Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Berlusconi kerkon nuse shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17640)


Postuar nga BIONDIA datë 13 Shkurt 2010 - 21:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ec atyyyyy. Rrofsh o Malo qe na ftove. Pse i ngjan kaq shume politika humorit?



sepse keto 2 persona kane ngatarruar profesion duhet te beheshin humoriste jo politikane bota e humorit ka humb 2 njeres te vlefshem per komedi ...


Postuar nga odet datë 15 Shkurt 2010 - 22:07:

Në emër të vajzave të bukura

I nderuar zoti kryeministër!
Po ju shkruaj në një gazetë, të cilën ju nuk e lexoni, megjithatë më duhet t'ju them nja dy fjalë, pasi sensi tuaj i pakujdesshëm i humorit të premten preku njerëz që i kam shumë për zemër: "vajzat e bukura shqiptare". Ndërkohë që kryeministri i vendit nga jam unë, Sali Berisha, konfirmonte impenjimin e qeverisë së tij për të luftuar skafistët, ju saktësuat se "për ata që sjellin vajza të bukura, mund të bëjmë një përjashtim".
Unë i kam takuar ato "vajza të bukura", kam takuar dhjetëra syresh, ditën e natën, fshehurazi nga tutorët e tyre, i kam ndjekur që nga lagjet e Milanos deri në Siçili. Më kanë treguar pjesë nga jetët e tyre të dhunuara, të shkatërruara. "Stelës" padronët e saj i kishin gdhendur mbi bark një fjalë: kurvë. Ishte një vajzë e bukur, me një defekt: pasi e kishin grabitur në Shqipëri dhe e kishin sjellë në Itali, nuk pranonte të dilte në trotuar. Pas një muaji përdhunimesh kolektive, nga banditë shqiptarë dhe ortakët italianë të tyre, u detyrua të dorëzohet. Punoi në trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias e kush e di se ku tjetër. Vetëm atëherë, pas tre vitesh, i gdhendën profesionin e saj mbi bark: kështu, si për lojë apo për zbavitje. Dikur ishte vajzë e bukur. Tanimë është vetëm një mbeturinë e shoqërisë, nuk do të dashurojë kurrë më, nuk do të bëhet ndonjëherë nënë apo gjyshe. Ajo fjalë "kurvë" mbi bark i ka hequr çdo fije shprese e besimi tek burrat, ndërkohë që masakra e kryer nga klientët dhe tutorët i ka shkatërruar mitrën.
Shkruajta një roman mbi "vajzat e bukura", që është botuar në Itali nën titullin "Diell i djegur". Vite më pas, xhirova një dokumentar për televizionin zviceran. Kërkova një tjetër vajzë, që quhej Brunilda, babai i së cilës më ishte lutur me lot në sy të gjeja se nga bëhej. Ishte një prind, si shumë prindër të tjerë shqiptarë, të cilëve iu ishin zhdukur, grabitur, sakatuar vajzat, madje edhe varur me kokëposhtë nëpër thertore, në se guxonin të rebeloheshin. Ishte një baba si ju, kryeministër, vetëm se me më pak fat. Sot e kësaj dite, babai i Brunildës nuk mund të pranojë se vajza e tij ka vdekur njëherë e përgjithmonë, mbytur në det apo ekzekutuar në ndonjë qoshe periferike. Ai vijon të shpresojë, ëndërron për një mrekulli. Është histori e gjatë, kryeministër... Në rast se do të mendoja që ju do të kushtonit vëmendje, do t'iu dërgoja një kopje të librit tim, ose do t'ju dërgoja dokumentarin, ose me gjithë qejf do të shkëmbeja dy fjalë me ju. Por, ju paralajmëroj, zoti kryeministër, batutave ju kthej përgjigje, ato nuk i gëlltit dot.
Në emër të çdo Stele, Bianke, Brunilde dhe të familjeve të tyre, duhet t'ua thosha këto pak radhë që shkruajta. Në njëzet vjet të vështira tranzicioni, Shqipëria, me vetë duart e saj, ka marrë shumë plagë e ka shkaktuar shumë dhimbje, por në gjirin e popullit shqiptar rritet edhe dëshira për të ecur përfundimisht me supet drejt e kokën lart. Shqipëria nuk ka më durim dhe as ofron mirëkuptim për përbuzje. Besoj se ju do të kishit vetëm fitim, në rast se do të hiqnit dorë nga trajtimi i dramave njerëzore si material për batuta bajate, nga ato që bëhen nëpër kafene orëve të vona.
"La Repubblica",14 shkurt 2010

Nga: ELVIRA DONES


Postuar nga BIONDIA datë 15 Shkurt 2010 - 22:18:

Re: Në emër të vajzave të bukura

Citim:
Po citoj ato që tha odet
I nderuar zoti kryeministër!
Besoj se ju do të kishit vetëm fitim, në rast se do të hiqnit dorë nga trajtimi i dramave njerëzore si material për batuta bajate, nga ato që bëhen nëpër kafene orëve të vona.
"La Repubblica",14 shkurt 2010

Nga: ELVIRA DONES




Ja tha moj ja tha po kujt ja tha ...njeresve te tilla drama te tilla si bejne asgje vetem me shume publicitet ...ai donte ato momente tja fusje nje kepuce kokes por dhe kjo do i shtonte me shume famen ...ndoshta duke e lene ne budallallukun e tij ke fituar me shume sesa duke u marr me ate ...


Postuar nga Fajtori datë 15 Shkurt 2010 - 22:41:

Pas statujes kepuca i duket pupel atij. Me vjen mire qe Elvira Dones ka thene te veten, sepse ato letrat e hapura me 10 emra intelektualesh gjithsej s'po me mbushnin mendjen. Ka harruar vetem diçka Elvira. Ti permende Berluskonit se keto krime jane kryer ne token e tij, ne deshmi te paaftesise se shtetit te tij per te mbrojtur dinjitetin njerezor. Dhe ato femra qe u nxorren ne rruge i perdori shoqeria italiane, e cila nuk ka kurajo te legjitimoje shtepite publike dhe preferon te fshihet pas krimeve te kerkuara nga shqiptaret.

Legen burre.


Postuar nga Klodel datë 17 Shkurt 2010 - 21:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
hahahha nuk eshte qe kerkon nuse, por ne interviste i kishte thene Sales, qe te kene kujdes nga sbarkimet klandestine (me perjashtim nese jane vajza te bukura)


LELA cfare ka per te qeshur ketu?

http://www.repubblica.it/politica/2...banese-2292563/


Postuar nga odet datë 17 Shkurt 2010 - 22:56:

Pikerisht Klodel.
Ate artikull e kam sjelle me lart shqip, kur e lexova, mu renqeth mishi.

Ja nje analize:
http://perpjekja.blogspot.com/2010_02_01_archive.html


Postuar nga AndreaPirelli datë 17 Shkurt 2010 - 23:09:

Berlusconi ndjek taktikat e Mourinhios ........ per te hequr vemendjen nga problemet e medha .......... :aha :aha :aha


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Shkurt 2010 - 23:29:

Klodel me mire te te mos pergjigjem, se s'do te jam llogari ty nese qaj apo qesh per nje lajm.

I njohim mire batutat e Berlusconit ketej, na jane bere te perditshme tashme.


Postuar nga BIONDIA datë 18 Shkurt 2010 - 00:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr


I njohim mire batutat e Berlusconit ketej, na jane bere te perditshme tashme.




Kam te njejtin mendim me ty Lela ne rradhe te pare duhet te dish se cili njeri thote nje fraze te tille e thene nga ky tregon qe sja vlen as me e komentu e jo me i shkruar nje artikull ne gazete sepse ai eshte mesuar em gjera te tilla dmth si ben pershtypje e as e merr mundimin te kerkoi falje .Nuk eshte hera e pare qe ky njeri ben gafa te ketij lloji e si vene kaq rendesi jo kot thone "i coglioni stano in coppia " prandaj si Berisha si Berlusconi jane njelloj.


Queste sono alcune delle dichiarazioni del premier che sono alla base dell’azione legale delle due parlamentari:

- 14 marzo 2008 in campagna elettorale: Berlusconi consiglia a una giovane precaria di sposare un miliardario per risolvere i suoi problemi economici.

- 25 gennaio 2009: durante un comizio elettorale a Sassari, teorizza che ‘per evitare gli stupri servirebbe un militare per ogni bella donna’”.

- 6 febbraio 2009, “l’inquietante dichiarazione su Eluana Englaro”.

- 26 febbraio 2009, incontro internazionale con Sarkozy: Berlusconi, rivolgendosi al Presidente francese, lo avverte: ‘Io ti ho dato la tua donna’”.
batuten sull’”abbronzatura” di Obama

Nella cena dei Telegatti, nel gennaio del 2007: in quell’occasione Berlusconi pronunciò un paio di complimenti di troppo: “Io con te andrei ovunque”, disse alla showgirl Aida Yespica. Poi, in un crescendo, una battuta a Mara Carfagna: “Se non fossi gi_ sposato me la sposerei”....e skane te mbaruar


Postuar nga kotka datë 18 Shkurt 2010 - 01:33:

aman kush merret me batutat qesharake te berluskonit.
sa seriozisht i merrni fjalet e nje karagjozi qe e ka mendjen vetem tek femrat e bukura...


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.