Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17659)


Postuar nga ksovari datë 03 Mars 2010 - 03:44:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



C'kemi ksovari?!

Ne ja rritemi perdite :p

Me kte rast po vendos nja dy fabula gazmore


Gjate nje bisede ne shtepi
u hodh burri:- Dëgjo, grua!
Bejme pak llogari,
Kush me shume ia ka hedh' tjetrit,
Une ty, a ti mua?
Qe ta shkoqim me mire...leviz,
sill ketu... nje dore oriz!

Filloi i pari...nje nga nje
Hoqi menjane tridhjetenje.

Pastaj...gruaja qete-qete
Heq menjane njezetetete.

-Ta kam kallur...-u hodh burri
Duke ngare me tutje llafin...

-Prit pak, prit!- i tha gruaja.
-Shto per mua dhe pilafin

tjetra:

Meraku i plakes...

Mengjesi ndaj te gdhire
- Afrohu plako... me vjen per mire!
Ty te dhente shendet Allahu,
Shtrengome,plako,t'u thafte krau!

Ç'po me thua,moj derr pe derri!
Nuk i hyj dot atij sherri.
S'ben dot gje plaku i gjore,
S' i ka mbetur dhemb ne goje.


Kur keshtu ti ,moj lugatke,
me kete neps per fiqte thate?
Hiqmu qafe, moj lanete
s'jam per ty dhe as per vete.
Me ka kapur nje e ftohte,
s'kam ç'me ben as uji i ngrohte.


O plako, te kam me halle,
po ti ke harruar fare!
Mos ne dimer,por ne vere
beju gjalle ti nje here!

Dhe me dore e gudulisi,
plaku qeshi sa dalldisi.
Loj e qesh plaka dhe plaku,
sa u ngroh dhe u nxeh gjaku
Kur ne forme e solli plakun,
plaka e nxori merakun

Kot s'ka mbetur,or shoke dhe miq:
"Plakes i ka vajtur mendja per fiq"





hahhahahahaahaa, hohooo, te nxehta fare, hahahhahahaha, nuk e prisja nje sakrkazem si kjo jo, ahahhahahaa ne befasi ne mesin e lodhje me ke freskuar , tu frskoft zemra me miq e dashamire,

he po nje mu kujtua me ne fund:

nje burre shikon loje futbolli, dhe gruja po do pune,
o burr i thote eja ne shtrat,
burr: sa te mbaron loja mandej sa gola do ket ne loje, aq do bejme mejdane,
dhe gruaja p[rit e prite, ne minutat shtes rezultati zero zero, i thote burrit: he moj qyqe pa qite te basketi se nuk qenka rend futbolli sonte, hahhaha, me falni mbase pak banale po me erdhi , sepse dikush me tregoj ne pune dhe kam qeshur tere diten haha


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2010 - 23:46:

Deshira e nje dhelpre

nga D. Agolli

Nje dhelper desh te kthehej ne njeri,
Per t'i çuditur njerezit me dhelperine.
Ndaj shkoi t'u merrte dhelprave mendimin.
Me plaken e merziti lajmi i zi.
dhe shpirti nuk ia mbajti pikellimin:

- Te hidhet poshte shpejt mendimi i saj,
Se dhelpra po u kthye ne njeri, ne zhdukemi:
Ajo na njeh zakonet skaj me skaj,
Na spiunon ku shkojme e ku futemi,
Dhe njerezit na kapin nje nga nje pastaj...

Po dhelpres qe do kthehej ne njeri,
Iu duken fjalet e me plakes dokrra,
Dhe tha me plot perçmim e qesendi:
- Ehu, sa dhelpra ka mes njerezve, moj motra!

1984


Postuar nga ksovari datë 08 Mars 2010 - 05:27:

Re: Deshira e nje dhelpre

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
nga D. Agolli

Nje dhelper desh te kthehej ne njeri,
Per t'i çuditur njerezit me dhelperine.
Ndaj shkoi t'u merrte dhelprave mendimin.
Me plaken e merziti lajmi i zi.
dhe shpirti nuk ia mbajti pikellimin:

- Te hidhet poshte shpejt mendimi i saj,
Se dhelpra po u kthye ne njeri, ne zhdukemi:
Ajo na njeh zakonet skaj me skaj,
Na spiunon ku shkojme e ku futemi,
Dhe njerezit na kapin nje nga nje pastaj...

Po dhelpres qe do kthehej ne njeri,
Iu duken fjalet e me plakes dokrra,
Dhe tha me plot perçmim e qesendi:
- Ehu, sa dhelpra ka mes njerezve, moj motra!

1984



WAw shume shume interesante,

me kujtove nje me sopaten,

pret sopata lisin, dhe lisi qan, sopata i thote, pse qan? me ke frike mua apo pse, lisi i thote, jo, jo,po qaj sepse ajo qe po te mban eshte nga familja ime....


Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 14:57:

Ja dhe nje tjeter nga Agolli



Luani dhe Miu

Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën,
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.

Veç miu i vogël fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:

- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë,
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!

Të ishte ndonjë mace, epo mirë,
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?

Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!


Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 21:11:

U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!

_____________________________________



E dhjerë , por krenare!
Kjo miza qenka fare:

u shkri i tërë fshati.
e bajgu nga inati;
Por një …i dha veshgjati,

nën bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,

Një mizë , goxha mizë


Postuar nga AngelDevil datë 11 Mars 2010 - 15:51:

Mu kujtua 1 shume e forte!

Mbasi u krijua trupi i njeriut, u ngriten organet te zinin rolin e shefit:

Truri tha - do behem une SHEFI se mendoj per te gjithe trupin.
Ngrihen kembet jo thane do behemi ne SHEFI sepse ne e mbajme dhe e transportojme trupin gjithandej.... e kshu me rradhe syte zemra mushkerite etj etj na cohet e B*tha e thote jo do behem une SHEFI.

Filluan te gjithe te qeshnin e te talleshin me b*then. Kjo e fundit na nxehet e merzitet e bllokon "daljen" si rezultat truri me marrjemendsh e te vjella syte u skuqen kembet filluan te merreshin kurse zemra e mushkerite luftonin per mbijetese.

Bene cbene ju luten B*thes aman behu ti SHEFI vetem zhblloko daljen.

E keshtu b*tha u be shef e filloj te dh*esi sa majtas e djathtas

MORALI I FABULES
_______________________

PER TU BERE SHEF NUK ESHTE E NEVOJSHME TE KESH TRU APO ZEMER POR DUHET VETEM TE KESH B*THE , DHE TE DISH TE DH*ESESH MBI TE TJERET.


Postuar nga cecilia datë 11 Mars 2010 - 16:02:



Ti je e forte pasha zotin


Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 00:02:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Ti je e forte pasha zotin





kap ndonje gje me dore se po me merr me sysh loool


Postuar nga Petter datë 12 Mars 2010 - 00:12:

* Petter, e kap me dore ( puj puj puj ), per mos ta mar ne sysh angelin


Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
* Petter, e kap me dore ( puj puj puj ), per mos ta mar ne sysh angelin


thnx qe e kape hunden per mua


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.