Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)
nje studim i ri i kryer nga Queen's University nxorri qe problemet e zemres qe vinin nga perdorimi i ilacit Vioxx (antiinfiamator si puna e Celebrox.u terhoq nga tregu vullnetarisht me 30 shtator 2004) shkaktoheshin ne 2 javet e para te perdorimit.
bllokuesit e enzimes ACE mund te japin difekte tek femija....
Cod. A10062006
Bllokuesit e enzimes ACE (Angiotensin converting enzyme,enzime qe kthen anxhotensinen ne angjotensin 2 qe eshte edhe nje tkurres i fuqishem i eneve te gjakut,si dhe efekte te tjera si thithes i natriumit,veprim ne zemer etj) mund te shkaktoje difekte tek femijet,nese nenat i kane marre gjate 3 muajve te pare te shtatzanise.
Eshte ky rezultati qe ka arritur nje grup kerkimi ne Monroe Carell Jr. Children's Hospital at Vanderbilt drejtuar nga William Cooper!
Bllokuesit e ACE perdoren ne rastet e hipertensionit,insuficience kardiake etj... permend qe ne grupin e bllokuesve te enzimes ACE futen kaptoprili,enalaprili,lizinoprili etj,por kryesori eshte kaptoprili....
me poshte eshte edhe linku i ketij shkrimi:
http://www.mc.vanderbilt.edu/report...ex.html?ID=4807
levodopa-ilaci baze per Parkinsonin
Cod. A08072006
levodopa eshte nje ilac qe ka paraqitur nje kthese ne terapine e Parkinsonit.Parkinsonizmi eshte nje semundje ku ka nje mungese te dopamines qe formohet duke filluar nga tiroksina dhe duke kaluar nepermjet dopa-s...ne rastin e Parkinsonit qelizat qe e prodhojne kete neurotrasmetues kane vdekur dhe keshtu qe sasija eshte me e vogel...atehere cfare mundohen te bejne?ose ta fusin ga jashte ate qe mungon ose te ndalojne shkaterrimin e asaj sasije te vogel qe vazhdon te prodhohet nga ajo sasi e vogel neuronesh qe mund te jene akoma gjalle.nje nder ilacet eshte pikerisht levodopa (tani jane futur edhe te tjere por kjo akoma perben ilacin baze)...ketij ilaci i shtohen edhe bllokuesit e enzimave qe shkaterrojne dopaminen,si karbidopa dhe kohet e fundit edhe entakapone (kjo eshte treshja qe keshillohet ne protokollet e fundit per terapine e Parkinsonit)...mbi 80% e pacienteve tregojne permirsime duke qene se zhduken dridhjet qe e karakterizojne si semundje....por ajo qe duket me kalimin e kohes eshte pak ndryshe...pas nje fare kohe humbet pergjigja kundrejt ilacit si dhe fillojne disa nga efektet kolaterale sic jane levizjet e ndryshme te pakontrolluara si dhe nje efekt "on-off".rasti i pare mund te kontrollohet duke ulur dozen e ilacit por halli se rifillojne dridhjet nese behet kjo gje...ndersa ne rastin e dyte,eshte ajo me acaruesja...personi mund te ngrije ne vend si pasoje e humbjes se levizjes nga levodopa....mund te ulet dhe mos te kete me fuqine te cohet brenda pak sekondash...ka shume mundesi qe keto pasoja te ulen si pasoje e perdorimit te entakapones....te tjera efekte kolaterale jane me te vogla...
per me teper per parkinsonin shihni:
-qelizat staminale per parkinsonin (Cod. A 26062006)
-pyetja 41:si mund te shpjegohen dridhja qe ndodh tek personat me parkinson (Cod. A 11062006)
terapia e tuberkulozit per momentin (1)
Cod. A08092006
Regjimi i preferuar terapeutik i momentit qe perdoret per tubekolozin eshte ai i quajturi “regjimi i shkurter” dhe parashikon nje trajtim farmakologjik te gjatesise se 6 muajve te ndare ne 2 faza…faza e pare eshte ajo e quajtur “baktericide” parashikon perdorimin per 2 muaj te 4 kemioterapikeve ( isoniazidi, rifampicina, pirazinamide dhe etambutolo) qe kane funksionin te shkaterrojne sa me shume baktere te jete e mundur, dhe te anullojne ne kete menyre edhe infektueshmerine e pacientit.
Faza e dyte eshte ajo e “sterilizimit” qe ka te beje me perdorimin per 4 muaj te rifampicines me izoniaziden qe te shkaterrojne ato baktere qe kane mbetur dhe te heqin mundesine e nje recidive (riperseritje).
Mundesia e sherimit me kete protokoll arrin 97-98%.
Ky system ka zevendesuar ate te meparshmin qe parashikonte nje kohe terapije nga 12-24 muaj sepse ky paraqiste disa probleme qe vinin nga pacienti…pas nje fare kohe,simptomat zhdukeshin dhe pacientet nuk e mbaronin kuren deri ne fund duke I dhene mundesi te recidives.
Problemi I vetem qe po has regjimi I mesiperm eshte ai i rezistences nga ana e tuberkolozit (forme e njohur si tuberkoloz multirezistent ndaj ilaceve MDR-TB )
Si i behet ne keto raste?
terapia e tuberkulozit per momentin (2)
Cod. A10092006
Trajtimi ne kete rast parashikon nje kohe me te gjate (18-24 muaj),efikasitet me te ulet si dhe toksicitetit qe paraqet perdorimi i ilaceve. Mundesia e nje deshtimi te kesaj kure eshte rreth 80 here me e madhe se ajo e nje kure kunder bakterieve te ndjeshem ndaj terapise.
Ilace te reja jane ne faze eksperimentimi dhe parashikojne ilace te bazuara nga modifikimi i ilaceve baze (si psh etambutolit) por edhe te reja si psh 2 fluorokonolone te rij (moxifloksacina dhe gatifloksacina) qe jane bllokues te enzimes ATP-sintazi. Kjo paraqet nje shenjester ndryshe nga gjithe placet e tjera si dhe duket se eshte mjaft i tolerueshem nga trupi.
Pak a shume te njejten gje paraqet edhe vaksina. Vaksina me bacilin e Calmette-Guerin, qe u perdor per here te pare ne vitin 1921, mendohet te jete marre nga me shume se 1 miliard njerez. Sidoqofte ne Amerike nuk perdoret me,kurse ne shume vende evropiane vazhdon te perdoret. Eshte shume efikas ne tuberkolozin e shperndare si dhe ne meningjitin tuberkolar tek femijet por i pamjaftueshem per tuberkolozin pulmonar tek te rriturit. Problemi i fundit qe ka paraqit qenka ai qe nderhyn me testin e tuberkolines,qe behet per te pare nese personi ka hyre ne kontakt me bakerin apo jo.
Prandaj kerkohet nje vaksine e re,ose sic thone disa nje strategji e re. Jane duke u zhvilluar ilace te reja ku marrin pjese financues private amerikane dhe evropiane…per sa kohe mund te kete nje pergjigje perfundimtare per kete gje?te pakten 10 vjet…e nderkohe shifrat jane alarmuese...mbi 2 miliard jane te infektuar nga mikroorganizmi qe e shkakton.
aspirina dhe disa nga efektet e saj kolaterale
Cod. A02102006
Aspirina eshte nje nder ilacet me te perdorura sot per sot. Emri farmakologjik eshte acidi acetilsalicilik dhe ben pjese ne grupin e ilaceve antiinfiamatore jo steroide (FANS italisht ose NSAD anglisht). Pika kryesore ku godet ky ilac eshte nje enzime e quajtur COX-1 qe ka si funksion prodhimin e disa substancave,prostaglandinave qe kane funksione te ndryshme ne trup. Prostaglandinat prodhohen ne disa zona te trupit. Prodhohet tek trombocitet,qe jane te nevojshme per mpikjes e gjakut. Kur vepron aspirina mbi to bllokon enzimen COX-1 dhe ky bllokim eshte nje bllokim definitiv,gje qe con ne nje humbje te funksionit te trombocitit. Duhet te prodhohen trombocite te reja qe te mund te kompensojne kete efekt. Prandaj nje perdorim i vazhdueshem i aspirines mund te coje edhe ne humbje te gjakut.
Po ashtu mund te kete efekte ne mukozen e stomakut duke qene se prostaglandinet kane nje efekt mbrojtes per te. Perdorimi i aspirines mund te coje ne nje humbje te prodhimit te prostaglandines dhe te jape gastrit nga aspirina.
Nje efekt tjeter qe mund te kete eshte ai mbi veshkat. Edhe veshkat prodhojne prostaglandina qe mund te modifikojne fluksin e gjakut. Perdorimi i aspirines,sidomos ne nje person qe ka probleme renale do te conte edhe ne nje paaftesi renale akute si pasoje e ndalimit te prodhimit te prostaglandinave.
Duhet te kihet parasysh qe aspirina ne gjak mund te ndikoje ne perqendrimin e disa lloj ilaceve te tjere,keshtu qe duhet te shihet perdorimi i saj ne rastet kur kemi kura qe kane edhe ilace te tjera....
metaklopamidi
Cod. A13102006
Eshte nje ilac qe ben pjese tek antagonistet e receptoreve dopaminergjik dhe vepron ne nje zone qe ndohet ne barkushen e katert ne tru (Chemoreceptor Trigger Zone, CTZ). Gjen perdorim ne bllokimin e receptoreve dopaminergjik dhe efektet e tij anesore vijne pikerisht nga ky veprim.Mund te shkaktoje nje leshim te prolaktines qe shkakton galaktorre (dalje qumeshti nga gjiri) si dhe ndryshime ne ciklin mestrual (prolaktina mbahet nen bllokim nga dopamina dhe perderisa kemi nje bllokim te receptoreve te dopamines,atehere kemi nje ulje te sasise se dopamines qe kthehet ne stimulim te prodhimit te prolaktines). Kryesisht gjen perdorim si ilac kunder vjelljes si pasoje e stimulimit te levizshmerise se stomakut dhe si pasoje shpejton zbrazjen e tij. Gjithsesi nuk jep ndonje ndryshim ne sekrecionin e acidit. Eshte mjaft i mire ne trajtimin e refluksit gastroezofagje (eshte nje ngjitje mbrapsh i materialit te stomakut,sidomos tek personat qe kane errnia jatale,nje dalje te nje pjese te stomakut mbi diafragem)si dhe ne problemet me zbrazje te ulet te stomakut...
Re: aspirina dhe disa nga efektet e saj kolaterale
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
....
duhet te kihet parasysh qe aspirina ne gjak mund te ndikoje ne perqendrimin e disa lloj ilaceve te tjere,keshtu qe duhet te shihet perdorimi i saj ne rastet kur kemi kura qe kane edhe ilace te tjera....
aspirina nderhyn me ilace te tjera
Cod. A16102006
Aspirina emrin tamam e ka acid salicilik dhe gjate metabolizmit te vet trasformohet ne salicilat. Salicilati lidhet me albuminen,qe ka aftesi te lidhe edhe ilace te tjera.
Ajo qe me shume permendet ne rastet kur keshillohet kujdes ne perdorim te shume ilaceve eshte qe aspirina te mos jepet ne te njejten kohe me warfarin (antikoagulant qe bllokon nje enzime ne metabolizmin e vitaminen K,qe duhet per te formuar faktoret e ndryshem per mpiksjen e gjakut). Nje perdorim i aspirines me warfarin psh mund te jape rrezik te madh per faktin se lidh albuminen (gje qe e ben edhe warfarini) por ne kete rast kemi nje kompeticion per lidhjen me albuminen mes 2 ilaceve dhe perqendrimi i warfarinit qe eshte aktiv mund te rritet si pasoje e spostimit te sasise se lidhjeve me shume drejt aspirines. Warfarin mund te jape hemoragji si pasoje e efekteve te tij antikoagulante.
Po ashtu aspirina mund te nderhyje me disa ilace te veshkes e sidomos me ato qe zgjasin efektet e penicilines,si probenecidi ose...se mbaj mend si e ka pase ilaci tjeter por po qe e kontrolloj me vone kete...
probenecid dhe sulfinpirazoni
Cod. B18102006
Atehere...Ilaci i dyte ishte sulfinpirazoni (hajd ta mbaje mend kete emer ). Si probenecidi edhe sulfinpirazoni jane ilace qe zgjasin efektin e penicilines duke ulur humbjen e saj ne rruge urinare. Po ashtu ndalin thithjen e uratit qe eshte shkaktari kryesor i disa lloj artriteve,qe formohen si pasoje e depozitimit te kristaleve ne uratit,atritet nga mikrokristalet!
Gjithsesi,nese pacienti merr nje terapi ku perdoren ilacet e siperpermendur (warfarin,probenecid dhe sulfinpirazoni) mjeku duhet ta paralajmeroje nese gjate terapise mund te hase ndonje efekt kolateral qe do ta coje qe ta ndale marrjen e ilacit ose te ndonje bashkeveprimi me ndonje ilac tjeter!
Ah,edhe nje kuriozitet qe lexova:
Ne nje nga perdorimet e para qe ka pase warfarin, ka qene edhe si helm kundra minjve.Me pak fjale hidhej ne ushqimet qe hanin minjte dhe minjte ngordhnin si pasoje e hemoragjise se brendshme qe sillte!
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.