Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Petrolifera ne Vlore !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15177)


Postuar nga Fajtori datë 09 Janar 2008 - 14:43:

Une kete po ju them. Qe diskutohet mbi baza partiake shpesh. NE mos gabohem ishte vete IQvlora qe shau projektin e Nanos per ndertimin e TEC-it ne Vlore. Tani dalin sikur e kundershtojne kriminelet.

Me thene te drejten referendumi ne Shqiperi nuk eshte shume llogjik pasi jemi nje popull pergjithesisht injorant, do votojme mbi interesa personale apo partiake, por jo kombetare. Perderisa eshte votuar nje qeveri dhe projekti behet me specialiste (te vertete e jo forumesh) atehere me mire verini veshin asaj qeverie qe te dilni nga kriza. Fakti qe dy qeveri te kunderta pranojne te njejten zgjidhje do te thote dicka. Nese mendoni se po shesin Shqiperine ky eshte problem per ata qe vazhdojne te votojne Nanon dhe Salen, e jo per TEC-in e Vlores. Sidoqofte kam bindjen qe edhe sikur te vije Rama do aplikoje te njejtin projekt. Kjo sepse politikat qeveritare kerkojne afat te gjate dhe nuk mund te prishi secili punen qe ka bere tjetri me pare.

Kam nje pyetje te fundit. Ka ndonje projekt alternativ mbi keto gjera apo mjafton mos behet ne Vlore? E dini sa mund te kushtoje nje tub nafte qe nga porti e deri aty ku doni te behet TEC-i? Po sa i sigurte mund te jete ky tub dini gje? Sa kohe do te ndertohet? Etj etj etj...
Dmth pervec flamurtareve partiake mund te behet ndonje diskutim llogjik para se ekonomia shqiptare te shkoje akoma me poshte?


Postuar nga ksenia datë 09 Janar 2008 - 16:31:

Une jam pro ndertimit te TEC-it...
Eshte me i rendesishem interesi kombetar se ai rajonal...Nuk do ta leme te gjithe Shqiperine ne skamje se i teket Vlores, apo Kukesit te ndaloje ndertime me interes gjitheperfshirese kombetare....
Per te tjerat mendoj se eshte me mire te prononcohen specialiste te kesaj fushe e jo militante deficente apo ata qe maksimumi qe kane arritur ne jete eshte gjuajtja me domate dhe nafte sic ndodhi me rastin e "studenteve"...


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 09 Janar 2008 - 17:06:

UN MENDOJ.. QE PETRITI TE BEHET NE TR.. NE NJE RREZE TE BARABARTE MIDIS P.S DHE P.D.. DHE MUNDESISHT TE JET DHE AFER SHKOLLAVE.. SE DUHET TE ECIM MBI INTERESA KOMBETARE.. JO ATO LOCALE... SU BE QAMETI PER NJE FLET PRESH( PER 10 TUBA ME SHUM).. TEK ATA PO VJEDHIN ME GRUSHTE NGA PARAT EPOPULLIT... LE TE RRIN DY DIT PUSHIM.. E TI SHPENZOJN 10 TUBA ME SHUM.. KSHU BEHET DHE ME MIRE.. SE SKA AS NEVOJ PER REFERENDUM.. DHE AS SI TEKET AS POPULLIT..KSHU MENDOJ UN DO ISH ME E MIRA.. SE KEMI TE BEJM ME NJE POPULL TE CIVILIZUAR NE TR.. JAN POPULL ME KOLOSHENC.. KUR THOT NASI..


O KSENIA? O XHAN.. PO PSE INTERES RAJONAL QUHET VLORA?? EDHE THON PSE S'ECEN SHQIPERIA.. PO KU TE ECI.. KUR ATY ESHTE MYK RINIA.. VAJ HALLIN ATA QE JAN NA 60 E KUSUR.. .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Janar 2008 - 20:23:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Une jam pro ndertimit te TEC-it...
Eshte me i rendesishem interesi kombetar se ai rajonal...Nuk do ta leme te gjithe Shqiperine ne skamje se i teket Vlores, apo Kukesit te ndaloje ndertime me interes gjitheperfshirese kombetare....
Per te tjerat mendoj se eshte me mire te prononcohen specialiste te kesaj fushe e jo militante deficente apo ata qe maksimumi qe kane arritur ne jete eshte gjuajtja me domate dhe nafte sic ndodhi me rastin e "studenteve"...




Ksenia, specialist?!

Sazan Guri-n besoj e njeh!
Per me teper qe kohet e fundit ka dale shpesh edhe ne TV apo gazeta!
Nje nder keto "aparicione" te tij, po sjell sot ketu!
Nje opinion i tij, te cilin e lexova vetem 30 minuta me para!


Lexojeni me kujdes ju lutem!!!

Jep disa pergjigje, nga pyetjet qe jane ngiritur nder te tjera edhe ketu ne forum!



Jo rrallëherë është theksuar se alternativat për prodhimin e energjisë në vendin tonë edhe së toku, nuk e shpëtojnë këtë tokë nga terri, nëse në vend që të prodhojmë energji, më parë do të na duhet të mendojmë si ta kursejmë atë, (Danimarka dhe Greqia p.sh., kanë aktualisht kapacitete energjie tri herë më tepër se nevoja dhe e kursejnë apo e matin, sikur e kanë tri herë më pak). Llogarisni për një çast energjinë e humbur nga mungesa e termo-izolimeve të paktën në pallatet e reja, (Budapesti me dopio-dritare e dyer nëpër banesa, kërkon ta shtyjë edhe më teknologjinë e izolimit, duke tentuar të kursej 80% të energjisë së harxhuar). Meditoni për një çast për energjinë e humbur nga mos trajtimi i saj me ngrohje qendrore, ku kaldajat quhen jashtë mode dhe zgjidhjet individuale me korrent elektrik brenda mode. Shqiptarët, të hatashëm në zgjedhje, të hatashëm në zgjidhje!

I dashur popull! A e ke kuptuar se, më parë se të kesh drita në vend apo të ndriçosh vendin, duhet të ndriçosh mendjen tënde, sepse nuk ka rëndësi se sa burime energjetike ke, por sa burime njerëzore shfaq, sepse eksperienca botërore po tregon se vende pa burime natyrore energjetike, ndriçohen dhe vende si yni me burime energjetike, errësohen. A ke dëgjuar ndonjë politikan të flasë për alternativa energjie, veçse komenton, shfryn e shan Zotin, që s'po i bie një pikëz shi. A nuk e kuptove që më parë se të vinin kufizimin në orar për drita, të vunë kufizimin deri në zhdukje të trurit të vetëm shqiptar të energjisë, siç ishte ai i Institutit të Energjetikës. A e di ti, që nga taksat e tua, në dhe për energjinë, janë harxhuar 250-300 milionë dollarë pas viteve '90 dhe t'i ndodhesh me investimet e viteve të para '90.

I dashur lexues! A e ke kuptuar ndonjëherë, që ti vuan krizën e dritave edhe kur bie edhe kur nuk bie shi, edhe kur nuk ke importuar edhe kur importon më tepër. A e di ti, që ty ta kthyen në standard 8-orëshin mesatarisht pa drita në ditë, kur vende të tjera fqinjë me ty (Greqia, etj.,) e kanë vetëm 8 minuta në vit. Pra, as TEC-i në Vlorë, as TEC-et gjithandej Shqipërisë, as alternativat e sipërpërmendur nuk do të shpëtojnë ty o i mjerë, nëse nuk do të instalohet ndërlidhja (Interkonjeksioni) apo një sistem tjetër i ri shpërndarje. Ato së bashku, kurrë nuk do të të shpëtojnë nga vobektësia energjetike, nëse nuk liberalizohet tregu i energjisë, nëse nuk privatizohet produkti i energjisë dhe nëse nuk harmonizohet në regjionalitet (Greqi, Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, Maqedoni, etj.,) transmetimi i energjisë. Ne përbëjmë atë rast në botë, ku shteti ynë nuk mobilizon dot pasuritë e veta, ku shteti ynë mban shtete të tjera me para`, duke iu blerë energji elektrike. Dikur si taksa pagues, paguanim me anë të një fondi të caktuar aktivitetin komunist në botë, sot paguajmë aktivitetin për energjinë në Ballkan. Ne përbëjmë atë rast në botë, kur një popull i vogël si yni nuk beson në të mëdhenjtë e tij dhe ndaj mbetet gjithnjë i vogël. Ne përbëjmë atë rast në botë, kur popuj të vegjël si yni janë dy herë fatkeqë, sepse, së pari, kanë pak njerëz të mëdhenj dhe, së dyti, nuk dinë t'i vlerësojnë ata. Dhe nuk vonon, që të vijë ai mohim i madh, që një popull i bën vetvetes, si rasti kur të mëdhenjtë e tij zbulohen nga të tjerët.

Le të kthehemi ndoshta për herë të fundit tek çështja "TEC i Vlorës", ku sipas gjasave një i tillë prej 99 MW duket se edhe mund të ngrihet. Kryeneçësia për ta ngulur këtë TEC, as edhe një centimetër më tutje, nuk përbën zgjidhjen e duhur shkencore, as zgjedhjen e duhur të sheshit, sepse ndikimi në mjedis është maksimal, ndryshe nga vende apo sheshe të tjerë, ku ai është minimal, sepse sheshi në Vlorë i shoshitur me anë të 50 kritereve me nga 5 pikë merr 110 pikë, nga 230 që marrin zonat e tjera. Dhe mbi të gjitha, Komuniteti përkatës mbi të cilin bie ndikimi, nuk e pranoi, për shkaqet që ata intuitivisht kuptojnë, se një diçka tjetër fshihet dhe i pret.

Kësisoj, ata kanë të drejtë edhe të zemërohen, por ata (vlonjatët) e dinë, që rreziku më i madh, çdo populli i vjen nga zemërimi i tij. Por ata dinë dhe tjetrën, që i mençuri nuk ndëshkon (kur është) i zemëruar. Ndaj dhe kanë parapëlqyer tavolina pune më tepër se protestat në rrugë, ndaj dhe kanë argumentuar alternativa më tepër se të kundërshtojnë me idenë larg oborrit tim. Ata ballafaquan TEC-in me turizmin dhe rezultoi se TEC-i nuk është një vatër zjarri që ngroh vetëm në para pyllit me pisha, anës detit, pranë turistit. Ai ngrohte apo ndriçonte edhe përbri lumit Vjosa. Madje, ata toleruan idenë që ai të ngroh apo të ndot pak edhe pranë shtëpisë së tyre, në parkun industrial të përcaktuar me vendimmarrje të plotë në Babicë. Madje, madje, hajt të tolerojmë edhe më! Çfarë? Ta vendosim "shpëtimtarin" TEC prapa pyllit me pisha, oxhaku i të cilit nëse do të jetë i vetëm mund edhe të ndot sa 500 benza, por pamja e tij mund të frenojë për 30 vjet, jo pak, por 5 milion turistë.

E zëmë se një TEC i nderuar vendimmarrës do ta ngulësh me hir apo me pahir, sepse do të përsiatni se ai do t'ju duhet vlonjatëve, turizmit të tyre, industrisë së tyre. Po kur të vijë fjala për TEC-in e dytë, që duket në horizont, çfarë fjale do të gjendet për të përcjellë tek ta. Po kur të vijë fjala për TEC-in e tretë, që duket se po vringëllon, ç'argument do të gjendet? Po kur të vijë fjala për "La Petroliferën", që do i shërbejë këtyre TEC-ve me katran, si do të mateni me Komunitetin? Pa le kur të vijë fjala për AMBON, si do të kllateni me qytetarët. Por shyqyr Zotit, që drejtësia është gjithmonë në anën e fitimtarit dhe sa mund të gjesh eskimez në shkretëtirë aq mund të realizohet dhe ky projekt, që në rast se do të vinte me terminal, do të bënte rastin më fatkeq e më famëkeq për vendin dhe Shqipërinë.

I nderuar politik bërës, ti që vendos për fatet e këtij qyteti, pse nuk rrit vlerat në partneritet që të shitesh sa të takon dhe jo të servilosesh për ato që nuk meriton. Pa vlera të barabarta nuk ka partneritet, prandaj "honorevole" pushtetar më parë rritu vetë në vlera, pastaj matu.

Dhe një sekret tjetër. TEC-i në Vlorë nuk përbën energjinë bazë të vendit, që do të thotë që energjia jonë nuk mund të fillojë nga energjia e siguruar prej tij, për shkak se do të duhet një litër naftë për të prodhuar 3 kilovat/orë. E përkthyer më qartë, për lexuesit do të thotë që çmimi për të siguruar një kv/orë prej këtij TEC-i do të jetë mbi 200 lekë/kv/orë kundrejt mesatarisht 60-70 lekë/kv/orë që blihet ose kundrejt 20-25 lekë/kv/orë që prodhohet nga burimet hidrike. E kuptoni se sa shtrenjtë do të jetë ai. Jo më kot cilësohet në një shkrim, se ai do të jetë apo do të mbes fosil. Ndërkohë që TEC-et e tjerë me gaz në Bilisht, në Seman e gjetkë do të përbëjnë realisht bazën e energjisë së vendit, nga ku do të marrë jetë energjia e siguruar nga ujërat. Por kjo është një e keqe që erdhi fluturimthi dhe do të ikë çalë-çalë.

Në Oslo, Norvegji, u diskutua 25 vjet për aeroportin më ekologjik në botë. Në Barcelonë, porti industrial detar u spostua 30 km më tej dhe ish-porti brenda qytetit u la të jetë vetëm terminal për njerëzit. Ndoshta, nuk kemi kohë për diskutim, që të presim si në Oslo. Atëherë, le të bëjmë si në Barcelonë.


Postuar nga Iceberg datë 10 Janar 2008 - 19:06:

Pershendetje edhe nje here.

Fajtori dhe IQVlora ju heq kapelen per te gjitha ato qe thoni sepse jane totalisht te llogjikshme.

BDB - "i nderuar", IQVLora me c'shoh une nuk ka nevoje per ti dhene ze dikujt tjeter, i mjafton zeri i vet. Madje nuk ka nevoje fare per ze apo te bertitura. Pasi ndryshe nga ti dhe ai tjetri 99-shi, ne vend te pasjoneve boshe perdor llogjiken dhe argumentat per problemin ne fjale.

Ndersa ti 99-shi - A nuk di te lexosh apo cfare, une e kam thene me siper se nuk merrem me politike e nuk jam as me njeren pale as me tjetren, e nuk ma ndjen as per bacen Sale as per bacen Tos. Perkundrazi, u shofte rraca e te dyve ishalla, se e kane marre ne qafe kete vend te dy.

Nga ana tjeter qe me permend Tritan Shehun dhe ato qi u bene, te jap te "drejte" se nuk mund te dalesh nga vetja, sepse ju vlonjatet shquheni per rrugace. Mjafton te permendet '97-ta, ku rrugaceria aty mori rruge, ku krimet me monstruoze aty ne vlore u kryen. Kam parasysh si sot pamjet TV ku nje grup femrash gjoja studente cirreshin e bertisnin ne italisht: -Sali, Sali va fanculo, se nuk mund te flisnin ne shqip. Femra, e me nje fjalor te tille..... Tamam nje grup kurvash, sikur kishin ardhur nga semaforet.
E tani perseri kapeni me shtetin me aktet tuaja prej rrugaci.
Po nuk keni faj ju, se duke qene zone turistike dhe duke qene se nuk keni patur kufizime te energjise, nuk e keni ndjere fare mungesen e saj, se po ta ndjenit keshtu si ne sivjet nuk do ndiheshit fare. Keshtu qe perse ta doni ju tecin apo ndonje tjeter qe prodhon energji. Fajin e ka shteti qe ju favorizon.
Sa per ate qe perse te behen ne Vlore e jo diku tjeter, nje arsye eshte ajo qe ka permendur fajtori.
E perse te mos sakrifikoj edhe Vlora nje cope toke per te miren e te gjitheve?.
Mendoni pak se sa familjeve te veriut u jane permbytur tokat nga liqenet, mbi kaskaden e te cileve jane ndertuar hidrocentralet? Qindra hektare toke. Qindra familje pa toke buke, dhe pa shtepi.
Dhe ironia me e madhe eshte se pikerisht veriu penalizohet me shume se asnje tjeter me mungese tejet te theksuar te energjise. Domosdo i shkon Vlores me rrethe te tjera shoqe. Prandaj hedh vickla vlora, se nuk i mungon asgje.

Une jam qytetar shqiptar qe e vuaj mungesen e energjise dhe si i tille pretendimet e vlonjateve me duken vecse teka e asgje me shume.

TE NDERTOHET TEC-I SA ME SHPEJT ISHALLA, POSHTE RRUGACET


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Janar 2008 - 19:55:

IQVLORA = Iceberg

Me kete qe shkruajte e perforcova akoma me teper bindjen time!!!

Dhe te lutem te mos e "ndotesh" me temen!


Je i vetmi ketu ne forum me te cilin nuk mund te diskutohet!!!

Ti je ne hesap tend ...


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 10 Janar 2008 - 20:29:

ICE.. ,mua me vjen keq per cfare te paska ndodhur.. dhe e kuptoj irritimin tend ndaj vlonjatve po gjerat pesonale qe te kan ndodhur.. sjan per tu shprehur ne raste te tilla.. mua sinqerisht me vjen keq qe paske ren viktim e trafikimit...nejse... ti qytetari shqiptar.. je i lire sot, nga ata qe ti i quan rrugace.. ti qytetari shqiptar, sjemi ne kohen e principatve.. qe te behen gjerat me sakrifikime.. se atje nuk po sakrfikohet nje cop toke.. ,por po sakrifikohen 200 mij jet njerzish, sakrifikohet 1/3 e ekonomis se shqiperise, sakrifikohet dhe ajo cop bukuri qe ka ai vend.. apo mos ke ndermend ta besh plazhin ne liqenet e lures zotrote?.. sjan rrugac ata o qytetar i shqiperise.. po baca yt po kruhet prap me fik deti.

nuk sakrifikohet populli o qytetar i shqiperise.. se kan ngelur nje pjes pa drit.. se se ka len vlora pa drita shqiperine... e ka len ai qe ke votuar ti dhe keta pulaxhinjt e tjer.. sa vodhi zotria kur ishte andi beja drejtor i keshit??? ja qe sot paska drita dhe pa ate tec o qytetaro.. se ka dal ai derziu , bojaxhiu dhe po esjell situaten ne vend.. po e sjell se eshte i ndershem dhe puntor.. dhe jo qyetar qe do te sakrifikoj jet njerzish.. si ju.

ti mund ti shash vlonjatet o qytetaro... po keshtu pas krave apo pas nje ekrani shajn te gjith.. ik ne vlore dhe shaji.. ik atje ku protestojn per te drejten qe u takon... dhe thuaj ato qe mendon.. sic i thondhe ata. po ju mire qe jeni frikacak.. po mos embani veten per qytetar te shqiperis.. po mbajeni si militant te bacit.

tec-i sikur ne qiell dhene tok te plaset baci juaj.. nuk ndertohet.. se ajo toke ka zot.

tha mire ky me siper.. mos e ndotni temen si petrolifra vloren... se ketu ju lene.. po atje jo. .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Janar 2008 - 20:40:

Kota, respekte!


Postuar nga ksenia datë 10 Janar 2008 - 20:41:

[QUOTE]Po citoj ato që tha BDB
[B]
O shoku cfare thua?Cfare thote ky shoku yt gazetar?
Te kursejme energjine?te perdorim termo-izolim?Te perdorim dopio-zham?Sepse keshtu kursejme 80 % te energjise se harxhuar...Te perdorim kaldajat???Kush t'i perdori? E ke fjalen per Kukesin, Vloren, Gjirokastren apo Rrushbullin???

TEC-i duhet ndertuar per te miren e Vlores, Kukesin, Vloren, Gjirokastren apo Rrushbullin. Per te miren e gjithe Shqiperise. Per ato metoda me kismet flasim nga 2050...


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 10 Janar 2008 - 20:42:

respekte bdb

ksenia dakort jemi dhe ne te ndertohet.. po te ndertohet ne tr..te fusin skrepat, t thellojn liqenin.. dhe ti te jesh e gezuar ne ajrin e paster.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.