Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)
MIQESIAer mua esht shum e shtrenjte dhe e shenjte ,un i besoj shum shoqeris ...kam shum shoqeri por ama 2-3 miq te vertet qe u besohem 100%.
Tani pa ekzaxhirime, po ju tregoj se c'me ndodhi me nje miken time para tre ditesh.
Ruhuni te dashur forumista shume nga miqte, por mesohuni si ti konfrontoni ata pa u prishur....
Me thote "mikesha" ime, jo shume kohe e njohur, kuptohet, "mikeshe Amerike" se donte te blinte shume mobilje per shtepine, por nuk kishte para. Une pa djallezi i them: "bliji kur te mbledhesh ca para, se nuk humbi dynjaja per mobilje..."
Mbas dy ditesh me merr ne telefon dhe me thote: "hajde te dalim te psonizim bashke, se kam shume gjera per te psonizur."
"Ok" i them une: "hajde me merr ti me makine, se nuk kam makine per momentin, dhe i marrim dyqanet mbare."
Ndaluam ne nje plaza dhe asaj i pleqeu dicka, qe donte me cdo kusht ta blinte. Me pyet si te bente? "Ok" i them une, "bleji, te mira jane edhe si model edhe si cmim."
"po nuk kam leke tani per tani" me thote.
"Po mire, bleji kur te kesh leke, ketu jane, nuk t'i merr kush" i pergjigjem une pa djallezi dhe pa ndonje paramendim te keq
"Jo, dua t'i blej tani, se me vone nuk i gjej" me pegjigjet. "mund te mi paguash ti me kredit card dhe ti jap me vone?"
"OK" i pergjigjem une, po me nje fytyre qe me filloi te djallezohej dalengadale (se ajo me ftoi per te shkuar per psonia dhe kishte dale pa para), "por faturen do te ta pres me vehte, mbasi do te paguash edhe taksat" i pergjigjem une me nje ton ku nuk fshihej seriziteti.
Dalim nga dyqani dhe me thote: " leket nuk do te ti kthej menjehere, por me keste se nuk kam, sic te thashe"
Une vrejt vetullet nga befasia dhe i pergjigjem: "Nje minute, ti me the se nuk ke per momentin, jo se nuk ke leke fare, pastaj nje minute, ju te dy, burre e grua punoni, si paskeni mbetur, per 200 dollare?"
"Epo ja ashtu, i mbylla disa dollare ne CD (llogari te mbyllur vjetore) dhe lashe vetem ca dollare per qirane e shtepise, prandaj nuk kam" me pergjigjet me putanllek.... (sorry per shprehjen, por ne ato momente damari ne ballin tim sa nuk po cahej nga inati)
"OK, tjeter here mos e bej kete gabim te mbyllesh me shume para nga c'mund te te mbaje buxheti, se edhe une i mbyll si te gjithe, por njeriu duhet te mendoje per nje dite te veshtire" i pergjigjem ashtu si neper dhembe, pa dashur te prish te ashtuquajturen "shoqeri fallco".
"Po mire" me thote: "ti me credit card paguan kudo, dhe keshtu nuk te prishet ndonje pune, se mos e paguan ti faturen e credit card???" me pergjigjet ne nje menyre kaq te pacipe, sa une nuk e di se si e mbajta veten dhe nuk dola nga makina fluturimthi.
"Degjo" i them une me nje ze qe filloi te me dridhej nga inati "ti nuk di gje fare si i bej une pagesat e credit card dhe ti sot u nise me mendimin ti beje gjithe psoniat me credit card timen??????"
Sikur nuk kisha thene asnje fjale zonja "e mencur dhe budallaqe" ne te njejten kohe ndalon makinen ne nje dyqan tjeter me paisje shtepiake. Une filloj te blej orendi shtepiake per nevojat e femijve te mij, dhe ajo murmuriste se i duheshin edhe asaj te njetat orendi qe blija une, por nuk kishte leke. Une beja veshin e shurdher, tashme shume e qete dhe e rilaksuar (I got the picture finally=me ne fund e kuptova djallezine e saj, packa se me vonese) dhe ajo frynte syte, se nuk blinte dot ato, qe kish planifikuar dhe i shkuan te gjitha planet dem, e kunderta e asaj qe kishte menduar kohe me pare.
Prandaj te dashur shoke dhe shoqe, ruhuni nga "miqte e rinj", se shume here ata duan te te hane me gjithe lecka, dhe nuk ka rendesi c'moshe je, keta lloj miqsh nuk kane moshe, jane njelloj si ne te ri edhe ne pleqeri.....
Mos blini kurre me credit card tuajen per llogari te te tjereve, sidomos per "miqte e rinj" dhe te panjohur mire.....
Eshte histori personale, e vertete dhe shume e fresket dhe prandaj nuk durova dot pa e shkrojtur, se akoma nuk me ka ikur inati, jo se pagova $200.00 dhe do ti marr me keste, por se pse kjo "mikja ime" pandehu se une e kisha te shkruar "budallaqe" ne balle.
Une e lashe deri ku do te shkonte idiotesia e saj duke bere une vete idioten, dhe pashe qe idiotesia nuk paska fund........
s....
.....teme e lezetshme por me duket disi si e veshtire per te pasur nje peshore te sakt sepse shume koncepte mbi miqesine jane relative ne saje te eksperiencave,,,,,,por une po jap mendimin tim,,,,,,,,,
nuk do ta kuptoja veten pa miqte ,,,,,,,,shume gjera te mijat marrin forme ne saje te miqve time,,,,,,,,,por nuk perjashtohen edhe detyrimet qe te vijne ne saje te kesaj mardhenie,,,,,,dhe ne saje te deshires qe ke per keto detyrime matet edhe intensiteti i miqsise ,,,,,,,,,,,,,,nese ne nisemi qe te gjejme miq sic i duam athere do te jemi pa miq , thjesht nje mik /mike eshte ashtu si ti di ta pranosh ,,,,,,,,,,nese une jam mik athere kam nje mik,,,,,,,,,,ajo qe une nuk do te lejoja tek nje mik eshte te mos jete i drejteperdrejt me mua,,,,,,,,,,
miqte virtual,,,,,,,nuk kam nje eksperience te tille ,,,,,,,,por ne pergjithesi do varet tek eskperienca qe mund te kem ,,,,,,,,ndoshta me nje te tille ,,ndoshta,,
ps: meqe ra fjala une tani shpejt do te takoj miqte e mi ne dy qytete te medha,,,,,,,,sa mire,,.........
Mikja ime kotka
Me vjen per te qeshur me historine qe na tregove.Ne te henes me yll coku besojme dhe e ham ndonjehere,por ju te kryqit nuk gaboni ne kete drejtim.Ju peshoni ne kandarin e farmacise tjetrin pa t'i besoni e jo me tua hedhi.Ka gjasa qe te kesh marr pak infeksion nga ne e dashur.Pastaj mos u merzit se nuk paskan qene shume vetem nje dite pune,por te vejen keq kur ta ha qeni.Po ju tregoj nje tjeter ndodhi.Nga '99-2004 futa me qira nje mikun tim tek shtepite e mia.Atehere nuk kisha pasport dhe nuk shkoja dot ne Shqiperi.I them mikut do te vendose nje qera simbolike vetem te lutem duhet te me paguash rregullisht,ujin dhe dritat.Mos ki merak me tha dhe une e fjata mendjen.ne 2004 miku u largua.Futa nje grua te panjohur me ndihmen e nje njeriut tim.Ai ishte teper e rregullt dhe kish paguar uje e drita.Doli nga shtepia ne fund te korrikut duke na dorezuar librezat e H2O dhe dritave.Shteoine e vjeter e nxorra ne shitje dhe e shita,por kur bleresi shkoi te bente hipotekimin i thane duhet te na sjellesh nje dokument nga Ujsjellesi dhe nga KESH-i qe nuk ka borxhe shitesi.Kur ai shkoi atje ata i thane se per 5 vjet nuk eshte paguar asgje.Ti vazhdo te qendrosh i thane dhe energjia nuk do te nderpritet,por do te paguash me librezen me emrin e shitesit.Shkova edhe vete per ta sqaeuar i bere tym nga pabesia e mikut tim.Ishin te pakten 3000 dollare me kursin e sotem.Ishte dita e fundit dhe te nesermen do te kthehesha ne Londer,keshtu qe nuk kisha kohe t'ja shihja fytyren e qelbur mikut tim.Kam frike se mos me nxjerrin probleme me kontraten e re qe do te behet per shtepine e re.E kuptoni cfare ka ndodhur?E strhova per 5 vjet duke paguar 5 mij leke te qelbura ne muaj dhe tani me mbetet te paguaj edhe 3000 US dolar.Vitin tjeter do ta gjej dhe do t'i nxjerr syte.
Seksi miku im eshte tamam si ajo shprehja qe na ke sjelle ti.Dropullite ne themi edhe nje shprehje tjeter:''Me mikun ha e pi e mos beje karashti''.
c'do me thene karashti o IQVlora?
Une e dija qe nuk e kisha mike, po se do ma hidhte ne kete fare feje, nuk me kish shkuar ne mendje...edhe pse isha e kryqit dhe jo e henes tuaj me yll :p
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Tani pa ekzaxhirime, po ju tregoj se c'me ndodhi me nje miken time para tre ditesh.
Ruhuni te dashur forumista shume nga miqte, por mesohuni si ti konfrontoni ata pa u prishur....
Me thote "mikesha" ime, jo shume kohe e njohur, kuptohet, "mikeshe Amerike" se donte te blinte shume mobilje per shtepine, por nuk kishte para. Une pa djallezi i them: "bliji kur te mbledhesh ca para, se nuk humbi dynjaja per mobilje..."
Mbas dy ditesh me merr ne telefon dhe me thote: "hajde te dalim te psonizim bashke, se kam shume gjera per te psonizur."
"Ok" i them une: "hajde me merr ti me makine, se nuk kam makine per momentin, dhe i marrim dyqanet mbare."
Ndaluam ne nje plaza dhe asaj i pleqeu dicka, qe donte me cdo kusht ta blinte. Me pyet si te bente? "Ok" i them une, "bleji, te mira jane edhe si model edhe si cmim."
"po nuk kam leke tani per tani" me thote.
"Po mire, bleji kur te kesh leke, ketu jane, nuk t'i merr kush" i pergjigjem une pa djallezi dhe pa ndonje paramendim te keq
"Jo, dua t'i blej tani, se me vone nuk i gjej" me pegjigjet. "mund te mi paguash ti me kredit card dhe ti jap me vone?"
"OK" i pergjigjem une, po me nje fytyre qe me filloi te djallezohej dalengadale (se ajo me ftoi per te shkuar per psonia dhe kishte dale pa para), "por faturen do te ta pres me vehte, mbasi do te paguash edhe taksat" i pergjigjem une me nje ton ku nuk fshihej seriziteti.
Dalim nga dyqani dhe me thote: " leket nuk do te ti kthej menjehere, por me keste se nuk kam, sic te thashe"
Une vrejt vetullet nga befasia dhe i pergjigjem: "Nje minute, ti me the se nuk ke per momentin, jo se nuk ke leke fare, pastaj nje minute, ju te dy, burre e grua punoni, si paskeni mbetur, per 200 dollare?"
"Epo ja ashtu, i mbylla disa dollare ne CD (llogari te mbyllur vjetore) dhe lashe vetem ca dollare per qirane e shtepise, prandaj nuk kam" me pergjigjet me putanllek.... (sorry per shprehjen, por ne ato momente damari ne ballin tim sa nuk po cahej nga inati)
"OK, tjeter here mos e bej kete gabim te mbyllesh me shume para nga c'mund te te mbaje buxheti, se edhe une i mbyll si te gjithe, por njeriu duhet te mendoje per nje dite te veshtire" i pergjigjem ashtu si neper dhembe, pa dashur te prish te ashtuquajturen "shoqeri fallco".
"Po mire" me thote: "ti me credit card paguan kudo, dhe keshtu nuk te prishet ndonje pune, se mos e paguan ti faturen e credit card???" me pergjigjet ne nje menyre kaq te pacipe, sa une nuk e di se si e mbajta veten dhe nuk dola nga makina fluturimthi.
"Degjo" i them une me nje ze qe filloi te me dridhej nga inati "ti nuk di gje fare si i bej une pagesat e credit card dhe ti sot u nise me mendimin ti beje gjithe psoniat me credit card timen??????"
Sikur nuk kisha thene asnje fjale zonja "e mencur dhe budallaqe" ne te njejten kohe ndalon makinen ne nje dyqan tjeter me paisje shtepiake. Une filloj te blej orendi shtepiake per nevojat e femijve te mij, dhe ajo murmuriste se i duheshin edhe asaj te njetat orendi qe blija une, por nuk kishte leke. Une beja veshin e shurdher, tashme shume e qete dhe e rilaksuar (I got the picture finally=me ne fund e kuptova djallezine e saj, packa se me vonese) dhe ajo frynte syte, se nuk blinte dot ato, qe kish planifikuar dhe i shkuan te gjitha planet dem, e kunderta e asaj qe kishte menduar kohe me pare.
Prandaj te dashur shoke dhe shoqe, ruhuni nga "miqte e rinj", se shume here ata duan te te hane me gjithe lecka, dhe nuk ka rendesi c'moshe je, keta lloj miqsh nuk kane moshe, jane njelloj si ne te ri edhe ne pleqeri.....
Mos blini kurre me credit card tuajen per llogari te te tjereve, sidomos per "miqte e rinj" dhe te panjohur mire.....
Eshte histori personale, e vertete dhe shume e fresket dhe prandaj nuk durova dot pa e shkrojtur, se akoma nuk me ka ikur inati, jo se pagova $200.00 dhe do ti marr me keste, por se pse kjo "mikja ime" pandehu se une e kisha te shkruar "budallaqe" ne balle.
Une e lashe deri ku do te shkonte idiotesia e saj duke bere une vete idioten, dhe pashe qe idiotesia nuk paska fund........
Nje her gabon gjithkush, problemi qendron tek -mos gabo per te dyten here se e ke fajin ti ose te thone budall.
Edhe mu me kan ca borxhe te vjetra por vaj hallit kur e ke njeri tanin.
Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Nje her gabon gjithkush, problemi qendron tek -mos gabo per te dyten here se e ke fajin ti ose te thone budall.
Edhe mu me kan ca borxhe te vjetra por vaj hallit kur e ke njeri tanin.
Miqesia miqesi por parja te veje e te vi thoshin te vjetrit .
Pa miq e pa armiq mos te lashte zoti.
Nje fjale te urte
Te huajin mos e ba shok te ngushte.
More punetor e di si e ndjeva vehten, sikur dikush me tha "hajde te hapim canaket e te hame bashke" dhe te ta rrembeje buken edhe nga dora edhe nga goja...
Skifter, e di c'do te thote shpejtesi skifteri, nuk me la fare kohe as te mendohesha, kaq papritur ndodhi.... jo me pastaj te mbllacisja kafshaten time.......
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.