| Forumi Horizont | Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Të shkruajmë shqipen me drejtëshkrim në forum! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9039)
Re: Të shkruajmë shqipen me drejtëshkrim në forum!
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Duke filluar që nga unë i pari,kritikoj veten që më parë nuk kam shkruar sipas drejtëshkrimit që ka gjuha jonë.
Kjo kritikë vlen për të gjithë anëtarët pa përjashtim.
Një rrethanë lehtësuese është për të gjithë ne sepse vetë ndërtimi i tastierës nuk i përmban gërmat ë e vogël,ç e vogël dhe Ç e madhe në mënyrë direkte,por,na duhet të bëjmë kombinime.
Ne këtu,nuk bëjmë roman,nuk shkruajmë aq gjatë sa të lodhemi duke bërë kombinimin.Ky kombinim,mendoj se duhet të bëhet dhe shqipen ta shkruajmë ashtu siç duhet.
Si të veprojmë?
Së pari mesazhi mund të shkruhet pa bërë kombinimin (por jo të postohet) dhe pasi mesazhi të jetë i shkruar i gjithi atëhere secili e ka të lehtë që të rregullojë gërmat ë,ç dhe Ç e madhe.
Si të veprojmë për formimin e këtyre gërmave?
Kemi gërmën ë të vogël.
Shtyp Alt dhe anash tastierës tek numurat, formo numurat 137,pra
Alt+137 = ë
Gërma ç formohet;
Alt+135=ç
Germa Ç e madhe si formohet?
Alt+128=Ç
I lutem Fajtorit që mënyrën e formimit të këtyre tre gërmave ta vendosë në krye të çdo forumi apo nën forumi.
Më pas secili e di vetë se si do të veprojë.Mjaft që sqarimi të jetë aty dhe ta shikojnë të gjithë.
| Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.