Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 06 Korrik 2007 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Love, is a hard work my friend and hard work sometimes hurts!

Poezi e bukur...,e rralle e paster.Urime...


Faleminderit per pjesemarrjen Demokrate
 
XXX


You call it love-I call it tenderness…
You cry “amore”- I dry my eyes in compassion
You drift, you twist…
I smile with you
I open my heart and kiss my sky 
 
DXP


Postuar nga bleta punetore datë 06 Korrik 2007 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Love, is a hard work my friend and hard work sometimes hurts!

Poezi e bukur...,e rralle e paster.Urime...


demi... shfaqesh e zhdukesh si keto vegimet e misterit gjithe mister!
...po me frymezon dhe mua kshu si e ke nisur... e s'do kem fytyre t'i dal enyas perpara, pastaj!


Postuar nga kotka datë 06 Korrik 2007 - 22:14:

C'do me thane kur nuk sheh endrra fare? Ka ndonje muaj dhe me mungojne endrrat, si me ja ba esht shenje e keqe apo e mire?


Postuar nga bleta punetore datë 06 Korrik 2007 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
C'do me thane kur nuk sheh endrra fare? Ka ndonje muaj dhe me mungojne endrrat, si me ja ba esht shenje e keqe apo e mire?

pyet tek tema endrrat qe shohin anetaret... ketu jane ne gjumin e trete... mos i zgjo, se ben mekat!


Postuar nga Mister_DXP datë 06 Korrik 2007 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
 
Ishulli i kujtimeve...
 
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull heshtjeje
Me lotet  derdhur rrethuar
Nje ishull heshtjeje
Me mire per te kuptuar
Me mire Brenda meje per te degjuar.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull qetesie
Qe   mendimet e lodhura ne te t’I prehesh
Qe buzeqeshjet e humbura aty t’I gjesh.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull  buzeqeshjesh
Per te te thene Faleminderit
Edhe pse me mua I zemeruar dukesh
E di qe naten mes lotesh strukesh
Dhe zemer e jotja me kerkon
Me ze cjerrur qe nga thellesi e saj buron.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull plot per plot me kujtime
Ne menjde,zemer,letra e shkrime
Per te te kujtuar se dikur ke takuar
Dike qe  edhe mund ta kesh enderruar.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull plot per plot me kujtime
Per te te thene Lamtumire………
 
                                         007



 

Faleminderit per pjesemarrjen

Te pershendes

....................................

Kur nata kodrat të mbulojë,
Me vel të zi;
do t' vij tek ti.
Me sy të thatë nga lot-i  hidhur,
Por do të vij.

te zhytem thellë ne syt' e tua,
Atje të ulem në bri të hënës,
Varkën e saj ndër ujra thellë,
Të vozis ëmbël
Drejt Nordit tim të pagabuar.
 
 
DXP

 


Postuar nga Katilesha datë 08 Korrik 2007 - 00:02:

Endrren neper krahe me dhimbje mora
E plagosur,gjak e tera mbuluar
Si nje maske persiper fytyres ia hodha
Dhe me te si stoli dola zbukuruar.
Nuk te gjej dot fijez malli
Neper floket e nates diku fshehur
Dil ne shesh o fitil zjarri
Trupi im te prêt per ta perkedhelur.
Deshirat po puthen sonte
Kujtimet dashurohen ne erresire,
Aspak nuk ndihet mungesa jote
Hena eshte per te me bere shoqeri.
Ne lotet e tu kam humbur,
Zemren dallge e thirrjeve po e godet,
Si nuk e kupton qe me ke humbur
Dhe me kot cirresh dhe therret….

                         007


Postuar nga Mister_DXP datë 08 Korrik 2007 - 20:52:

..

.

.........   ....Ti eja


Ti eja pra, në detin tim të thellë
Dhe kridhu mes tallazeve të tij.
Diku do gjesh mes tyre ndonjë shpellë,
Pa xhevahire sigurisht e pa florij.

Por ke një det e dashur dallgëshumë.
Jam unë atje, për ty, atje jam unë.

Të prek flokun e derdhur erëmirë,
Të puth tinzarin sy, ah, ngjyrëmjaltë;
Pa le të digjet krejt qielli i nxirë
Dhe le të zhgryhet hëna nëpër baltë.

Ti, eja mike, eja pa vonuar.
Të pres dhe do te pres në pambarin.
Gjer ëndrra e veriut flakëshuar
Të veshë dhe verbojë syrin tim.


DXP


Postuar nga Katilesha datë 09 Korrik 2007 - 23:59:

    Cdo fjale e jotja eshte nje dileme,
Duart tuaja si copa akulli rreth qafes time
Shikimi yt eshte vetem dhimbje
Dhimbja nje fraze e xhelozise apo hakmarrjes ndoshta
Dhe dashuria gjithcka Brenda kesaj gjithckaje .
    Neper netet e yjezuara dikur bashke shkonim
Kercenim nen valsin e puthjeve tona
Deheshim me flladin e trendafilte te dashurise
Sot kudo qe kthen koken nje deshtim
Nje fund I ashper I historise sone.
   E shkojme e vijme ne vendet dikur tonat
Premtimet shkruar ne qiell rete na I kujtojne
Prelud I merzise u kthyne tashme oret e vona
Ku hena dhe yjet njeri-tjetrin na kujtojne
 fundin plot dhimbje te “vallzimit”tone.
    Naten e mire hene e dashur
Shkelqe krenare atje lart ,larg trupave toksor
Qe dikur I dhurove ndjenja hyjnore
Dhe sot si hije e zbehte ,
ne varrin e tyre te kujtimeve me yje thur kurore……
 
                                    007


Postuar nga Mister_DXP datë 15 Korrik 2007 - 06:16:

             
.
.
...........  Një flutur
 
 
Flakën shpirtit- të kam thënë-
Je ti vetë që m’ja ndez
Dhe nga drit’ e tij e dridhur
Mos ki frikë...se nuk vdes.
 
Kur flatron e rrotull sillesh
Pas një shpirti dashuruar,
Mos u ndruaj se po digjesh
Flak e tij ësht’ e hyjnuar.
 
Ah, një flutur flatralehtë
Ç'më trazon shpirtin e shkretë
...
..
 
DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 21 Korrik 2007 - 07:27:

Sonte ora 22:00

 
 .
 
.....Bisedë nën yje
 

 
-U këput një yll, i dashur.
-Thuaj një dëshirë!
-E thashë…
-Ma thuaj…
-Ah , s’mundem…
-Kam frikë se po të ta them, ajo nuk realizohet.
-Atëhere, hahaha, mos ma thuaj…po pres realizimin…
 
 
DXP


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.