Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2009 - 07:39:

Une s'kam hequr dore nga poezia apo nga proza, po ashtu edhe sic kam hequr dore nga te vizatuarit apo te pikturuarit. Nuk kam aq talent sa te fitoj buken e gojes as me njeren e as me tjetren. Mbeten thjesht pasione qe i ndjek sipas kohes qe kam edhe frymezimit perkates.
I dua te dyja pak a shume njesoj madje do te thosha qe te shkruarin e dua akoma me shume se sa pituren apo vizatimin. Sic e thashe per momentin kam disa kerkesa per artin figurativ e po merrem me te. Por do rikthehem tek fjala e shkruar heret a vone. Ashtu sic edhe jam kthyher gjithemon.
Mos i merr fjalet e mia per 'kritike' ndaj kritikes tende. Perkundrazi fjalet e mia ishin per respekt ndaj kohes qe i kishe dedikuar krijimeve te mia edhe une e vleresoj kritiken tende e mbi te gjitha po ta lexosh pak me vemendje do te shohesh se jo vetem e vleresoj por edhe ti mbeshtes mendimet qe ke ndaj saj.
Gjithe te mirat Cedrus edhe te lexofsha ne kritika te tjera!


Postuar nga ingmetalboy datë 25 Gusht 2009 - 13:01:

I guess do te bashkangjit kete teme me te tjerat e kritikes kur te jem me ne gjendje. Tani qe pashe kete teme e cila me pelqeu mbasi Ilirusa eshte nje prej karaktereve viruale me te cilter qe une kam lexuar se bashku me mprehtesine e cedrusit, me vjen deshira per te zhbiruar ne skuthat e pashkelura te gjallerise femerore. Por te me falni per pamundesine e krijuara nga bota ose shkurt sot jam teper i pire per te bere dicka te tille.

Ilirusa vazhdo shkund cdo dege te natyres njerzore me vargjet e tua. Le te bjere cfare te bjere.

Cedrus mos humb kohe duke bere llogje kavaje lart e poshte. Vendi yt eshte ne brezin e letersise.

ingmetalboy


Postuar nga shelgu datë 29 Dhjetor 2009 - 20:31:

Nje poezi e Katileshes

Endrren neper krahe me dhimbje mora

Eshte nje figuracion i zgjedhur bukur dhe i perdorur me efikasitet


E plagosur,gjak e tera mbuluar
Si nje maske persiper fytyres ia hodha
Dhe me te si stoli dola zbukuruar.
Nuk te gjej dot fijez malli
Neper floket e nates diku fshehur


Dil ne shesh o fitil zjarri

Thirrja "fitil zjarri" eshte krejt origjinale. katilesha shpreh keshtu nje menyre unike te pasionit poetik.


Trupi im te prêt per ta perkedhelur.
Deshirat po puthen sonte
Kujtimet dashurohen ne erresire,
Aspak nuk ndihet mungesa jote
Hena eshte per te me bere shoqeri.
Ne lotet e tu kam humbur,
Zemren dallge e thirrjeve po e godet,
Si nuk e kupton qe me ke humbur
Dhe me kot cirresh dhe therret….



Ne pergjithesi poezia nuk ndryshon shume nga te tjerat qe ka hedhur ne kete forum poetja. Ka pasion shume, por art pak. Puna qe eshte bere mbi poezi te ben te kuptosh qe ka mangesi profesionale.

Simboli i henes gjithmone mbetet i forte dhe dominant tek poezite e saj.

Ne lotet e tu kam humbur. Dikush qe qan, per ke?

SE fundi:

Si nuk e kupton qe me ke humbur

Dhe me kot cirresh dhe therret...

Vargje qe nuk perputhen me logjiken e poezise.

Kaq. Nuk mund te analizoj me tel sepse lidhja e deshires se mire me realitetin, keputet vazhdimisht.


Postuar nga Katilesha datë 30 Dhjetor 2009 - 23:55:

Poetja?
Ah sikur, por nuk jam. Thjeshte mundohem te hedh ndonje mendim ne varg,por kjo nuk do te thote se guxoj ta quaj ate poezi dhe veten poete. Si cdokush tjeter une kam nje "logjike personale" , nje menyre te ndryshme per t'i pare , ndjere ,kuptuar dhe shprehur gjerat ,prandaj dhe ai qe e lexon krijon idene se ka nje "mosperputhje" midis deshires dhe realitetit.


Gjithsesi faleminderit qe ndalesh tek ato se cfare shkruaj.


Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 00:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Poetja?
Ah sikur, por nuk jam. Thjeshte mundohem te hedh ndonje mendim ne varg,por kjo nuk do te thote se guxoj ta quaj ate poezi dhe veten poete. Si cdokush tjeter une kam nje "logjike personale" , nje menyre te ndryshme per t'i pare , ndjere ,kuptuar dhe shprehur gjerat ,prandaj dhe ai qe e lexon krijon idene se ka nje "mosperputhje" midis deshires dhe realitetit.


Gjithsesi faleminderit qe ndalesh tek ato se cfare shkruaj.



Pse me falenderon?

 


Postuar nga Katilesha datë 31 Dhjetor 2009 - 00:46:

Ja keshtu , kot, per qefin tim....


Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 00:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Ja keshtu , kot, per qefin tim....


Kisha deshire te shihja nje poezi qe ti e mban me te miren, madje edhe ta kerkova, por u tregove jo e gatshme.

Me vjen keq nese te ka erdhur keq, por nga e ardhura keq nuk te gjen keq. Megjithse eshte me keq kur nuk te vjen, keq thone...


Postuar nga Katilesha datë 31 Dhjetor 2009 - 00:59:

Me ka ardhur keq.. Aspak, perkundrazi i mirepres kritikat dhe mundohem t'i ve ne pune ,edhe pse mund te mos ia dal ,sepse nuk jam profesioniste ne poezi.

Une nuk kam ndonje qe e mbaj per me te miren ,por eshte nje qe e kam postuar kohe me pare " Bien kembanat"..Ajo eshte nder te paktat,per te mos thene e vetmja qe me pelqen nga ato qe une kam shkruar ne vargje..


Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Me ka ardhur keq.. Aspak, perkundrazi i mirepres kritikat dhe mundohem t'i ve ne pune ,edhe pse mund te mos ia dal ,sepse nuk jam profesioniste ne poezi.

Une nuk kam ndonje qe e mbaj per me te miren ,por eshte nje qe e kam postuar kohe me pare " Bien kembanat"..Ajo eshte nder te paktat,per te mos thene e vetmja qe me pelqen nga ato qe une kam shkruar ne vargje..



Me ben nje nder e ma dero ku eshte? Me bere kurioz vertet, jemi edhe para Vitit te Ri.


Postuar nga iliriusa datë 01 Maj 2010 - 03:51:

Rastesisht, teksa po kopjoja grimcezat e shkruajtur nga une tek tema "Monstra ne shpirtin tim" rastisa tek kjo poezi. E mbaja mend kete teme edhe kerkesen tuaj specifike per kete poezi e mqs e gjeta vendosa ta postoj ketu. Nqs ende deshironi, mqs ishte edhe deshira e Katit, do te me pelqente edhe mua ta lexoja kritiken tuaj. Megjithese ka titull pakez ndryshe nga ai qe ka permendur Kati besoj se behet fjale per te njejten poezi.


"Kembanat e shpirtit " - Nga Katilesha

Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si prostitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.

S'ka dileme
le te jem prostituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.

Bien kembanat te mekatit njerezor,
dy shpirtra cmendurisht po dashurohen
neper trotuaret mbushur me molle,
qe tashme frytet ia mblodhen.

Dihatje shpirterore degjohen kete nate,
hena syte nga turpi ka mbuluar,
yjet veshet me duar mbajne
te mekatit s'duan te jene deshmitar.

Bien kembanat te mengjesit te ri,
shpirti vishet dhe del,
ai eshte i bukur dhe plot hijeshi,
pafajesi qe te gjithe i rremben.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.