Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- 300 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13334)


Postuar nga Aloha datë 17 Prill 2007 - 08:31:

Talking

anna se clidhje ka lufta apo etnia nejse,ne nje shfaqje komplert argetimi sic e the dhe ti vet peralle por qe bazohet ke nje histori e vertet

PS: filmi o nice dhe kush ka cik cip crebrale dhe cik kultur dhe cik psikollogji te duhur filmi eshte fantastik i realizuar ne menyre perfekte edhe se cik shum i dhunshem fantazia aty eshte e perkryer efektet speicale te pa pame plus dhe historia qe o e vertet pamvarsisht ekzagjerimet skenografike qe i kan bo se dihet qe ashtu do u bonte ai film

me pak llafe ja vle mu pare 100%


Postuar nga Tulipani datë 17 Prill 2007 - 17:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Aloha

PS: filmi o nice dhe kush ka cik cip crebrale dhe cik kultur dhe cik psikollogji te duhur filmi eshte fantastik i realizuar ne menyre perfekte edhe se cik shum i dhunshem fantazia aty eshte e perkryer efektet speicale te pa pame plus dhe historia qe o e vertet pamvarsisht ekzagjerimet skenografike qe i kan bo se dihet qe ashtu do u bonte ai film

me pak llafe ja vle mu pare 100%



Tani jo se une jam eksperte kinematografie..por kam pare ca si shume filma per ti keshilluar te tjereve te shkojne e te shikojne kete film. E tha tamam Aloha : ekzagjerime, efekte speciale, fantasi(megjithese atij i paska pelqyer )

 Me nje fjale te gjitha gjerat jane bere ne kompjuter e ato pak qe jane xhiruar ne natyre duken si te rreme. Kane dashur te kopjojne Gladiatorin duke dashur te fusin familjen ne mes por skenat e perseritura te fushes me grure, gruaja qe pret me djalin burrin te kthehet jane veç qesharake. Mos flasim pastaj per faktin qe mbretin e Perseve e kane bere si gay dhe e dime mire sa gay ishin Spartanet,Greket e asaj kohe...e ato malet me luftetare te vdekur (te pakten te vritnin ndonje kundershtar kur rrezohen )

 Pastaj personazhi kryesor kur fillon e mendon me vete dhe u flet ushtareve me kujton Rocky Balboa...jam ca e ashper e di por dhe filma te tille qe hiqen si historike, te realizuar e ku e di une na kane lodhur mjaft


Postuar nga Aloha datë 17 Prill 2007 - 21:52:

plako cdo gje eshte duke shkuar ne compjuterizim sot me duket


Postuar nga lezhjani-82 datë 11 Gusht 2007 - 22:38:

Dënimi i filmit "300" në UNESCO

Shekulli
11-08-2007

"Në vazhdim të qëndrimeve negative të shteteve të ndryshme kundër filmit "300", anëtarët e grupit 77 dhe Kinanë UNESCO, dënuan realizimin dhe shfaqjen e filmit "300." Kështu bën të ditur Fondacioni Kulturor "SAADI SHIRAZI" në Tiranë, në vijim të reagimit publik që Ambasada e Iranit në Shqipëri bëri para disa kohësh për shfaqjen e filmit hollivudian "300" në Kinematë shqiptare që prej 26 korrikut.

Sipas njoftimit, anëtarët e këtij grupi së bashku me Kinën në Organizatën Kulturore, Shkencore dhe Edukative të O.K.B (UNESCO), në një mbledhje të përgjithshme të bërë në zyrën qendrore të kësaj organizate në Paris, në muajin prill të këtij viti, dënuan realizimin dhe shfaqjen e këtij filmi.

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në UNESCO, Muhamed Reza Dahshiri, duke ritheksuar mesazhet antikulturore dhe antiartistike të filmit 300, që është një lloj ofendimi për historinë dhe qytetërimin e shkëlqyer të Iranit, tha: "Pasoja më e madhe e kësaj çështjeje është zgjerimi i rrethit të urrejtjes, dhunës dhe përplasjes së qytetërimeve." Z. Dahshirii kërkoi anëtarëve të grupit 77 të UNESCO-s që të reagojnë seriozisht nga ky veprim antikulturor në mënyrë që të parandalohen lëvizje të tilla. Ai po kështu duke folur për ndikimet negative që sjell ky film mbi ndjenjat dhe emocionet e kombit iranianshfaqjen e këtij filmi e quajti në kundërshtim me qëllimet e UNESCO-s veçanërisht për dialogun mes qytetërimeve, respektin reciprok të kulturave dhe konventat e ndryshme kulturore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.