Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 23 Janar 2009 - 02:15:

Post

E merkure 6 tetor


Dje me derguan tryezen qe pata gjetur te dielen ne pazarin e vjetersirave,nje tryeze e vertete prej druri te kuq, pak e demtuar,e rende dhe e madhe. Dhoma e ndenjies eshte dhe me e bukur se dhoma jone e gjumit. Megjithe trishtimin qe me ka kapluar,mbreme vajta ne kinema,piva ilace,-nje ritem qe nuk e ndryshoj dot. Qysh mbreme gezohesha per kenaqesine qe do t’i jepja sot ne mengjes. Dhe natyrisht ai me uroi. Dhjete vjet me pare e rregullova kete dhome nderkohe qe ai i sherbente se emes qe qe e semure. Me kujtohet fytyra e tij, zeri i tij. “ Sa mire, ketu do te jemi te lumtur”. Ndeza nje zjarr te madh  ne  oxhak. Zbriti te blinte shampanje ,me solli edhe trendafila te kuq. E sot ne mengjes veshtronte-miratonte-si ta shpjegoj?-  sikur duhej ta bente kete gje. A thua te kete ndryshuar vertete? Ne nje kuptim pohimi i tij me kishte qetesuar : ai ka nje histori, gjithcka shpjegohet. Por a do te kishte nje histori sikur te kishte mbetur ai qe ka qene? Une e kisha parandjere dhe kjo eshte nje nga arsyet e thella te shqetesimit tim: njeriu nuk e ndryshon jeten e tij,pa ndryshuar me pare vetveten. Para plot, mjedis I shkelqyer; qe nginjur. Kur luftonim dikur me jeten, pafajsia ime e mahniste: “ Oh,je e mrekullueshme!”   Nje lule e vogel, nje frut I shijshem,pulovri qe I thurja ishin thesare te vertet. Kjo dhome e thjeshte ndenjeje , te cilen e rregullova me aq dashuri,oh , nuk i ben me pershtypje ne krahasim me apartamentin e Talboteve. E me ate te Noejise? Si e ka ajo dhomen e ndenjies? Sigurisht me luksoze se e jona.
 ...........
Mua me pelqen t'i rikthehem librave. Te rilexoj shprehjet apo paragrafet  qe i kam nenvizuar me pare dhe te kuptoj me shume prej tyre. Shpesh here me ka ndodhur qe e kam trajtuar nje shprehje  shume personalisht dhe aty mund te kem projektuar emocionet e momentit duke arritur edhe ne ndonje clirim emocional. Gjithnje eshte ngushelluese te dish qe ka edhe njerez te tjere qe i ndodhin "te njejtat" gjera.
 


Postuar nga shelgu datë 23 Janar 2009 - 02:52:

Pergjithesisht keshtu ndodh Kati. E njejta gje edhe me fotot. Shikoja para pak ditesh disa foto dhe perjetova te njejtat emocione, madje edhe ma te fuqishme se ne momentin kur i kam pare per here te pare. Kjo vjen nga mungesa? Mundet.

Une mendoj qe edhe me nje pjese letrare pak a shume eshte e njejta gje. Shpesh ndodh qe nje gje e bukur ndikon deri ne ate shkalle sa qe gjeneron emocione kaq te fuqishme sa qe ndjen edhe deshiren qe t'i shtjellosh me tej. Kur emocioni eshte i afte qe te ngacmoje "internin" tone edhe me teper merr forma te tjera, nisin te tjera procese ne sub dhe Konshience dhe filon prodhimi i mirefillte i ideve te reja, pra nis "krijimi' i mirefillte.


Postuar nga Katilesha datë 23 Janar 2009 - 08:46:

Ne fakt ke te drejte. Kur isha ne te mesme e kisha zakon (vazhdoj ta kem akoma)  qe te mbaja shenim  paragrafet apo shprehjet e librave qe lexoja. Kam blloqe te tera ne shtepi qe i rilexoj here pas here ,por qe me japin spunto per te hedhur mendime dhe per te krijuar dicka krejt te re. Leximi te rrit shpirterisht.


Postuar nga Katilesha datë 17 Prill 2009 - 03:00:

Post

E enjte 7 tetor

Por, c'fitova qe  me tha te verteten? Tani ai kalon nete te tera me te: nuk i bezdis njeri. Pyes veten...Po,fare e qarte. Ajo dere e perplasur,ajo gote uiski...Gjithcka ishte e parashikuar. M'i ngacmoi vete pyetjet. Ndersa une, budallaqja e shkrete, e mora per shprehje ndershmerie...

...O Zot! Sa i dhimbshem qenka zemerimi. Mendoj se do te jem e zonja te permbaj veten derisa ai te me kthehet. S'kam ndermend ta humbas toruan. Nuk kam bere ndonje krim,eshte ngaterruar me vete  hilet e tij te vogla. Doja te dija, mbi te gjitha ,ne mu hap per te miren time apo per te qene rehat me veten.


Postuar nga Katilesha datë 17 Prill 2009 - 19:38:

E premte 17 prill 2009

Lufta e  perditshme te ben te dorezohesh. Jo lufta me te tjeret apo me realitetin perreth,por lufta me vetveten. Komplekset dhe frikerat shpesh here gjejne nje arene situative ku te detyrojne te marresh vendime pa ditur te shpjegosh aryset. A duhet te kete gjithmone arsye? Pa pergjigje kjo pyetje, qe jo pak here te duket sikur te ve me shpatulla pas muri kur tjetri  insiston me persete e tij per te degjuar arsyet. Pa pergjigjia , heshtja apo " Nuk ka arsye" jane argumente qe nuk mirepriten. Pastaj dorezohesh! Ndalon! Ndalon ne nje stacion , ne nje udhekryq (ndoshta) pa care koken nqs ndonje makine e rastit te hyp persiper dhe i ve vulen gjithckaje.

I dorezuari pozicionohet ne menyre te atille saqe te ngjason me nje te verber qe domosdoshmerisht  gjithnje ka nevoje  per nje bastun per ta drejtuar...

                                           Tales of a dream


Postuar nga Tulipani datë 18 Prill 2009 - 13:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
E premte 17 prill 2009

[I] Komplekset dhe frikerat shpesh here gjejne nje arene situative ku te detyrojne te marresh vendime pa ditur te shpjegosh aryset. A duhet te kete gjithmone arsye? Pa pergjigje kjo pyetje, qe jo pak here te duket sikur te ve me shpatulla pas muri kur tjetri  insiston me persete e tij per te degjuar arsyet.



Ne shumicen e rasteve ajo qe duam ose vendosim behet me dicka me shume se arsyeja ose shkon pertej saj prandaj nuk gjejme dhe nje shpjegim per te dhene. Por mendo, ajo qe bejme gjithmone nuk do kuptohet asnjehere drejte nga te tjeret prandaj cfare do shpjegimi qe te japim do jete perhere i vaget per to.


Postuar nga Katilesha datë 22 Prill 2009 - 13:28:

Question

Jetojme ne nje kohe te veshtire, ku veshtiresia na con drejt vendimeve te gabuara dhe gabimet drejt nje jete me te veshtire. Dikush thote: - I shkreti ai qe  vdiq. Kurse une ka momente qe them: - I shkreti ai qe eshte gjalle. 

Vetvrasja eshte forma me e shperfytyruar e dorezimit. Dhe nuk guxoj aspak ta quaj mungese karakteri apo dobesi,sic e kam degjuar shpesh te komentohet. Por thjeshte nje forme dorezimi dhe revoltimi ne te njejten kohe. Cdo njeri ka format e tij te dorezimit. Dhe vetvrasja mund te jete e formave te ndryshme.

                                                          tales of a dream


Postuar nga Katilesha datë 28 Prill 2009 - 00:04:

Question

E shtune 9 tetor

Isha e kenaqur,sonte,sepse kam kaluar dy dite te qeta. I shkrojta nje leter tjeter ndihmes Publike, sic me kishte mesuar z.Barron e qe nuk me qe pergjigjur. Ndeza nje zjarr te bukur ne oxhak dhe nista te thur triko. Andej nga dhjete e gjysem,ra telefoni. Qe Talboti qe kerkonte Morisin. Une i thashe:

- Eshte ne laborator. Mendoja se dhe ju ishit aty.

-....Eh,domethene....duhet te isha,por me ka zene gripi. Thashe se Lakombi do te jete kthyer tashme ne shtepi, me falni per shqetesimin. - Frazat e fundit shpejt e shpejt,me nxitim. Po mua me mbeti ne vesh ajo heshtja: ...Eh,domethene..." E pastaj nje heshtje tjeter pas saj. Mbeta aty pa levizur, veshtrimin ngulur mbi telefon. Perserita me vete dhjete here dy replikat, si nje disk i vjeter, i lodhur: "...se dhe ju ishit aty-...Eh, domethene.."

Dhe mizorisht te dy heret, ajo heshtja.

 

ps: Cuditerisht femres gjithnje i mbetet ne mendje "heshtja"..Ajo qe degjohet pertej pikave, presjeve apo "ofshamave" ne telefon apo balle per balle. Ka momente qe i beson me shume asaj cfare ka kuptuar nga "heshtja" dhe kjo mund ta coje edhe ne vendime te rendesishme....


Postuar nga Katilesha datë 17 Korrik 2009 - 20:36:

Arrow

Cdo dite  perpiqemi te bejme dicka per t'i dhene kuptim dites se sotme, pa menduar per te nesermen, pa menduar per te kuptuar arsyen e vertete se per cilin qellim kemi ardhur ne jete. Mundohemi te veme tulla e te ngreme mure mbi themele te pasigurte qe nje te ardhme te afert na detyrojne te dorezohemi. Dhe kur ngreme duart para nje situate, nuk pranojme asgje pre gjeje, asnje verejte, asnje gabim nuk na adresohet ne , asnje pakenaqesi nuk ka te beje me ne. Ne jemi viktima, ne jemi te demtuarit e vetem ne kete mesele. Ne ...ne...ne ...Qe periqemi te rregullojme gjithcka jo duke u nisur nga vetja,por nga tjetri....

Tales of a dream


Postuar nga Mon Cherry datë 17 Korrik 2009 - 23:33:

tales, me kujtove nje fjale te urte me ket shkrimin e mesiperm
"vetem njeriu ben njeriun te lumtur"

sometimes me pelqen te tlexoj. bukur


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.