Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ne mbrojtje te OMGJ-ve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6080)


Postuar nga erious datë 06 Tetor 2009 - 14:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Ajrori
Ka metoda sot, qe bejne nje kokerr domate sa koka ime (dhe eshte pa shije)


per koke qe paske eshte cik veshtire te prodhohet nje domate me ato permasa perfekte... per shijen ke te drejte 

njeriu ka marre per siper rolin natyral te evolimit te gjerave, duke mos i lene as nje pjese natyres ne ket ndryshim te pershpejtuar bile te sforcuar

kjo s'eshte normale, ngaqe nuk eshte detyra e njeriut... 

ja psh, ndryshohet nje fare misri gjenetikisht, pra nderhyet artificialisht ne molekulen e tij, ne menyre qe mos ta haje miu... pra agrikoltori amerikan te mos kete humbje te prodhimit nga ngrenia qe i shkaktojne minjte ne hangar te drithit.

problemi eshte qe bazuar mbi miun... laboratore te tjere formulojne medikamente per sherimin e njerezve, atehere lind pyetja... si ka mundesi qe misrin qe nuk e ha dot me miu, te jete i shijshem e me vlera per njeriun.

shkencetaret garantojne (per ket paguhen) qe jane te afte te prodhojne nje lloj misri qe megjithese minjte nuk e hane, njerezit perkundrazi ta hane sa me shume e te fryhen me te... megjithese dihet qe miu me njeriun kane nje strukture anatomike, prandaj dhe siç e permenda ne laborator eksperimentet i bejne mbi minj e jo mbi njerez.

e ketu eshte rreziku, qe njeriu nuk eshte aq i afte sa te marre persiper mbi shpatullat e tij evolimin e botes.

fatkeqesisht bota sot drejtohet nga politikane e jo nga filozofe.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.