Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)


Postuar nga BIONDIA datë 29 Dhjetor 2009 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


.Ai,mbas shume vitesh analizash dhe me nje fare eksperience shkruan kte liber.Libri ne vetvete thote ate c'ka dime une edhe ti (te gjithe ne).Thjeshte duke qene person i trete,ai u flet te gjithve duke u thene qe s'ekziston ajo dashuri qe mendojme NE...



Po ky me duket ska pas fare esperienca moj xhan se po flet si kodra mos bregut ,sepse sa here qe dikush dashuron mendon qe eshte ajo qe do ti per momentet qe te fal per ate qe ti ndien per ate qe te ben te provosh kjo dashuri ...ty kjo gje te mjafton dhe thua eshte ajo qe kam pritur ajo qe doja "dhe pse ndoshta nuk eshte hera e pare qe bie ne dashuri por e mendon unike ... mbas nje deluzioni(nese vjen ) ateher nxjerr kete konkluzion qe nuk eshte ajo dashuria qe mendonim ne ......sme pelqejne libra te tille si i bie"hajde baba te tregoj arat"...sa faqe ka moj cuce


Postuar nga bruni22 datë 29 Dhjetor 2009 - 00:38:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


"hajde baba te tregoj arat"



k'shu e perdorni kte ju elbasansit?


Postuar nga BIONDIA datë 29 Dhjetor 2009 - 00:40:

[QUOTE]Po citoj ato që tha bruni22


k'shu e perdorni kte ju elbasansit?
[/QUOTE


jo e perdor une ...perdor shpesh dhe nje thenie te shamunaqes zero titulli ceci na fal se dolem nga teme


Postuar nga bruni22 datë 29 Dhjetor 2009 - 00:47:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


jo e perdor une ...perdor shpesh dhe nje thenie te shamunaqes zero titulli [/B]




ceci ku je ti yllo mir?
sa x temen nuk flas dot "x munges experiece" se do na thot biondia pastaj, (ja ke fut si kodra pas malit) :p


Postuar nga cecilia datë 29 Dhjetor 2009 - 01:08:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Po ky me duket ska pas fare esperienca moj xhan se po flet si kodra mos bregut ,sepse sa here qe dikush dashuron mendon qe eshte ajo qe do ti per momentet qe te fal per ate qe ti ndien per ate qe te ben te provosh kjo dashuri ...ty kjo gje te mjafton dhe thua eshte ajo qe kam pritur ajo qe doja "dhe pse ndoshta nuk eshte hera e pare qe bie ne dashuri por e mendon unike ... mbas nje deluzioni(nese vjen ) ateher nxjerr kete konkluzion qe nuk eshte ajo dashuria qe mendonim ne ......sme pelqejne libra te tille si i bie"hajde baba te tregoj arat"...sa faqe ka moj cuce



Biondia e respektoj kendveshtrimin tend...Pikerisht edhe autori ate thote...qe njeriut s'i merret vesh.

Ka goxha faqe.


Aldo,mire jam flm...mos me nxirr sekretet ketu... (ate yll e mbaje per vete)


Postuar nga cecilia datë 29 Dhjetor 2009 - 02:53:

A ka mundesi te dashurosh dy vete njeherazi? Sigurisht. Po te dashurosh njerin dhe te biesh ne dashuri me tjetrin ? Sigurisht. Po te biesh ne dashuri me dy vete njeheresh? Jo. Secili prej nesh dashuron disa persona, duam nenen e babain tone, gruan a burrin tone dhe femijet tane. Asnjera nga keto dashuri nuk e perjashton tjetren, asnjera nga keto dashuri nuk i heq diçka tjetres. Ne te njejten menyre nje burre mund te dashurije dy bashkeshorte e nje grua dy bashkeshorte. Ka mundesi qe dikush, duke vazhduar te doje gruan, te bjere ne dashuri me nje tjeter. Madje mund te themi se ky eshte rregulli. Mirepo eshte e pamundur te biesh ne dashuri me dy njerez te ndryshem. Ne veshtrim te pare ky kufizim duket absurd. Degjojme te thuhet herepashere: "kam rene ne dashuri me te dy", ose "nuk e di se me ke jam dashuruar me shume". Keto thenie degjohen ne dy raste te ndryshme. Njerin prej tyre mund ta veshtrojme si pergatitor per renien ne dashuri. Siç e kemi thene me pare, ai qe po bie ne dashuri kerkon dike qe t'i pergjigjet ne njefare menyre dhe shpeshhere ka pershtypjen se e ka gjetur. Pra fillon te bjere ne dashuri shpeshhere. Dhe, meqe mund te ngjase qe au te takoje shume persona, nis te bjere ne dashuri herepashere, madje edhe njeherazi. Per kete arsye ai mund te thote "kam rene ne dashuri me te dy (a me te dyja)" . Kjo gjendje mund te behet edhe me e thjeshte kur dy persona te ndryshem bien ne dashuri me te njekohesisht. Meqe ai eshte i priruar ndaj dashurise e gjen pergjigje pozitive nga te dyja, formohet nje grup prej tre vetesh. Ta zeme tani se te dy personat qe e duan jane shoqe te ngushta ose motra. Formojne se bashku nje grup te bashkuar ne te cilin ai eshte qendra. Situata te tilla nuk jane aspak te rralla.
Shprehjet si 'kam rene ne dashuri me dy veta' ne fakt tregojne nje gjendje te papercaktushmerie ose tranzicioni qe mund te çoje te nje strukture kolektive,te nje renie dashurie ose te zgjase.Persa i takon renies ne dashuri me nje artist/artiste,kjo eshte shpesh nje idealizim prej se largu,po mund te jete edhe nje renie ne dashurie e njeanshme.Eshte e vertete qe shume persona mund te bien ne dashuri me te njejtin njeri pa rene ky i fundit ne dashuri me ta.Permendem se mund te duam njeherazi disa persona e te biem ne dashuri me nje tjeter.Ne kete rast renia ne dashuri eshte pika e nisjes se nje ristrukturimi te ndjenjave tona.Personat qe duam jane bere pjese perberese e vetes sone,te realitetit tone,te atij individualiteti qe duam te njihet e te dashurohet gjate renies ne dashuri.Me fjale te tjera,renia ne dashuri ndodh gjithmon mes dy personash qe kane historine e vet,kane nje sistem ndjenjash dhe parapelqimesh.
Renia ne dashuri,ngaqe eshte kapercimi i nje pengese,paraqet gjithmon nje ristrukturim ne kte sistem ndjenjash.Diçka qe me pare ishte thelbesore,braktiset e quhet pa vlere,ndersa dicka tjeterruhet e duhet perfshire ne dashurine e re.Psh, nese bien ne dashuri dy njerez te martuar dhe me femije,secili prej tyre e ndan,ne sistemin e vet te ndjenjave,bashkeshortin nga femijet.Per te shoqin se vret shume mendjen,ndaj tij do te ndryshoj sjelljen e saj por jo ndaj femijve te saj.Femijet mund te perfshihen ne dashurine e re.I shoqi nuk eshte pjese perberese e berthames se vetvetes qe kerkon te njihet,kurse femijet po.Mirpo takimi ndodh midis dy personave te shkeputur prej mjedisit te tyre.Ne takim femijet nuk jane te pranishem.Secili kerkon dashuri per vete ,jo per femijet.
Vazhdimi i renies ne dashuri synon atehere pikerisht 'perfshirjen brenda marrdhenies edhe te pjeseve qe,ne nje faze te pare ishin te prejashtuar,pra,femijve.Po kush ka rene ne dashuri mbetet i dashuruar me personin tjeter,jo me femijet e tij.Keta femije duhen sepse i do tjetri.Mund te ndodh qe ata te perbejne nje pengese,te pakapercyeshme,per zhvillimin e renies ne dashuri.Psh,ngaqe kundervihen ose kthehen ne mjet shantazhi nga ana e te dy familjarve,ata i japin shkas shperthimit te dilemes.Ne te gjitha rastet,renia ne dashuri eshte gjithmon takimi i te dy izoluarve,ku secili prej tyre mbart ne vete nje sistem marrdheniesh qe kerkon t'i ruaj pjeserisht,po edhe ti ristrukturoje.Kur renia ne dashuri paraqitet si takim i dy individualiteteve te izlouar,te cilet kerkojne vetmine absolute,ketu kryhet nje mistifikim.Ne te vertet ata kerkojne takimin absolut te individualiteteve te tyre por ne te njejten kohe perfshirjen e gjithckaje qe ndodhet prane vetes se tyre,Jo ose njeren ose tjetren,por te dyja se bashku.Deshira per nje izolim te plote,te perhershem,perfundimtar,nxjerr ne pah nje problem: perpjekjen per t'iu shmangur peshes qe jeta ekzistuese ushtron mbi renien ne dashuri.Kur pesha e realitetit perreth behet e padurueshme,kur veshtiresia per te integruar ne ate pjese te vetevetes qe perbehet nga ndjenjat e lidhjet e meparshme behet e pamundur,renia ne dashuri synon te shkeputet nga bota e te kthehet vete ne nje zone te lire e çliruese,ne te cilen mund te gjendet strehim e paqe dhe prej ku te nisesh serishmi per te perballuar boten.Nese dy te dashuruarit ndodhen ne te njejten situate,atehere fiton perparesi deshira per t'u larguar,per te ikur,per t'iu shmangur plotesisht trysnive,per te krijuar nje bashkejetese te qendrushme me tjetrin dhe me vone te fitojne serish ata qe paten humbur...
E permendem se mund te dashurosh njerin dhe te biesh ne dashuri me nje tjeter; po qe nuk mund te kesh rene ne dashuri me nje dhe te biesh ne dashuri me nje tjeter.Ne fakt renia ne dashuri eshte nje proces ristrukturimi i te gjtha marrdhenieve te nje individi.Renia e re ne dashuri tregon drejtimin absolut per ku duhet te shkojme.Dy renie ne dashuri jane te pamunduara,sepse kjo do te thote te shkosh me tere forcen e shpirtit tend drejt dy objektivave absolute,po te ndryshme.
Po çfare ndodh kur dy personave qe kane rene ne dashuri u lind nje femije?
Le te shqyrtojme rastin kur njeri prej te dyve s'e deshiron kete,prandaj kur lind femija ai e perjeton dashurine e tjetrit per femijen si nje tradheti te vertete,si nje braktisje.Te shohim tani rastin kur te dy e duan femijen.Femija lind i deshiruar dhe kthehet ne nje perqendrim te ri dashurie.Gjithsesi edhe ne kete rast renia ne dashuri perfundon.Eshte veshtire ta pranosh.Nje thenie popullore thote;femija e forcon dashurine,e sheron dashuri ne rrezik.Dashurine pra dhe jo renien ne dashuri.C'eshte e verteta femija kthehet ne objekt dashurie per te dy.Ata bien njeherazi ne dashuri me te.Marrdhenia e tyre lidhet tanime me ekzistencen e nje te treti.Asnjeri nuk eshte me absolutisht i domosdoshem per tjetrin,asnjeri s'eshte me zoti i tjetrit,Te dy perulen duke adhuruar nje zot ne lindje e siper,jashte tyre.Nqs midis tyre lind ndonje ferkim,lajthitje,secili mund te gjej strehim tek femija.Sidomos nena qe e ka mbajtur ne bark,qe e ushqen, te pakten muajt e pare ,perben objektin absolut te femijes.Ne fakt,lindja e nje femije eshte per nenen,pothuajse gjithmon nje renie ne dashuri me kuptimin e plote te fjales.I gjithe interesimi i saj,tere perkujdesia,te gjitha ankthet lidhen me femijen.E drejta e re perjashtimore eshte e papajtushme me te vjetren.Rrjedhimisht,lindja e femijes,dashuria per femijen e kalit bashkimin,e stabilizon dashurine,por ben qe te fashitet renia ne dashuri.
Ne menyre paradoksalenrenia ne dashuri mund te vazhdoje nese nje force e jashtme i ndan te dashurit;ose kur lind xhelozia ndaj femijes:po kjo do te ishte atehere nje renie ne dashuri e njeanshme,pra fatkeqe.
Mungesa e vijimesise qe shfaqet me lindjen e femijes fshihet nga kultura jone.Zakonisht,plot habi,secili ve re se tjetri nuk e perfill sa duhet,s'ka me hove dhe ate deshire te zjarrte qe kish me pare.Ne fakt ka ndryshuar cdo gje.Nje strukture te paqendrushme ne thelb,siç eshte renia ne dashuri,tani ia ka zene vendin nje strukture potencialisht e perhershme.Edhe kur renia ne dashuri shuhet,madje edhe kur dashuria zhduket e te dy ndahen,mbijeton kolektivi i krijuar nga dy çiftet nene-bir e babe-bir.

Vijon...


Postuar nga Roi datë 29 Dhjetor 2009 - 05:43:

Pergezime per shkrimin Cecilia,nese vertet e ke perkthyer ti,pasi do goxha mundim nje shkrim i tille per tu perkthyer ne nje gjuhe tjeter.Jo se ka fjale shume te veshtira (sado qe ka,te kuptohemi),por me shume pasi eshte vertet i gjate e te ha kohe...plus qe duhet edhe vleresuar ajo ndjenje altruizmi e mundimi,qe te shtyn ta ndash shkrimin me te tjeret,pra me forumin !!

Po mundohesh te lexoja me kujdes kete shkrimin e fundit pasi fliste per nje argument interesant ! Renien ne dashuri me dy persona njekohesisht !! Po sa njekohesisht eshte muhabeti ???
Ndoshta luhet cik shume me fjalet e nuk merret vesh mire dallimi i te ashtequajturit trekendesh qe formohet,pra te dashurohesh me dy persona njekohesisht,apo te dashurohesh me dy persona por ne dy kohe te ndryshme,pra fillimisht dashurohesh me njerin e me vone me tjetrin dhe te vazhdosh lidhjen njekohesisht me te dy ! Besoj se kete ka dash te thoje edhe autori,sado qe kuptohet cik me veshtiresi pasi sic e thashe luhet cik shume me fjalet e arrin nje pik e thua...ca po thoshte ???

Por une po mundohem ti bie cik me shkurt duke u munduar te jem me pak filozofik e me pragmatik...dhe me popullor po ashtu !
Per mendimin tim nje person nese bie ne dashuri "koke e kembe", bie ne dashuri vetem me nje !! Nese vertet arrin te dashurohet marrezisht !! Dhe nese do mundoheshin ta tregonim me nje grafik,do ishte pika me e larte e paraboles

Keto situata ,me kujtojne nje nga ato barcaletat tipike vlonjate,po e tregoj edhe per ta lehtesuar cik muhabetin se tema qenka vertet serioze,te merrka trute
I thote nje vlonjat nje vajze qe kalonte rruges
" o motra ka vend ne ate zemren tende per mua?? "
Ja kthen ajo..." Jo vllai,eshte e zene !"
I pergjigjet ky..." Po mire moj se nje cope vend ne kembe dua une !

Ehhh zemra e vajzes ishte full fare e as qe donte t'ja dinte per vlonjatin e shkrete Prandaj mendoj se s'ka vend per persona te trete kur nje person vertet Dashuron!! Edhe se ndoshta tek shkrimi i autorit, sikur aludohet per nje treshe te mundshme pa shume veshtiresira (e kam llafin per pjesen e pare,po e le menjane ate ku trajtohen lidhjet me femije ne mes).
Ndersa per mua,kur dashuria fillon e zbehet,atehere nuk perjashtohet qe njeriu te filloje e te bjere ne dashuri me dike tjeter !!,Eshte e pamundur te dashurosh me te njejtin intesitet dy persona te ndryshem,apo te thuash ndihem i dashuruar me dy persona te ndryshem njekohesisht!
Per t'iu referuar atij grafikut tim te famshem qe lartpermenda ,per te filluar te dashurohesh me dike tjeter (new entry),pika ( me te vjetrin) duhet te jete diku aty nga renia,ose perendimi me sakte, meqe po flasim per ceshtje ndjenjash ! Ka humbur pasioni dhe njeriu fillon te kete nevoje (fale dikujt tjeter qe ka njohur psh) per ndjenja e emocione te reja !!
Pra ne nje gjendje te tille mendoj se fillon te krijohet per dike tjeter,jo vetem "nje vend ne kembe" por edhe me shume, "nje vend ulur ne kolltuk ":p

Ka dhe raste pastaj kur personi s'ka qene i dashuruar sic duhet por mendonte se ishte (per t'iu referuar grafikut pika s'e ka arritur ndonjehere ndonjehere kulmin e paraboles,eshte fundosur diku aty nga fillimi ). Jane lidhje te krijuara si pasoje e pamundesise per te zgjedhur,frike nga te mbeturit vetem,nga ato te tipit,"hajd mo se duket njeri i mire " ...lidhje keto qe perbejne dhe shumicen e lidhjeve te cilat konsiderohen si lidhje dashurie !! Kur nje person i tille,pseudo i dashuruar,njeh nje person te trete me te cilin arrin te dashurohet (pasi duke qene pseudo i dashuruar,padashje kish lene "nje vend me kembe" te lire),atehere mendon (dhe si rrjedhoje thote) se i dashuron te dy !!
Ka dhe raste te tjera pastaj,sidomos ne fillim te historive,kur njeh dy persona njekohesisht,por je i pavendosur,konfuz....ndoshta pasi je i terhequr nga te dy ,por aspak pasi je i dashuruar me te dy !

Persa u perket paralelizmave te tipit,mund te dashurojme njekohesisht dy persona sic mund te dashurojme (ose duam me sakte) mamane dhe babain, jane thjesht paralelizma qe s'qendrojne !Kety hyn ne nje plan tjeter pastaj..... ! Dashuria per partnerin eshte dicka,per prinderit dicka tjeter !

Per ato grupimet treshe a me shume,jam dakort si krijesa momentale,por qe s'mund te zgjasin pergjithmone...vjen gjithmone nje moment kur dikush merr kurojon e thote boll (te pakten ne shumicen e rasteve).

Mendoj se eshte e rendesishme nje ndarje kohore(gje qe autori me duket se nuk ben,ose e ben por thjesht mundohet ta tregoje ne menyre tjeter filozofine e tij ). Fillimi i nje historie,periudha kur arrihet maksimumi i ndjenjave,pasionit e pse jo edhe lumturise,per te arritur pastaj tek konsumimi apo perendimi i ndjenjave dhe pasionit ! Duke bere nje ndarje te tille,mendoj se mund te kuptohet apo arsyetohet rreth nje tresheje te mundshme ! Ose te pakten do ishte me e lehte ,pasi gjithmone ndjenja ngelen ato te shkretat,shkencat me inekzakte qe ekzistojne
Gjithashtu mendoj se eshte dhe e rendesishme nje ndarje e tipit dashuri-pasion nga dashuri-te duash (thjesht) te miren e tjetrit !
Nejse muhabeti i gjate shume ky i dashurise .....u trasha fare,kam dhe gjum tani !!!

Buuu,ndoshta jam une qe s'arrita ta kuptoj tamam tamam vizionin e tij ... ma beri koken dhalle,sado qe me terhoqi goxha analiza qe ka bere ! E perseris, ka thene pak a shume ato gjera qe po mundohem te shpreh dhe une duke i rrene cik shkurt,por sigurisht qe ndonje shembull me banal,(sia ata qe bera une psh ) do kish arritur te shpjegonte disi me kollaj tere ate kaos qe perbejne ndjenjat dhe shtjellimi i tyre (pothuajse i pamundur !!) me fjale !!



Ps:me falni per perdorimin e tepert te kllapave,por gjate shkrimit, mu be i pashmangshem !


Postuar nga shelgu datë 29 Dhjetor 2009 - 19:33:

Po citoj nje liber te lexuar kohet e fundit, me mire po them: po e perifrazoj.

Dashuria nuk ka ngjyre, as ere. Nuk ka shije. Nuk ka konture dhe nuk njeh kufij (aty eshte perdorur fjala (does not fit). Nuk eshte as kozmike as tokesore, nuk ka asnje lloj Zoti dhe si e tille nuk eshte as ateiste.
Dashuria nuk ka moshe dhe nuk preferon ndonje moshe, pra si e tille eshte edhe e rrezikshme. Ne anen tjeter eshte e parrezikshme sepse zjarri i saj nuk djeg, megjithse te jep dhimbje te madhe.

Kush e prek ndjen shume, kush e perqafon, ndihet Zot.
Kush e perpin dhe perpiqet ta beje pjese te trupit te tij, ja kalon edhe Zotit, pra arrin ne ato dimensione qe nuk ekzistojne.
Dashuria nuk te ngop, nuk te lodh, nuk te nginj etjen. Sa me shume te marresh aq me teper kerkon. Kjo duket paradoksale, por eshte e vertete, sepse ajo nuk ka dimensione dhe nuk ka limite(does not fit).

Ka vetem nje te mete te madhe, ajo kerkon dy njerez qe te realizohet dhe te dy keta njerez duhet te kene te njejtin intensitet. Kjo eshte e parealizueshme, sepse duhet qe te filloje ne te njejten kohe ne te dy anet dhe te zhvillohet ne te njejten kohe. Por njerzit nuk jane te njejtem pra jane te ndryshem. Kjo ben qe dashuria te kete nje spacio sfazimi, qe ne vetvete eshte edhe shkaku qe e ben dahurine te tille, pra noneksiztente.

Sikur te eksistonte sinkronizimi ne dashuri, pra ajo qe quhet dashuri sinkrone, rezultati do te ishte shperthyes dhe pasojat do te ishin te ngjashme me fenomenet qe ndodhin ne nje "Grand Colaider", me pasoje krijimin e lendeve qe nuk jane tokesore, por kozmike, te tilla si vrimat e zeza, antimaterja, deformimet e universit, apo edhe universet paralele.

Femijet e kesaj dashurie do te ishin...me mire te mos vazhdoj.


Postuar nga cecilia datë 29 Dhjetor 2009 - 19:59:

Roi,
Shume flm qe more mundimin te shkruash kaq gjate...

1- Autori eshte Italian,une s'di italisht.Libri eshte i perkthyer ne shqip.Eshte e vertet qe eshte paksa lodhse sepse Autori insiston shume tek 'lidheset'...Se di nqs italishtja e ka kte apo autori e ka bere per te qene me shume i kuptushem...Ndonje Italo-shqiptar mund te na i shpjegoj kte...Jam munduar t'ja heq tere ato "dhe" +disa lidhese te tjera sepse te acarojne kur i lexon.

2-Autori tek kapitulli me siper thote qe eshte e pamundur te dashurosh dy vete njeheresh. Ai i ndan kto lloj lidhjesh me shembuj. Ti marrim gjerat me rradhe dhe te ndalemi tek lidhja 'treshe'.Freudi ka thene qe masa perbehet nga individe qe njejtesohen,indentifikohen me njeri tjetrin dhe ne te njejten kohe njejetesohen me shefin. Qe do te thote, dy persona, (motra, shoqe etj) kto formojne nje grup te bashkuar ne te cilin ai eshte qendra.
I bie qe ate ta dashurojne por s'do te thote qe ai i dashuron ato femra. Ketu kemi nje dashuri te njeaneshme. Eshte nje dashuri ideale,prej se largu.Pra,personi mund te dashurohet nga disa por ky i fundit me asnje.
Psh,une dashuroj Anemone-n por une se di nese Anemon-ja me dashuron.Dhe kjo quhet dashuri e njeanshme,pala tjeter s'dihet.

3- Autori ka kaluar keshtu ne disa forma te ndryshme dashurie dhe i perpunon, si te themi nga te gjitha anet.
Si perfundim ai thote;renia ne dashuri ekziston vetem nepermejt dy personave te vetem.Njeriu mund te bjeri ne dashuri me dike tjeter edhe i martuar qofte,kjo do te thote qe ndjenjat jane shuar per bashkeshortin, e kshtu me radhe.
Te tjerat jane forma te ndryshme dashurie si; nena,babai,vellai etj.

P.s:Ka vazhdim dhe surpriza vertet.


Postuar nga cecilia datë 29 Dhjetor 2009 - 20:15:

Pershendetje Cedrus,

Shume fjale te forta kto me lart.I bashkohem asaj ndjenje qe ke shprehur...Eshte e vertet qe duhet te jene dy, ne te njejten moment,me te njejtin pasion.Me ka ndodhur.Ka qene nje mrekulli.
Por,kam arritur ne konkluzionin qe s'ka njerez te jashtezakonshem,njerez si Zoti...Ato jane idealizimet qe u bejme ne.E them me plot bindjen qe nje dashuri e vertet ndertohet,ti e the vete qe jemi te ndryshem,ai pasion do zgjasi nje kohe te shkurter dhe mbaroi...pastaj,varet ca prioritetesh ke ne jete...mua me intereson stabiliteti, dhe besoj tek nje lidhje afatgjate,qe kjo lidhje te duroj goditjet e jetes (shpesh jane te forta e te pameshirshme) ndertohet,dialogohet,tolerohet,komunikohet...kesaj lidhje i besoj...

Pasioni eshte si puna e asaj portokalles sa i shtrydh lengun e hedh lekuren. Cecilia.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.