Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=979)


Postuar nga unforgiven datë 22 Tetor 2003 - 18:41:

Pershendetje Brunia!
Une jam nga Tepelena po aq sa je edhe ti.Nuk po ul vlerat e askujt, por po te qe se cdo gje do te ishte perfekte ne nuk do te ishim kaq larg, nuk do te jetonim kaq larg por do te rrinim atje ku kemi lindur.Eshte e vertete qe ate bukuri qe natyra i ka falur shqiperise , pse jo dhe Tepelenes e kane shkaterruar njerezit.A mund te harroj ndokush 97-en dhe exitimin barbar te njerezve, a mund te harroj ndonjeri shkaterimin e dhjeterave familjeve , shkaterimin e jetes se dhjeterave vajzave te reja qe sot prostituojne ne rruget e Europes. dhe me sa di une te rinjte Tepelenas ishin flamurtaret e ketij shkaterimi ne jug. Ti permend kafen tek kalaja por dhe ti vete jam e bindur qe pasigurine e jetes atje e sheh me mire atje ku jeton tani.
Uji i Ftohte ka qene vertete nje perle, aq sa njerezit para 90-es e quanin per mburrje se kishin qene ne uje te ftohte. Po tani ku eshte? Mos valle ka levizur nga vendi? A ke qene atje kohet e fundit? Eshte nje turp i madh kush e shikon pas kaq vjetesh. Po kush e shkaterroi? pikerisht kjo egersi- qe ti s'te vjen mire kur e lexon. Per paralelizem po te ze Viroin, ne Gjirokaster dhe gryken e Kelcyres ne Permet-Pse ato nuk jane shkateruar, apo ato i ka ruajtur Zoti?
Jo Bruna jane njerezit ata qe ndertojne dhe shkaterojne dhe kjo eshte arsyeja qe ne jemi kaq larg tani.Dhe une e dua qytetin tim se atje kam lindur, kam prinderit, shoqerine por me vjen shume keq per ta qe bejne nje jete kaq te ngushte mes egersise se maleve dhe te njerezve gjithashtu.Uroj qe cdo gje te ndryshoje dhe cdo gje te mari ate qe meriton.
Tani po e mbyll te uroj Fat Ty dhe gjithe Tepelenasve kudo qe jane, dhe Zoti u bekofte..


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.