Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Mjafton te dime c'fare duam e dashur dhe te mos shpenzojme shume kohe ne pasqyrat e pasme te jetes,por ti marrim si nje drejtim per te ardhmen dhe pastaj cdo gje do arrije ne destinacionin e duhur.![]()
Po ky frymezim i Nicola Sparks eshte?![]()
ore do te shkosh te hash ti po si e ke hallin,,,,,,,,vdiqe o burre te nejte kot ne net.....
Vaj për ty shpirti im, nëse je e guximshme në bërje të mëkateve duke menduar se All-llahu nuk të sheh, sa kufër të madh je duke bërë, e nëse i bënë këto mëkate duke menduar se Ai të sheh, atëherë sa e paturpshme që je. Nëse imani është me fjalë, atëherë vallë, pse munafikët të jenë në fund të xhehenemit. Vaj për ty, nefsi im. Nuk duhet të të mashtrojë jeta e kësaj bote e as ndonjë mashtrim tjetër, mos harxho kohën sepse frymëmarjet i ke të numëruara, nëse të shkon një frymërmarje dije se një pjesë e ytja të ka shkuar. Nefsi im, a nuk i shikon ata që kanë kaluar para teje, të cilët kishin ndërtuar, u lartësuan, mirëpo shkuan dhe u haruan?! Shpirti im, puno në ditët e shkurta që të kanë mbetur për ditët e gjata që të presin, në shtëpinë e mërzisë dhe lodhjes, për shtëpinë e të mirave dhe përhershmërisë.
Ke frike mos t' lexohet trishtimi i syve?
Edhe une kam frike , e vedin rri t'u e msheh puplash buzqeshjesh te sheqerosun me krypen e lotve t'mi.
Ke frike mos te degjohet dridhja e zemnes tane kur hapat e tij t'afrohen?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh n'rremujen e hapave t'perditshme tuj i ik edhe zhurms t'mallit tem , e deshirs t'pervujtun qe t'pakten edhe nje here te vetme doren me e pushu n'ftyren e tij.
Ke frike t'mos kalbet shpirti dhe dshnia ne lecke pluhnsh t'kthehet kur s'asht ai qe ti ndjenjat ja dhuron?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh shkronjave te akullta qe te pervlojne vetem nga pesha e ikjes , braktisjes e lamtumirs qe kan n'rranj t'vet.
Ke frike mos humbet vedin e ma s'din me e gjet nen kamt tuja qe shpirtin ta shkelin dhe e bajn shurup per kollen e that t'shpirtit cjerr'?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh anve t'hans , bregut t'yjeve e dallgve te sterrsise se qillit vetem e vetem mas me ndesh n'shikimin e tij .
A ke frike se mos..........?
Edhe une kam frike...............!
Kat
Kur nata te ngryset
Dhe yjet te dalin
Mos mendo per asgje tjeter
Vec si te shuash mallin
Kur te ndjesh te ftohtin
Ver dhe pak muzike
dhe asgje s'do te ta ndale lotin.
Kur te zgjohesh e deshperuar ne agim
Merri ere trendafilit
dhe me petalet e tij shkruaj emrin tim
Kur te jesh duke ecur rrugeve
mos mendo se je vetem
une jam aty me Ty
si asnjehere tjeter.
e'AN kaTI
Kur ti te lexosh kete leter, une do te kem ikur, por ti do te kesh aty fjalet e mia, zerin tim, brengen time, ankthin dhe pasigurine.
Cudi! Nuk me behet te shkruaj fjalet e ngrohta e te embla, ato te bukurat te dashurise e miqesise. Cudi! Mos valle…? Jo, nuk dua ta mendoj. Ti nuk flet, vetem lexon. Ti nuk prek ,por vetem shikon. Ndoshta habitesh, ndoshta jo. Pikerisht ne nje vend ndalon dhe lexon me ze te larte. Disa fjale te duken te njohura, te perseritura, madje ndoshta edhe te merzitshme. Por s’ke c’ben. Kjo jam une , e pandreqshme , kokforte dhe krenare.Pikerisht ne kete leter ti ndjen sinqeritetin tim, deshiren per ngrohtesine tende , por gjithashtu friken dhe dyshimin tim qe me bejne te shoh cdo gje nepermjet lupes se dyzimit. Te lutem binde vehten dhe vetem atehere me thirr, me thirr fort. Me tund e shkund nga ky gjume , nga kjo letargji qe me dendi me endrra ku personazhet vishen nuse dhe ecin zbathur ne nje rruge te perbaltur. Ndihem e huaj edhe mes gjerave te mia ku edhe ajri me mbyt. Nuk I duroj me vendet e mbyllura dhe cdo nate e me shume me tremb vetmia. Me duket sikur kam nje lak ne fyt ,qe sa vjen e shterngohet , shterngohet , shterngohet ...
E'An KAti
Se kisha imagjinuar kurre se pikerisht UNE t`i shkruaja leter vetes. Eh, eshte sikurse nje flete ditari qe nis shkruaj, dhe kur vjen darka apo mengjesi tjeter e gris, pasi cdo gje rrotullohet krejtesisht kunder gjithckaje.
Leter: E Dashur UNE.
"Ti" e Majakovskit eshte letra shkruar vetes per sot.
TI
Pastaj erdhe ti,
dhe te mjaftoi nje veshtrim
per te pare
prapa atij hungerimi,
per te pare pas atij trupi,
thjesht nje djale,
E more,
i hoqe zemren
dhe, keshtu,
fillove te luash me te
si nje vogelushe me topin.
Leter...
U ndjeva pernjeheresh e afert me shiun dje ne mbremje. Ndoshta sepse te dy kishim nje karakter revoltues dhe te mbushur me plot zemrim. Ai binte pa pushim nen qiellin qe gjemonte dhe shkundej nga vetetimat , kurse une shkruaja pa pushim ne copa fletash te bardha , duke mos me bere pershtypje pikat e shiut qe me lagnin trupin nga dritarja e hapur enkas. Vjeshta levronte brenda meje duke vershuar me shiun e rrembyer ne shtratin e fjetur te mendimeve te asaj nate , qe u brujten ne lageshtire. Kisha ftohte!
E'an Kati
Hey Ti- UNE!
-E di qe je e kputun per gjume, shko fli! C`te mban peng ulur ketu ne fire-place? As ftohte nuk ke, por as te ngrohte...Mendimet e tua rendojne e nga mbingarkesa e tyne, s`din se ne c`shpirt te derdhen.
-"Shko fli! Shko fli! Shko fli!"
-Vetem kaq arrij te kuptoj.
Gjithsej 45 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.