguri, i cili nxiret ne minieren e Memaliajt. Nentoka e rajonit eshte e pasur dhe me nafte, e cila nxiret ne Gorisht.
* Industria minerale lidhet me minieren e bitumit ne Selenice, ne minieren e fosforiteve ne Kurvelesh etj.
* Industria ushqimore perpunon produktete bujqesore dhe blegtorale. Ajo eshte vendosur ne te gjitha qytetet kryesore.
* Industria e lehte ne kete rajon perfaqsohet nga industria e lekur-kepuceve dhe e veshjeve ne Gjirokaster etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomis se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta.
* Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Gjirokastres, Delvines, Sarandes, ne perpunimin e leshit, grurit, drurit metaleve etj.
* Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar. Peshen me te madhe eka transporti automobilistik, i cili, nepermjet Kakavijes, eshte lidhur edhe me Greqine.
* Turizmi ka kushte shume te mira per tu zhvilluar. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu, qytetar, i gjelber dhe malor.
a. Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivjeren Shqipetare, e cila ofron: bukurin e ralle te ujrave te kthiellet detare, te plazheve te pastra dhe te maleve rrethues; te qendrave te banuara(qyteti i Sarandes, i Himares), si dhe te fshatrave te zhytur ne gjelberimin e perhershem te bimesis dhe te freskuara nga burimet e ftohta dhe te kristalta; nivelin e larte kulturor dhe traditat e pasura folklorike e te zakoneve; objektet e shumta arkeologike dhe historike ne te cilat spikatin qytete antike (Butrinti, Finiqi etj); keshtjella e Ali Pashe Tepelenes ne Porto Palermo, Tepelene etj.
b. Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin muze te Gjirokastres, i cili te habit me arkitekturen e vecante te banesave te gurta, me vendosjen e pergjithshme, me objektet e shumta historike, sikeshtjella, muzeu i armeve etj; ne Saranden e bukur, ne Tepelene dhe Permet etj.
c. Turizmi i gjelber mund te zhvillohet ne zonat fshatare; ai lidhet me traditen e pasur te mikpritjes dhe me nivelin e larte kulturor te popullsis.
d. Turizmi malor ka kushte per tu zhvilluar ne lartesim e maleve te Kurveleshit, Nemerckes, Lunxheris( Qafa e famshme e Çajupit), Llogaras etj.
| Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.