Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Prill 2006 - 07:37:

Agim i pergjumur

Duke u capitur kendshem
godas yjet me shkelm
Dera troket
dhe kupa me vere
mbi tryeze me pret.

Zgjat doren,
kap re bardhoshe,
te buta si pambuk.
Shtrigat e nates te lodhura
pihne duhan me cibuk.

Mbyll syte,
me flihet ne dush
Ankthi erresiren e cmuar
me ngadale e mbush.

Te lutem kete nate
qendrome larg.
Agimi i pergjumur,
kodrat e pluhurosura zbardh.


Postuar nga ingmetalboy datë 03 Maj 2006 - 21:31:

I pergjumur nen diell.
shlodh shikimin ne toke.
Shikimet e njerzve sot
me dehin, me bien ne koke.

Ndjenjat jane te parat
qe zberthehen ngadale.
Me pas vijne mendimet
tek me ndricojne me rralle.

Nje dite e zakonshme
Nje horizont i paane
me beri me te prekshem
papritur fletet e librit
zera te fuqishem kane.

Jam une ketu valle?
Apo jam duke u shtriqur ne gjume?
Ne hunde me vjen nje arome
qe kenaqesine ne vena
e ben te derdhet si lume.


Postuar nga jonna1 datë 04 Maj 2006 - 00:57:

pershendetje

ingmetalboy.poezite e tua jane te vecanta, dhe te bukura, kur te botosh librin, shpresoj te na tregosh ketu ne forum.suksese


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Maj 2006 - 21:32:

Cast pa kontradite

Kerkoj zera, ndjej eren te me peshperise
Me pelqejne qiejt e mbushur me lageshti
kur gjuajne mbi njerzit me inat
kerkesat e tyre per ndershmeri

Loja qe fillova duhet mbaruar
ndaj gezhojat e kashte zbuloj perseri
Duke pare lart me ndodh te rrezohem
Gjithcka shijon ndryshe ne perjetesi.

Ne kete udhetim te fundit
Hijet forma me ne fund kane
Nje ze i cuditshem me qeteson.
"Ndalohen shqetesimet ne kete ane"

Duhet te presim te gjithe?
Humneren e hapur para kohe?
Kape castin pa kontradite
Udhetimi i gjate mos te te lodhe.


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Maj 2006 - 21:34:

Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha jonna1
ingmetalboy.poezite e tua jane te vecanta, dhe te bukura, kur te botosh librin, shpresoj te na tregosh ketu ne forum.suksese



Sh faleminderit por nuk kam ndermend te botoj asnje liber. Nuk eshte per mua jeta e poetit. Nuk jam aq i zoti.


Postuar nga ingmetalboy datë 24 Maj 2006 - 10:58:

Jane gjalle hijet e vjetera
Capiten heshturazi pyejeve te fantazise
Me kaloresit e kohes ndajne netet
Shpirtin tim dorezojne klithmave te marrezise


Eshte veshtire te besosh
Se mund te ngelltise cdo gje
Mankthet naten te zbehen
Deshira per jeten pa fryme me le.


I meshiruar nje here nga fati
tani trupi laget nen shi
Lageshtia pushton eshtrat e mija
Toka e shtrenjte me jep vetem qetesi


Duhet te vazhdoj te eci
Te vrapoj pa kthyer koken mbrapa
Ne caste kohe te ndara shoh
Bote te ndara nga disa hapa.


Postuar nga anaz datë 24 Maj 2006 - 12:57:

Urime

Kisha kohe qe nuk e lexoja me kaq dashuri forumin. Urime poezite e tua jane vertet me shume ndjenje........


Postuar nga ingmetalboy datë 25 Maj 2006 - 07:36:

Re: Urime

Citim:
Po citoj ato që tha anaz
Kisha kohe qe nuk e lexoja me kaq dashuri forumin. Urime poezite e tua jane vertet me shume ndjenje........


Shume faleminderit anaz. Me behet qefi qe te pelqejne.


Postuar nga arsona datë 25 Maj 2006 - 11:20:

Urime shume te bukura poezit


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Qershor 2006 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha arsona
Urime shume te bukura poezit


Faleminderit qe lexoni poezite e mia.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.