| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16291)
A e ndjen kete ritem konstant
qe çrregullohet sa here permendet emri yt?
Eshte zemra qe cmendet , perpelitet
se malli i ka vene duart ne fyt.
A e ndjen heshtjen pas gjithe kesaj ?
Eshte dhimbja qe nuk ka ze te flas.
Kjo dhimbje memece qe torturohet
dhe nga momenti ne moment do te plas.
A e ndien diellin qe po perendon ?
Po perendon lehte ne gjoksin tim.
Ne cdo hap qe ti hedh drejt meje
cdo hap per te eshte nje agim.
A e ndjen ngrohtesine e duarve te mia
kur te perkedhelin me zjarre te perqafojne
Dridhen se kan frike se mos te humbin
nga bota nga mekatet duan te te mbrojne.
A e ndjen ?
Psheretimen e gjetheve me vjeshten mbuluar?
Vibrimin e zerit tim
i cili te ftone ne mekat si molle e kafshuar.
Oh mysafir i paftuar.
nga ndjenja mohuar
nga bota mashtruar
nga erresira verbuar.
A e ndjen ?
Erdha serish tek ti.
A e ndjen ?
Thuam te lutem ta di.
Ju komplimentoj te dyve,Me pelqyen shkrimet.Suksese
Te them te ndjej deri ne kockat e nates,
Deri ne eshtrat e dites te te them te ndjej;
Deri ne zjarrin e buzeve qe pervelojne,
Deri ne syte qe shndrisin..,
( dhe syve te shtrigave ua kalojne...
Syte e mi prej ndjenjes, dhe diellin verbojne!)
Zerin tend e ndjej deri ne dejet e zemres,
Qe po rreh cmendurisht, pa matur ore as kohe!
Oh, dashuria ime e vjeter!... tek ty krejt jam fshehur,
Dhe ndihem mbreteresha e aromes tende mbetur...!
Love, 
Enya, september 26, 2008.
Heret a vone do te vij
do te vij i zverdhur nga vjeshta
me fjalet e thyera rrugeve
rrugeve ku ne kerkimin tend une reshta.
Heret a vone do te vij
do te vij si dimri i ftohte
ne gjunjet e tua si floke debore
do te bie inkoshent sidoqofte.
Heret a vone do te vij
ne pranvere si dallendyshet te kthehem
aroma jote te me mbush me fryme
dhe une me te cmendurisht te dehem.
Heret a vone do te vij
do te vij i nxehte si vere e terbuar
do te te pushtoj me zjarr e flake
buzet kam per ti perveluar.
Heret a vone do te vij
do jem diell keshtu nga erresira mos u druaj
Heret a vone do te vij
do te jem shi ,etjen te ta shuaj.
Endrrat e mia fillojn e flasin
deshiren per ty nga gjumi zgjon
rrugen per ty filloj e marr
tek ty do te vij heret a vone.
shume e bukur diabolik. vetem ki kujdes me ë-të ne fund te disa fjaleve; Psh: marr dhe jo marrë; tënd dhe jo tëndë etj.
Tung
Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008
shume e bukur diabolik. vetem ki kujdes me ë-të ne fund te disa fjaleve; Psh: marr dhe jo marrë; tënd dhe jo tëndë etj.
Tung
E une do te te pres , e djegur per passion
Do te ulerij prej afshit, prej deshires sone;
Do te derdhem turpit tend, si mjalt i kulluar;
Do te terbojme engjejt ,qe me djajte flene zgjuar!
Do te thaj oqeanin ,prej pritjes tende shpirt,
Do te perpij rete ,prej qiellit besnik.
Do te shuaj yjet, prej puthjeve te embla te tua;
do te prehem ne gjoksin tend, si nje lypsare e paftuar!
Do te te lepij djerset, prej mallit kulluar;
Do te te fshij gjakun, prej zemres leshuar,
Do te te laj kembet, prej ecjes lodhuar;
Do te te mbaj ne gji ,si beben e nenes mohuar!
E do te te pres tere jeten, do te te pres nat`- dit`;
Vec eja ne darsmen time, vetem eja..., Shpirt...
Love, Enya
Adi, te puth 
september 27, 2008.
Pa fryme
dihatem ne vakumin e qenies time
ne kete kaos idesh konfuze
kerkoj arsye e shperfill shpjegime.
Ky kryq i rend ndjenjash
kockat thyen pa meshire
skam deshire ti jap jete shpirtit
jeta gjakun ma ka pire si vampir.
Rrugen mora per tek ti, u nisa
kembegjakosur e enderrthyer
mbyllen syte kur kaloja une
ashtu si mbyllen edhe dyer.
Kthyen shpinen mosmirenjohesit
miqte hapen krahet per te me perqafuar
dikush me dha nje shuplak per te me mbrojtur
dikush me embelsoi per te me helmuar.
U kacafyta me te gjithe boten
edhe me veten u grinda cmendurisht
kuptova qe endrrat ishin vanitur
dhe realiteti i kish tradhetuar pabesisht.
Deshira per ty e vrau arsyen
ky rreth vicioz apatie u prish
ne krahet e tua do prihem
fillova te marre fryme serish.
Tashme edhe pak sekonda e jam pran teje
i pashpirt e pafryme me eksiton akoma ideja
edhe nese zotin do te kem kunder
skam pendesa , bera ate qe ndjeja.
Ps:Enya kiss yllo
A i mban mend kujtimet tona te embela?
Me shif ne sy e me puth Shpirt,
Me mbaj afer, me shpresen se
Puthja jote eshte shpres e dyte…
Me kujtohet arome e puthjes
deliri i pasionit qe te vret
Une vdes ngadal pa puthjen tende
vec puthja jote me jep jete.
Ma tha pa ze edhe kasandra
bota me kuaj troje eshte mbushur plot
por sado intriga e mashtrime
dashurine per ty se mposhtin dot.
Me prit ,do te vij o shtrenjta ime
me krah si zogu do fluturoj
atje ku ti nderton folene
atje folene une do ta ndertoj.
| Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.