Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- altruizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12242)
Mendoj dhe besoj se altruizmi eshte ne nje fare menyre e kunderta e egoizmit...
...........
mendoj se altruizmi eshte forma me e forte e egoizmit sepse mendoj se nese nje njeri ben dicka qe duket altruiste mendoj se kete e ben me teper per tu ndier mire me veten dhe pikerisht kjo eshte dicka e drejtuar nga vetja ne radhe te pare dhe me pas per ti bere mire nje njeriu tjeter......
666
altruizmi eshte nje ndjenje e thelle humane pozitive ne kontekstin e te te sherbyerit ne grup.njeriu e ka instiktive te qendruarit ne grup dhe te te ndihmuarit te antareve e te te ngjashmeve te tyre por ajo eshte me teper edhe e stervitur dhe vjen si derivat i kontributit i te jetuarit ne grup. altruizmi i paster ashtu sic duhet e jete eshte thellesisht vetemohues dhe nuk kerkohet shperblim ne sherbim te te tjereve por ka nje kontrdiksion pasi ne ne menyre te pashmangshme ne marrim nje shperblim por prap ky shperblin ne menyre te ndersjellte eshte kontribut i shoqerise ne teresi pasi eshte eshde me teper nje motiv ne te mire te shoqerisse.pra ne kompleksitet eshte nje rreth vicioz qe ka nje qellim te mire dhe ndihmon shoerine dhe disa jane pjese e tyre dhe disa pjese e rrethidisa te tjere jane brenda rrethit,,,,,,,,,
e pse e trash zonin ti kshu? :p
Altruizmi dhe keqardhaje ose mirkuptimi (empathy) nuk jane te njejta. Per shembull nje njeri mund te kete keqardhje per nje tjeter dhe ta "ndeje veten ne kepucet e tij" po kjo nuk do te thote se ai do ta ndihmoje tjeterin te dala nga situate kritike qe ai gjendet. Pra une e kuptoj qe altruismi ka nje dicka tjeter mbi (ose poshte) mirkuptimit sepse njeriu i pajisur me te mund te zgjidhe nese ai tjeteri ne nevoje meriton ndihme apo jo.
Ne konklusion keqardhja eshte nje forme intelligence por altruismi eshe nje perdorim i saj.
Pashe disa pergjigje ne kete teme pse altruismi ekziston dhe une mendoj qe altruismi eshte thjesht nje vegel e evolucionit genetik. Te gjitha speciet me njeratjetren dhe me vetveten jane ne gare por sepse te gjitha jane te varura prej njera tjetres atehere shdukja ne shumice e te tjerave do te ndikonte negativisht mbi njeren. Nje ujk per shembull mund te vrase nje njeri te rritur por ka shume raste kur ujrit mbrojen dhe rrisin te mitur si ne legjenden e Romes(Remus and Romulus) Kjo eshte e dokumentuar me specie te ndryshme dhe une mendoj eshe kaluar tek ne njerizit sepse sa do qe jemi ne gare me njeri tjetrin prape asnje nga ne nuk eshte nje ishull komplet i isoluar.
Citim:
Po citoj ato që tha Eltoni83
Ne konklusion keqardhja eshte nje forme intelligence por altruismi eshe nje perdorim i saj.
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Nuk e di, por keqardhjen e shoh thjesht si nje ndjenje instiktive (te shohesh nje plak te mjere ne rruge, te vjen keq vetvetiu...eshte nje reagim nga nje ngacmim i jashtem).
Altruizmi (te besh per tjetrin - ja me erdhi keq per plakun, vendos t'i jap c'kam ne kulete... ose thjesht 200 lek qe ta le ndergjegjen time te flere) ka brenda instikt, inteligjence... e pse jo dhe perllogaritje nganjehere.
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Altruizmi eshte te besh per te tjeret duke sakrifikuar (ose mosperfillur) veten.
Generoziteti eshte te ndihmosh te tjeret dhe te mos e harrosh veten. te dyja jane elemente pozitive te karakterit te njeriut. Te dyja jane te fituara dhe kondicionohen nga niveli i edukimit social te njeriut, nga mjaft elemente genetike sigurisht dhe nga statusi social.
-Statusi social eshte nje prekusht i domosdoshem. Nuk mund te jete as generoz dhe as altruist nje njeri qe po vdes nga varferia, sepse instikti i ruajtjes se lloit(ne kete rast i ruajtjes se vetes eshte instikti me i fuqishm i njeriut.
-Genetika sot cdo dite edhe me teper po shihet se ndryshimet funksionale nuk mund te ekzistojne pa ato materjale(organike) dhe me tej...cdo ndryshim funksional sado i lehte dhe ne dukje i parendesishem shoqerohet me ndryshime organike te mirefillta.
-Niveli i edukimit, Jo shkolla per se, ndikon ne menyre te padiskutueshme. Sigurisht qe nje njeri me ndjenja te holla eshte me sensibel dhe reagon me pozitivisht. Nje njeri qe ndjen artin e bukur, eshte vertetuar qe ka tendenca absolute drejt generozitetit.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Eltoni83
.
Pashe disa pergjigje ne kete teme pse altruismi ekziston dhe une mendoj qe altruismi eshte thjesht nje vegel e evolucionit genetik. Te gjitha speciet me njeratjetren dhe me vetveten jane ne gare por sepse te gjitha jane te varura prej njera tjetres atehere shdukja ne shumice e te tjerave do te ndikonte negativisht mbi njeren. Nje ujk per shembull mund te vrase nje njeri te rritur por ka shume raste kur ujrit mbrojen dhe rrisin te mitur si ne legjenden e Romes(Remus and Romulus) Kjo eshte e dokumentuar me specie te ndryshme dhe une mendoj eshe kaluar tek ne njerizit sepse sa do qe jemi ne gare me njeri tjetrin prape asnje nga ne nuk eshte nje ishull komplet i isoluar.
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Ne kete kend veshtrim, askush nuk ta hedh dot poshte mendimin.
Problemi shtrohet se ti, ne kete lloj arsyetimi, perdor njesi matjeje jo te pershtatshme per te shtjelluar ceshtjen. Dua te them qe nuk mund te trajtohen fenomenet sociale duke perdorur arsyetime biologjike. Biologjia mund te perdoret si mjet argumentimi. Psh Po te matesh gjatesine me kilogram sigurisht qe do te kesh edhe rezultate te gabuara.
Altruizmi eshte nje element i mirefillte socio-filosofik dhe vetem keto dy shkenca kane te drejte qe ta studjojne ne thellesi. Keto shkenca gjate rruges se analizes mund te perdorin shumellojshmeri klasifikimesh apo kendveshtrimesh, biologjik, ekologjik,anatomik, religioz etje tj... por te gjitha mjetet duhet te jene ne funksion te nje konkluzioni socio-filozofik.
Per analogji shkenca e fizikes perdor shume mjete matematikore per te ztudjuar fenomenet e fushes se saj, por gjithmone duke i perkthyer ato ne gjuhen e shkences se fizikes.
Me lejo te hyj ne nje shembell me konkret, megjithse e di qe u largova mjaft nga thelbi. Ky shembell eshte per nuvelin e gjimnazit. Kur trajtojme fenomenin valot ne fizike perdoret shume bukur rrethi trigonometrik dhe nje pike e zgjedhur ne periferine e tij. Shtrirja e kesaj pike pergjate nje aksi te "X" krijon valen e famshme.
Respekt
DXP
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.