Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- The Burnout Syndrome (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16787)

Postuar nga ColdFire datë 23 Janar 2009 - 23:23:

Citim:
Po citoj ato që tha turll

Tani e kuptova une pse nuk jam prekur akoma nga kjo ..........

Ti je nje shembull...qe duhet studiuar
Kati...ja nje subjekt i mire per studimin tend :p

Postuar nga kotka datë 24 Janar 2009 - 00:18:

Kur punoja ne shqiperi kisha orarin 7:00 AM me 3:00 PM dhe ne oren 3:30 isha ne shtepi, mos them pastaj kur na duhej te shkonim ne ndonje ministri dhe isha ne shtepi ne oren 12:00 te drekes.
ne oren 9 hahej mengjesi dhe pihej kafja ne club, pastaj nga zyra ne zyre bridhnim e tundeshim maje takave e lyer e zhgryer me make-up e kerciste gallata dhe diskutimi i modes dhe filmave e gjellrave. mos permend pastaj thashethemet e ndryshme qe nuk mbaronin kurre dhe keshtu vinte ora e ikjes.

ketu ku jam tani, dal nga shtepia me nate dhe kthehem me nate, kam nje pushim ne dreke ndonje ore dhe gjithe kohen ne nje qeli burgu 2 metra katrore, ku numeroj filxhanet e kafese gjithe diten dhe flas me vehte dhe me forumin horizont. Veshur si lesbie eskimeze, tere kohen me pantallona.

rrofte faja qe na shpetoi nga syndromat

faje pershendetje

kotka

Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Janar 2009 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kur punoja ne shqiperi kisha orarin 7:00 AM me 3:00 PM dhe ne oren 3:30 isha ne shtepi, mos them pastaj kur na duhej te shkonim ne ndonje ministri dhe isha ne shtepi ne oren 12:00 te drekes.
ne oren 9 hahej mengjesi dhe pihej kafja ne club, pastaj nga zyra ne zyre bridhnim e tundeshim maje takave e lyer e zhgryer me make-up e kerciste gallata dhe diskutimi i modes dhe filmave e gjellrave. mos permend pastaj thashethemet e ndryshme qe nuk mbaronin kurre dhe keshtu vinte ora e ikjes.

Mahhhhhhhh ............ kjo eshte nje dite normale pune ....... apo jo????? :dukemendu :dukemendu ..... mahhh .......

Postuar nga shelgu datë 24 Janar 2009 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kur punoja ne shqiperi kisha orarin 7:00 AM me 3:00 PM dhe ne oren 3:30 isha ne shtepi, mos them pastaj kur na duhej te shkonim ne ndonje ministri dhe isha ne shtepi ne oren 12:00 te drekes.
ne oren 9 hahej mengjesi dhe pihej kafja ne club, pastaj nga zyra ne zyre bridhnim e tundeshim maje takave e lyer e zhgryer me make-up e kerciste gallata dhe diskutimi i modes dhe filmave e gjellrave. mos permend pastaj thashethemet e ndryshme qe nuk mbaronin kurre dhe keshtu vinte ora e ikjes.

ketu ku jam tani, dal nga shtepia me nate dhe kthehem me nate, kam nje pushim ne dreke ndonje ore dhe gjithe kohen ne nje qeli burgu 2 metra katrore, ku numeroj filxhanet e kafese gjithe diten dhe flas me vehte dhe me forumin horizont. Veshur si lesbie eskimeze, tere kohen me pantallona.

rrofte faja qe na shpetoi nga syndromat

faje pershendetje

kotka

Ka edhe me keq me moter. Ka qe punojne nga dy pune se kane blere shtepi dhe duhen shlyer bil.....si e kishe ate fjalen gerqisht se e harrova?

Postuar nga akrepi2008 datë 24 Janar 2009 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

http://www.revistapsikologji.com/

Ne vendet ku shteti me mekanizmat e tij

Trajtimi i Sindromit Burnot si nje semundje e mirefillte, ka hasur ne mjaft pengesa administrative. Psh, ky sindrom nuk eshte perfshire ne "Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders". Kjo sepse psokploget shpesh tejkalojne kompetencat dhe duan te anashkalojne psikiatrit(mjeksine ne pergjithesi). Sigurisht qe psikologjia si shkence eshte mjaft solide, por fusha ku ajo manipulon, eshte shpesh here shume e mjegullt, njehurite shkencore she arritjet ne sektoret e femomeneve mentale, jane shume afer filozofise dhe femomeneve paranormale. Kjo ka bere qe shpesh here te shpiken situata klinike, te krijohen nga hici menyra trajtimi apo te kalohet ne terapira ektramedikale dhe te pavertetuara shkencerisht.

Cedar, qe te besh diferencen duhet te keshe te qarte disa gjera. Se pari DSM eshte produkt made by American Psychiatric Association ne bashkepunim me psikologet dhe disa fusha te tjera.
Sindrom burn-out eshte nje fenomen qe ndodh per shkak te stresit dhe mbingarkeses ne pune (jo vetem kaq). Burnout nuk eshte "semundje e mirefillte" sic thua ti por nje traume kalimtare baza e se ciles eshte reagimi i individit perkundrejt stresorev qe provokojne shume simtoma te pakenaqeshme te cilat me pas kane pikun e tyre ne krizat qe pesojne subjektet. Ne momentin qe burnout ndodh nuk ka me kthim prapa qe dmth se nuk eshte verifikuar riaftesim i subjekteve perkundrejt ketyre stresoreve. Gjithsesi burnout nuk eshte sindrom per psikiatri sepse nuk ka natyre endogjene apo patogjene dhe as nuk lidhet me crregullime personaliteti. Individi i prekur mund te rehabilitohet shpejt pas kesaje traume dhe mjaftojne disa seanca keshillimi qe lidhen me shume me krizen e identitetit qe do dhe pason shpesh pas ktij sindromi. Kjo eshte Tipike per raste e renda te ketij fenomeni. Mos e ngaterro psikiatrine cedar. Sot edhe crregullime serioze po mbahen larg psikiartirise per shume arsye duke u atashuar ne qendra komunitare te shendetit mendor, ku rol me te madh kane psikologet dhe punonjesit sociale.

Gjthsesi, e ritheksoj se nuk a shume per te bere nje psikiater ne kesi rastesh pervecse te plotesoje nje recete me sedative dhe anksiolitike per fazen akute...me pas i takon te tjereve

Shpesh psikologut i thone "paradhoma per te psikiatri" dhe duhet te dishe se me aplikimin e psikologjise ne patologjite e ndryshme mendore progresi ne psikiatri ka shenuar nje zhvillim te madh dhe sukses te dukshem. Ndryshimi i te dyjave edhte se psikologjia nuk perdor ilace. Sujektive jane ne esence edhe psikiatria edhe psikologjia por psikiatret kurojne me ilace subjektet e tyre me semundje te cilat jane jo me nature organike.

Postuar nga cupka datë 24 Janar 2009 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kur punoja ne shqiperi kisha orarin 7:00 AM me 3:00 PM dhe ne oren 3:30 isha ne shtepi,

do hahej dreka, do flihej gjume nje ore e ne oren 6 do nxirrnit femijet per akullore e aranxhata...ose boze, hm, sa me pihet nje boze tashti yummy

Postuar nga kotka datë 24 Janar 2009 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka

do hahej dreka, do flihej gjume nje ore e ne oren 6 do nxirrnit femijet per akullore e aranxhata...ose boze, hm, sa me pihet nje boze tashti yummy

edhe mua moj cupka aq shume me pihet, por c'e do qe ne oren 6 une jam akoma ne tren

Postuar nga kotka datë 25 Janar 2009 - 20:42:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Ka edhe me keq me moter. Ka qe punojne nga dy pune se kane blere shtepi dhe duhen shlyer bil.....si e kishe ate fjalen gerqisht se e harrova?

se c'me duket si leksilogjio i njohur ky i joti mi/mo cedrus
e kishim fjalen tek billat, por megjithate per sa kohe je ne gjendje ti paguash ato te shkreta billa je i/e pasur.
keshtu e shoh jeten une.....

Postuar nga shelgu datë 26 Janar 2009 - 04:08:

Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008

Cedar, qe te besh diferencen duhet te keshe te qarte disa gjera. Se pari DSM eshte produkt made by American Psychiatric Association ne bashkepunim me psikologet dhe disa fusha te tjera.
Sindrom burn-out eshte nje fenomen qe ndodh per shkak te stresit dhe mbingarkeses ne pune (jo vetem kaq). Burnout nuk eshte "semundje e mirefillte" sic thua ti por nje traume kalimtare baza e se ciles eshte reagimi i individit perkundrejt stresorev qe provokojne shume simtoma te pakenaqeshme te cilat me pas kane pikun e tyre ne krizat qe pesojne subjektet. Ne momentin qe burnout ndodh nuk ka me kthim prapa qe dmth se nuk eshte verifikuar riaftesim i subjekteve perkundrejt ketyre stresoreve. Gjithsesi burnout nuk eshte sindrom per psikiatri sepse nuk ka natyre endogjene apo patogjene dhe as nuk lidhet me crregullime personaliteti. Individi i prekur mund te rehabilitohet shpejt pas kesaje traume dhe mjaftojne disa seanca keshillimi qe lidhen me shume me krizen e identitetit qe do dhe pason shpesh pas ktij sindromi. Kjo eshte Tipike per raste e renda te ketij fenomeni. Mos e ngaterro psikiatrine cedar. Sot edhe crregullime serioze po mbahen larg psikiartirise per shume arsye duke u atashuar ne qendra komunitare te shendetit mendor, ku rol me te madh kane psikologet dhe punonjesit sociale.

Gjthsesi, e ritheksoj se nuk a shume per te bere nje psikiater ne kesi rastesh pervecse te plotesoje nje recete me sedative dhe anksiolitike per fazen akute...me pas i takon te tjereve

Shpesh psikologut i thone "paradhoma per te psikiatri" dhe duhet te dishe se me aplikimin e psikologjise ne patologjite e ndryshme mendore progresi ne psikiatri ka shenuar nje zhvillim te madh dhe sukses te dukshem. Ndryshimi i te dyjave edhte se psikologjia nuk perdor ilace. Sujektive jane ne esence edhe psikiatria edhe psikologjia por psikiatret kurojne me ilace subjektet e tyre me semundje te cilat jane jo me nature organike.

Plotesisht dakort ne aspektin filozofik.

Ne anen biologjike me vjen keq se calon nje perkufixzim parimor.

Cdo cfaje subjetive, ka ne bare ndryshime organike.Jo gjithmone psikiatria perdor ilacet. Jane te njohura shume metoda shkencore psikiatrike(psh Psikoterapia) por ka edhe te tjera, qe jane mjekime vetem me ndikim mbi subjektin(me fal qe e quaj te semurin sibjekt, por eshte thjesht per saktesim).

Psikiatria eshte nje shkence qe ngrihet mbi njohjen biomjeksore dhe edhe njehere. Nuk ka asnje ndryshim ne sjellje apo ne akomodim, pa pasur ndryshime organike te mirefillta ne substrakrin qelizor ose subqelizor.

Postuar nga akrepi2008 datë 26 Janar 2009 - 21:03:

cedrus, nuk kam kohe te tepert te humbas me divulgimet qe ben zotrote.
Cdo veprim ka nje filozofi te tijin ne kete jete. une nuk te preka procese filozofike por pervoja dhe eksperienca te jetuara.

Psikoterapine nuke e bejne psikiatrit (me perjashtim te atyre qe jane specializuar ne psikologj-psikoterapi) Problemi organik dhe bihevioral i semundjve edhte enigma me e madhe. PSh te skizofrenite eshte verejtur nje malformim ne lobin frontall te truririt te tyre por askush nuk eshte ne gjendje te tregoje nese eshte semundja qe e shkakton kete malformacion apo ky i fundit semundjen. kupa me kapak o cedar.

Tashti edhe njehere se ti e ke zakon te hapesh... kot. mos na fut mikrobiologjira dhe farmakologjira qe nuk e ndohmojne temen dhe nuk jane fushat e tyre. Semundjet psikike kane mjekime qe ndikojne kimikisht ne organizem dhe tentojne te rregullojne ekuilibrin e prishur te gjerave. por shkaqet jane shpesh enigme. kjo eshte edhe subjkti interpretativ qe e ben psikiatrine relativisht subjektive ne krahasime psh me kardiologjine ne te cilen mjelet kane te bejne me funksionin e nje "pompe" sic eshte zemra..

  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.