Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)


Postuar nga Keni datë 12 Prill 2003 - 06:27:

Roli i faktoreve natyrore ne bujqesi

Natyra shqiptare, me te gjitha elementet e saj si: klima relievi, toka, bimesia, ujrat etj., krijon kushte te pershtatshme per zhvillimin e te gjithe sektoreve te ekonomise bujqesore. Ne zonat e uleta me reliev fushore dhe me klime te bute mund te kultivohen lloje te ndryshme te kulturave bujqesore si: drithrat, frutat, perimet, bimet industriale etj. Ne zonat kodrinore bregdetare riten agrumet dhe ulliri. Ne zonat kodrinore ne lindje te vendit rriten kultura qe duan klime te ftohte si: mollet, arat, geshtenjat etj. Zonat malore me kullota dhe pyje te shumta, sherbejne si per rritjen e blektorise, ashtu edhe per ekonomine pyjore.

Ekonomia bujqesore dhe shoqeria

Bazuar ne kushtet natyrore te vendit, popullsia shqiptare ka krijuar historikisht nje tradite mjafte te mire si ne kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore ashtu dhe ne mbarshtimin e llojeve te ndryshme te blegtorise. Qe ne kohet me te hershme shqiptaret jane dalluar per eksportimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale si: djath, gjalp, lesh, mish, mjalt, vaj etj.
Mjafton te permendim faktin se deri ne Luften e Dyte Botrore, rreth 80% e popullsise mereshin me ekonomi bujqesore, per te treguar rendesine qe kapasur kjo dege e ekonomise ne ate periudhe. Mungesa e teknikes, e infrasruktures dhe demet qe kane shkaktuar luftrat e shumta, jane faktoret qe kane penguar zhvillimin e duhur bujqesor dhe blegtoral.
Pas Luftes si Dyte Botrore, me clirimin nga pushtuesit fashiste e naziste, trevat shqiptare paten zhvillim te ndryshem te ekonomise ne teresi dhe te bujqesise ne vecanti. Ne Shqiperi perparesi ju dhe zhvillimit te industrise, kurse ekonomia bujqesore kaloi ne plane te dyte. Keshtu deri ne vitin 1990 ne prodhimin e pergjithshem kombetar te vendit peshen kryesore me rreth 70% e zinte industria. Renje te madhe pati sidomos blegtoria, krahasuar kjo edhe me bujqesine. Shume sip. kullotash e pyjesh u prishen duke u kthyer ne sip. te kultivimit te kulturave bujqesore, sidomos te drithrave te bukes. Megjithate ne drejtim te bujqesise u bene shume ndryshime te rendesishme, si p.sh. u thane shume keneta, u ndertuan rezervuar dhe kanale ujites qe siguronin ujin per mbi 50% te sip. se punueshme te vendit etj. I gjith ky zhvillim qe u perqendrua ne duart e shtetit dhe te ardhurat prej tij u perdoren me shume per ndertimet ne industri, kurse perfitimet e popullsise qene fare te pakta. Ne Kosove dhe ne trevat e tjera shqiptare ne Mal te zi dhe Maqedoni zhvillimi bujqesor ruajti rendesine e tij ne krahasim me ate industrial. Keto treva paten dhe zhvillim me te mire infrastruktures, keshtu qe shfrytezimi i tokave dhe lidhja e prodhuesve bujqesor me konsumatoret qe me i larte.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.