Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- A mbani ditar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10122)
ditari?mendoj qe eshte miku me i mire ne mungese te nje miku real.e mira eshte qe nuk te braktis, nuk te mashtron, tradheton.kam mbajtur ditar qe e vogel ne klase te 3 mendoj , nja 2-3 ditare i kam grisur dhe tani vazhdoj te shkruaj ndonese me shkeputje gjate viteve..momentalisht kam 4 ditare dhe ndihem shume mire per kete fakt.nuk shkruaj perdite ne pergjithesi vetem kur ndjej nevojen,qe e ndjej shpesh.mesatarisht nje here ne 2-3dite.gjeja me e veshtire gjate ketyre viteve ka qene te gjeja vende per ti fshehur.absolutisht askush nuk duhet ti lexonte.i kam hene fryme ditareve te mia dhe i kam trajtuar si qenie te gjalla, qe mbushnin netet e mia te vemtise me kujtime te bukura apo te trishtuara me buzeqeshje dhe lot...gjeja me interesante eshte qe duke e bere te gjalle,e konsideroj te njeri te dashur,pjese timen dhe shpesh i them zemer........duke e konsideruar kete fjale nje fjale jo te zakonshme per menyrat e ndryshme qe i ben te ndihem njerezit kur shqiptohet...dhe nje fjale qe mund te permbaje sh kuptime.shkruaj ne ditar duke menduar se nje dite do mund te bej nje liber me jeten time apo se keto kujtime mund ti trashegojne femijet e mi, niprit pas sh vitesh,dhe do jete sh bukur ti kujtoje vetes shpesh,se dikur kam qene e vogel , femije adoleshente, e lumtur ndoshta...........................
Mua, me pelqen te kem nje si "kujtese shtese" per datat,ditet dhe gjerat me te rendesishme qe me kan ndodhur, prandaj kam mbajtur ditar per me shum se 2 vite por para pak kohe kur perditshmeria ime eshte komplikuar shume,vendosa t'a djeg ditarin tim qka nenkupton te mos shkruja me asgje...
dhe nuk e kam djegur akoma por ka kohe qe s'mbaj shenime edhe pse qe atehere kam pasur kthesa me interesante ndoshta qe me pare.
*Ps;
pershendetje te ngrohta per ate qe mbajne ditare!
Ditar te mirfillte jo....por shkruaj shpesh vargje qe tregojne qarte gjendjen time momentale.....
Megjithese mendoj se do te ishte dicka e bukur te mbaja nje ditar per femijet e mi .......Ndoshta nje dite pasi te largohesha ti lexonin dhe te njihnin nje pjes te jetes sime qe nuk do mund ta mesojne nga une....do ti lejonte te me njihnin me mire mua dhe jeten time ......
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.
Po, mbaj.
eshte mbushur, me fotografi plot, shkrime me ngjyra, poezi, pyetje, lutje,deshira,vizatime, skeche, studime..., mbresa, tekste kengesh,pjese nga Bibla, me gjithcka qe me frymezon.
Dhe eshte si nje pasqyre e nje udhetimi te gjate, shoqeria mund te ma lexoje ,nuk kam mbajtur ndonje gje sekrete prej tyre. Deri tani vetem nje njeri e ka pare.
Kam mbajtur ditar nga mosha 14-17 vjec. Mendoj se kjo eshte koha kur me shume se asnjehere kemi nevoje per nje mik te besueshem, per shkak te problemeve te moshes, dhe ditari eshte nje i tille.
Kur kam lexuar pas kaq vitesh ate ditar, kam qeshur me lot, ne menyren se si i kam konceptuar gjerat, sa rendesi u kisha dhene shume gjerave qe tani nuk i fus fare ne liste,apo sa emocionalisht kam pershkruar situata te cilat kane qene shume kalimtare. Me kalimin e kohes, personalisht se kam ndjere nevojen te mbaj ditar.
Tashme, ky ditari qe po flas ka zene nje qoshe diku thelle, qe mos ta lexoje njeri, po qe dhe ta gris s'ma ka bere zemra akoma. .
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Dikur e kam pas mbajtur nje ditar, por nje dite ma lexuan dhe kjo gje me ka lenduar shume, sepse mu duk sikur me kishin zhveshur lakuriq.
Tani s'mbaj me, c'do gje e bukur dhe e keqe qe me ndodh braktiset ne kujtime dhe ne zemer.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Ashtu eshte edhe i imi. Kam fillluar te shkruaj ne te qe kur u bera anetare e FH, por nuk shkruaj ne ditar per dite.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Balerina...bobooo...cfar gabimi ke bere moj. Na dole sikur paske vite tek Forumi Horizont...hahahahahaha.
Nejse...pranohen njerzit dhe me shume emra ketu qe te nderrojne fytyren.
Rregjistrimi yt eshte 12 dite me pare....hahahahahaha...dhe ajo shprehje qe ke thene me lart, te tradheton komplet. Sapo hyre dhe direkt tek ditari, gje kjo qe s'ka ndodhur kurre me nje anetare te re sidomos anetare 12 diteshe...hahahaha.
Sidoqofte ti Balerina dhe ajo Katilesha jeni shoqe te mira...hahahahahaha.
Ehhh....ka nevoje njeriu te genjeje. S'ka faj, pjese e jetes eshte.
Rrofte Balerinaaaaaa...me fal Katileshaaaaa, po ska gje jo...rrofshin te dyjaaaaaaaa.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.