Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
E paska bere si te ky filmi
"Non poteva mica fare una figura di merda..."
Ja per cfare duhen avokatet
Gjykata e Riminit dënon me 6 vjet burg 26 vejcaren shqiptare Etleva Barbullushi, pasi verën e kaluar u kap me katër kile kokainë teksa udhëtonte në autostraden e Riminit. E reja e cila udhëtonte me makinë së bashku me nipin e saj 9 vjecar sapo kishte dalë nga autostrada kur u kontrollua.
Mediat italiane shkruajnë se për vendimin e rëndë (??!) ka "peshuar" sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike të sekuestruar. Avokati mbrojtës është munduar të justifikojë sasinë e kapur me faktin se "katër kilogramët nuk janë një sasi aq e lartë në raportet e një qyteti të dimensioneve të Riminit".
Seria "sipas vendit dhe kuvendi".
Shqiptare te tjere kapen sot per trafik droge
Mbi 100 kg kokainë janë sekuestruar në një operacion të antidrogës të drejtuar nga forcat e policisë së provincës së Firences dhe Guardia di Financës. “Operacioni i koduar “Podgorica” ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikantëve kryesisht shqiptarë”.
Policia po ekzekuton 32 urdhërarreste me burg dhe operacioni është shtrirë në provincat e Firences, Pratos, Karreras, Brescias, Monzas, Modena, Bergamo, Vicenza dhe Roma.
Heitmet janë koordinuar nga prokuroria e republikës nëpërmjet gjykatës së Milanos, me mbështetjen e Drejtorisë qëndrore të shërbimit të antidrogës. Banda vepronte në të gjithë Italinë dhe në pjesën veri- qëndrore të Italisë.
Droga vinte nga Europa veriore dhe nga Spanja e fshehur në makina. Vlera e lëndës narkotike në treg do ti jepte organizatës një përfitim prej 18 milionë eurosh.
Polici italiane ka organizuar një konferencë për shtyp e cila do të fillojë në 11.30 minuta për të dhënë dhe detaje të tjera të operacionit.
Bruksel, kapen 12 trafikante armesh shqiptarë
Diten qe perplasen dy trena prane Brukeslit...
-Policia belge arrestoi 12 shqiptarë të dyshuar se ishin pjestarë të një bande në Bruksel. Pas kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve, janë sekuestruar plot 15 pistoleta dhe fishekë, një pushkë, një armë automatik kallashnikov, 7 kilogramë eksploziv i llojit, C4 dhe 1.5 kg dinamit.
Në duar të policisë kanë rënë dhe granta dhe veshje antiplumb. Nga të arrestuarit 11 prej tyre dyshohet se kanë marrë pjesë drejt për drejt në trafikimin e armëve.
Policia shprehet se hetimi për bandën ka nisur që në vitin 2008 dhe se ndërhyrja u bë vetëm pas provave të forta që inkriminonin direkt personat.
Milano, kapen 26 persona per droge... mes tyre (natyrisht) edhe shqiptare.
Pa zbardhur mire dita sot në Milano, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në pranga kanë rënë 26 persona të shteteve të huaja, njoftoi policia italiane. Dyshohet se personat kryenin linjën e drogës Itali-Hollandë e anasjelltas. Në veçanti, banda krijonte një substancë të quajtur "Speedball Milan" ku heroina përzihej me kokainë dhe amfetamina. Gjatë aksionit u sekuestruan në cilësinë e proves materiale 7 kilogramë heorinë, 7 kg kokainë dhe 6 kg marijuanë.
Të arrestuarit janë italianë, shqiptarë, marokenë dhe francezë, por nuk jane bere ende te ditur emrat per arsye hetimesh.
O zot o zot sa te njohur jemi bere ne shqiptaret neper bote .... vetem me vjen keq qe njihemi si peshq te vegjel zakonisht ata arrestohen jo per gje lool
Para disa ditesh ne nje supermerkate GS ne hyrje te qytetit te Romes ku ndodheshin afersisht 500 persona qe benin pazarin aty nga ora 19.00 kater persona te armatosur dhe me fytyre te mbuluar hyjne ne supermerkate duke e kthyer ne nje vend terrorri dhe paniku ate. Me qindra njerez, femije, gra, te moshuar edhe invalide perjetonin çaste dramatike ku kater banditet duke shtene i terrorrizonin njerzit dhe mblidhnin parate nga arkat e supermerkates.
Nje nga klientet arrin te njoftoje policine dhe fatmiresisht aty afer po kalonte nje patrulle karabiniersh te Tivolit dhe nderhyri. Gjate shkembimit te zjarrit tashme ne parkun e makinave te supermarketit mes 4 banditeve dhe karabiereve qe zgjati edhe disa minuat te tjera njeri nga banditet u plagos dhe ndersa nje tjeter tentoi te rikthehej brenda supermerkate dhe aty e preiste nje karabinier me veshje civile qe kishte qene duke bere pazarin. Me pas karabiniret arriten ti arrestonin edhe dy te tjeret .
Kater personat e arrestuar ishin te rinj italiane nga mosha 27-28 vjeç.
Per me shume informacion hidhni nje sy ketij linkut se lajmi eshte vertet intersant
http://www.tgcom.mediaset.it/cronac...olo473318.shtml
Kurse une e mora nga ky linku tjeter.
http://www.vip.it/tivoli-rapina-spa...upermercato-gs/
Nje tjeter organizate trafikantesh shqiptare ne Lecce
LECCE - Guarda Di Finanza ka realizuar një operacion në tre shtete duke prangosur 36 persona të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar një ton marijuane dhe 10 kilogramë heroinë.
Organizimi i trafikantëve, sipas policisë ishte e përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të vendosur në Itali. Ata dyshohet se e zbarkonin drogën në brigjet e Salentos.
Të arrestuarit shqiptare:
Petrit Lekndreaj (34 vjeç)
Flamur Lekndreaj (28)
Ilir Lekndreaj (29)
Frederik Lekndreaj (21)
Kujtim Lekndreaj (20)
Artur Kocecu (27)
Gering Kasa (25)
Aleksander Dukati (25)
Astrit Pjetra (26)
Milan Sokol Gjoli (32)
Altin Brahja (27)
Besim Malaj (36)
Në kërkim janë shpallur
Ilir Lekndreaj (29)
Shan Gjergjndreaj (27), Romë.
Azhornim per 36 te kapurit
Pas nje sinjali te dhene nga homologet italiane, Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me policine kane kryer rreth ores 5 te mengjesit te se premtes nje operacion ku arrestoi pese shtetas, kater prej te cileve banues ne Vlore.
Nderkohe ne Itali jane arrestuar 15 shtetas, ne Belgjike 1 dhe ne Greqi dy. Te gjithe keta shtetas bejne pjese ne nje organizate mafioze te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike dhe itensiteti me i madh i tyre ka qene rreth viteve 2005 – 2007.
Droga shkonte drejt Italise me gomone ne nje periudhe kur ne vend, ishte vendosur moratoriumi i skafeve. Italianet e kane zhvilluar operacionin e tyre kryesisht ne Lece, pasi droga shkarkohej pikerisht ne brigjet bregdetare te ketij rajoni dhe me pas shperndahej ne Itali dhe Belgjike.
"Fatbardh Kapllani, Pilo Zanaj, Daniel Likaj, Artur Demaj ne bashkepunim me shtetas italiane dhe greke kane kryer trafikun e paligjshem, kryesisht me gomone", u shpreh prokurori Kosta Beluri.
Hetimet kane zgjatur rreth 5 vjet dhe gjate kesaj kohe policia italiane ka sekuestruar ne tete operacione te ndryshme, 10 kg heroine si edhe 1 mije 300 kg marihuana. Operacioni u krye ne baze edhe te informatave qe kishte se kerkohej te transportohej ne nje kohe te shpejte edhe 1 mije 500 kg marihuane.
Seç kishin arrestuar edhe sot nje grupt tjeter droge kendej nga italia pune 50-60 vetesh 99% italiane po me e forta eshte se nuk perben lajm, biles nuk e gjej as vete si lajm.
E vetmja kjo kishte mbetur po nuk tregon shume.
http://www.primapress.it/news/124/A...2010-02-22.html
Gjithsej 33 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.