Forumi Horizont Gjithsej 211 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga iliriusa datë 23 Shtator 2005 - 10:31:

Rete shtyhen ngadal edhe ndjekin pas bishtat e njera-tjetres pa e lene asnjeher qiellin te tregoj krejtesisht veteveten. E teksa ndjek me syte e mi qe s'mund ta mohojne pranine e pergjumjes ne ta, kuptoj se edhe mendimet e mija s'jane gje tjeter vecse ca si njolla te hirta qe shtyhen ngadal, pothuajse me force edhe ndjekin bishtat e mendimit qe parashkoi pa lene te shfaqet ngjyren e vertet te qiellit tim.
Ka ndjenja qe per sa do mundohesh, s'je ne gjendje ti besh te lindin brenda teje; e te tjera ndjenja qe s'mund ti shqisesh prej vehtes. Ndjenja prej te cilave s'mund te arratisesh, e ndjenja qe s'mund ti ndjekesh.
Edhe je ti! Ne mes te gjitheckaje!
Je ti, qe do te shohesh pasqyrimin e vetevetes diku, edhe te ndihesh krenar per te. Te ndihesh rehat me te.
Te ndihesh mire, i qete, i lire...
Te pranosh veteveten!
Monster a engjell qofsh!
Asnjeri, ne te vertete.
Perzjerje ngjyrash, tonalitetesh, dritash..., pikture sado pak ngadhenjuese...
Te pranosh veteveten: eshte nje proces kaq i gjate, kaq i dhimbshem, kaq vertetsisht edhe gjithesisht vetem i yti.
Edhe ti e hedh poshte veteveten, e ngre serish. E perplas ne balte; e pastron nga balta edhe vuan gjate gjithe ketij procesi pa e vene re se krijimi i vetevetes eshte nje proces me vete. Se ti nuk lind i kompletuar me cdo virtyt a te mete qe zbulon se i ke..., se ti nuk po njeh veteveten me cdo dite qe po iken..., thjesht po e nderton!
Nje hap ketu e nje ndjenje atje...
Bishta resh edhe bishta mendimesh qe ndjekin njera-tjetren..., ngadale..., mbaj vesh..., u shtua edhe nje kollon nen brinje.


  Gjithsej 211 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.