Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datë 12 Tetor 2004 - 19:46:

Sherimi me agjerim

I nderuar lexues!

Agjerimi eshte mbrojtja me e mire prej semundjes se shpirtit, zemres, mendjes dhe trupit dhe dobite e agjerimit nuk duhet ti nenvleresojme. Agjerimi dietal, arrin rezultate te shkelqyeshme ne mjekesine parandaluese dhe ne zbutjen e ne zberthimin e sekrecioneve qe behen lende mbyllese dhe qimet e zorreve nuk mund ti perthithin, kurse trupi nuk mund te lirohet lehte nga keto sekrecione. Agjerimi dietal ndihmon ne kontrollimin e pasionit te vazhdueshem per ushqim dhe per substanca te demshme pra ndihmon dhe kontrollon ne ekuilibrimin e pasionit per ushqim.

Agjerimi i mire eshte ai qe behet ne menyre te matur dhe me nderprerje, kurse me i miri eshte agjerimi obligativ fetar qe behet gjate muajit te ramazanit. Nevoja e trupit per kete menyre te agjerimit periodik, duke hequr dore plotesisht nga ushqimi eshte me e natyrshmja dhe ne te njenjten kohe eshte nevoje e lindur e njeriut. Perveç kesaj, agjerimi ndihmon pershtatjen, qetesimin dhe ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe fuqise muskulore. Gjithashtu , agjerimi rrit ne nje shkalle me te larte gezimin e zemres ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Agjerimi ben qe te ndalet semundja, i ndihmon njerezit me temperament te ftohte dhe te lagesht dhe arrin rezultate jashtzakonisht impressive ne ruajtjen e shendetit.

Agjerimi i plote eshte njeri nga trajtimet me te mira per shumicen e sumundjeve qe lidhen me konsumimin e theksuar te ushqimit, kapsllekut gastrointestinal ose gelqerezimeve te ndryshme dhe eshte me i mire se trajtimi i drejtperdrejte me ane te purgativeve.

Personi qe agjeron i permbahet kerkesave natyrore dhe shpirterore te agjerimit, zemra e tij gezohet dhe ka dobi te shumta prej tij, kurse agjerimi i tij do te ndaloje depertimin e ushqimit te prishur, ushqimit qe prishet lehte dhe atij qe nuk tretet. Nje vetepermbajtje e tille e perkohshme nga ushqimi mund t’i eleminoje mbylljet gastrointestinale dhe te vere ekuilibrin hormonal.

Per sa i perket dobive shpirterore, agjerimi e mbron gjithashtu besimtarin prej te keqes, e udheheq zemren e tij duke mos e lene te beje asnje shkelje, e ekuilibron mendjene tij dhe padyshim nje besimtar duke patur mendjen e qete e te fresket do ti kryeje me mire adhurimet gjate dites dhe nates dhe ne te njenjten kohe e ka me te lehte per ta kuptuar kuranin gjate leximit qe ben gjate keti muaji te begate.

Siç eshte permendur dhe ne mesimet e tjera, qellimi i te gjithe adhurimeve duke perfshire ketu dhe agjerimin eshte arritja e devotshmerise qe eshte besnikeria me e mire qe e con robin afer Zotit te vet dhe e ve ate ne mbrojtjen e Tij.

Allahu xh.sh thote ne kuranin famelarte:”Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju.”

Shkencetaret kane zbuluar se agjerimi luan nje rol te madh ne vonimin e pleqerise duke perfshire rudhjet ne fytyre, lodhjen e pergjithshme fizike etj.

I Derguari i Allahut s.a.v.s ka thene “Agjerimi eshte mburoja qe ju ruan”, d.m.th agjerimi eshte akt i devotshshmerise, kurse devotshmeria eshte besnikeria me e mire qe e çon robin afer Zotit te vet dhe e ve nen mbrojtjen e Allahut(xh.sh). Prandaj, agjerimi eshte diete shume e dobishme, kurse eshte e destinuar qe zemren ta vere nen varesine e plote te Allahut te Gjithefuqishem, vepra e te cilit e kenaq, trupin dhe mendjen dhe i meson si te dashurojne dhe te jene te bindur ndaj Zotit dhe Krijuesit te tyre.


  Gjithsej 124 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.