Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A ja vlente? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5316)


Postuar nga Refugjati datë 05 Qershor 2004 - 18:09:

A ja vlente?

Meqe un jam pak me i vjeter ne kurbet po te them se ne te ardhmen do ambjentohesh me jeten ketu do krijosh familje do ti futesh problemeve te jetes do behesh edhe baba dhe me von do ta kuptosh frytin e kesaj lodhje qe po kalon tani.Nuk kemi rrug tjeter them se duhet te jetojm me kemb ne tok dhe te mbijetojm aty ku jemi.
Kur thua qe nuk ke mesuar asgje nuk ke shijuar asgje do te thoja se e ke gabim ke mesuar dhe ke par shum gjera qe nuk i kupton po te cilat futen brenda teje ngadal dhe pa e kuptuar.

Pershendetje ne rradhe te pare dhe faleminderit per komentin tend.
Pune eshte se nuk ka shume qe te beje vjetersia ne kurbet qe te familjarizohesh dhe te pershtatesh me kete menyre jetese evropiane.Une nuk thashe qe nuk kam mesuar nga ky kurbet perkundrazi se kam mesuar shume perreth kesaj menyre jete evropiane kam shume frike qe te filloj dhe te krijoj nje familje ketu.Ne kete vend ku djali dhe nena nuk kane respekt per njeri tjetrin,ku vlerat njerezore dhe dashuria prinderore dhe respekti familjar nuk ekziston fare.Sipas mendimit tim qe te rritesh nje femije me parime te shendoshe ne kete shoqeri te semure duhet shume perkujdesje.Nqs babai eshte gjithe kohen i zene se si te gjeje nje pune dhe te siguroje jetesen kush do ta dij se femija e tij po merr droge ,po pin alkol apo etc etc.Une s'them qe kurbeti eshte nje gje qe ne e pelqyem,ne nuk kishim rruge tjeter por ne duhet ta kuptojme se sa larg jemi nga jetesa evropiane.Une ne angli kam punuar dhe me shume kam studjuar,pra me pak fjale nga ky shtet kam marre edukimin i cili eshte i shkelqyer por jam munduar qe perhere ti shmangem adaptimit te kultures angleze.Sipas mendimit tim kurbeti eshte nje gje e perkohshme qe mundeson nje rifillim jete ne shqiperi pas disa vjetesh por qe te jetosh perhere larg vendit tend dhe te rritesh femije brebda asaj kulture angleze kjo them per mua eshte si adaptim i ekzagjeruar qe mund te coje ne humbje te vlerave,kultures dhe identitetit me kalimin e brezave.
Megjithate te uroj fat te mbare ne kurbet.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.