Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Cfare ndryshimi ka nga Katolik dhe Protestant (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16959)


Postuar nga LIS datë 16 Shkurt 2011 - 15:46:

Ndryshimi ne mes Katoliçizmit dhe Protestantizmit

Ne fakt qe te fillohen kuptimet e protestantizmit duhet te kuptohet menyra e ndertimit te shtetit , sepse atje e ka edhe bazen edhe lindja e protestantizmit se degezim i veçante nga kisha katoloke romane , ra siç thashe me lart duhet te kthehemi ne periudhen e e mesjetes se hereshme . Duke mos dashur te bejme analiza historike sepse dikuj mund ti lodhin edhe koken , Religjioni apo besimi ishte bere pjese e shtetit dhe Papa ishte ai qe kurorezonte mbreterit , pra me pak fjale ishte nje Teokraci qe do te thote se kisha ishte mbi shtetin . Dime nga Ungjilli se ndarjen e pare te shtetit nga besimi e beri Krishti ( me shprehjen e fameshme : jepni Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe ZOTIT ate qe i takon ZOTIT ) kjo njihet edhe ne te gjithe librat e drejtesise dhe formimit te shtetit. Duke pare se kisha kishte uzurpuar shtetin se ne fund te fundit mbreti shugurohej nga kisha , dhe kisha ishte e plotefuqishme , dhe kishte bere pasuri te papare , duke qene se interpretimin e ungjitllit e kishte kisha dhe prifti dhe ishte bere monopol i tyre dhe shpesh here doktrina e krishtere interpretohej sipas qefit, duke dhene ndeshkime tek njerezit qe i dilnin kunder doktrines (inkujzicioni) siç ishte rasti i Xhordano Brunos , lindi iluminizmi qe nuk ishte asgje tjeter vecse disa njerez qe kishin njohuri me te gjera , dhe po fillonin te kuptonin keta lloj manipulimesh , te vetedishme ose te pavetedishme se per hir te se vertetes duhet te themi se shkenca nuk ishte edhe shume e njohur ne ate kohe . Nje nder iluministet e pare ishet edhe Martin Luteri i famshem . Protestantizmi kishte keto ide kryesore :
a) Njeriu ti lutet direkt ZOTIT dhe jo nepermjet kishes
b) Te shkohet tek Bibla origjinale
c) Te perkthehet edhe ne gjuhet e tjera ( sepse siç dime Bibla thuhej dhe lexohej ne latinisht)
Dhe protestantet i paguan shtrenjte idete e veta sepse vetem per nje nate u masakruan 2000 protestante dhe ajo nate u quajt nata e Shen Bartolomeut.
Shpresoj t'ju kem shuar sodopak kureshtjen , dhe te kem qene sa me shume i sakte .
Faleminderit


Postuar nga lost_soul datë 16 Shkurt 2011 - 20:32:

Desha te shtoj nja dy gjera qe di per kete.

Ne ate kohe, kisha katolike shiste falje me copa letre, per faljen e shpirtit apo dicka e ngjashme. Keto copa letre shkruheshin me dore, sepse nuk kishte shtypshkronja.
Pikerisht ne kete kohe Gutenberg, shpik makinen e pare shkrimit, dhe kisha e pa si mjet shume fitimprures, sepse copat e letres tani mund te shtypeshin me lehte dhe me shumice.
Ky ishte edhe nje nga shkaqet qe e beri Lutherin te denonconte korrupsionin e kishes.

Eshte interesant fakti, qe efekti anesor ishte qe kisha ndihmoi perparimin e teknologjise se shtypshkronjes, gje nga e cila perfitoi i gjithe njerezimi.


Postuar nga LIS datë 21 Qershor 2011 - 21:25:

Po tamam keshtu eshte dhe keto faljet ne copat e letrave quheshin liturgjenca ( me kishte shpetuar si fakt )


Postuar nga Niqua datë 21 Qershor 2011 - 21:39:

all politics.. cdo fe me duket isoj..


Postuar nga BARIU datë 04 Shkurt 2014 - 16:59:

Nje faqe me pergjigje

Ketu ka ca informacion te mire per pyetje te ndryshme per Besimin e Krishtere, pergjigje nga nje pikepamje Ungjillore.

http://pergjigje.org/

Zoti ju bekofte
Bariu


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.