Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Vrymet E Zeza (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2948)


Postuar nga kontinenti datë 01 Nëntor 2005 - 11:08:

Re: kontinenti

Citim:
Po citoj ato që tha naimi

vrymat e zeza jan galaktika yje apo keni per te shtuare diqka tjeter .


Jo , jo !
Vrimat e zeza jane pjese e cdo galaksie. Pa vrimat e zeza as vete galaksia nuk ka pavarsine e saj, pra nuk mund te jete galaksi po nuk pati vrimen e zeze.
Ato fillojne punen e tyre ne menyre misterioze dhe po ashtu pushojne kete pune, kete veprim.
Ende nuk dihet shume per vrimat e zeza, ende nuk dihet se perse ajo gelltit planete dhe ku shkojne keta planete, ky material kaq i madh. Dhe cuditerisht, vrima e zeze pushon se gelltituri dhe eshte e qete.
Cfar ligjesh ka tek ajo?
Askush nuk e di.
Tek e fundit cfar eshte ajo , edhe kjo nuk dihet. Pse eshte ajo?
Per vrimat e zeza ka vetem hipoteza...kaq !


Postuar nga naimi datë 02 Nëntor 2005 - 03:26:

KONTINENTI

Ne dime se para 1000 vite njeriu nuk ka ditur per zjarrin kurse sote dine me shume por kjo eshte vetem fillimi se mbarimi duhet te jete dikune edhe nja 70 mil vite pra kemi kohe .


Postuar nga SPELAEAN datë 25 Mars 2006 - 20:35:

Flitet se nepermjet tyre ka shpresa per te bere udhtime ne yllesi te ndryshme.
megjthte kjo asht hipotez


Postuar nga naimi datë 23 Maj 2006 - 05:54:

ja vetem nje lloje

ok


Postuar nga naimi datë 23 Maj 2006 - 05:56:

po mire

ishte mire te shohim spaku foto te vrymet e zeza


Postuar nga Mister_DXP datë 15 Gusht 2007 - 06:20:

VRIMAT E ZEZA

Megjithse kjo teme eshte konsumuar, dua edhe une te them dicka qe eshte thene me pare.

Vrimat e zeza, ne fakt nuk jane aspak vrima, por e kunderta e vrimes, antiboshi, jane nje dendesi madhe mase. jane quajtur vrima sepse si edhe ne vrime ku presupozohet qe mund te hyje dicka edhe atje, ne vrimat e zeza pra hy, por jo dicka. Atje hyn dhe nuk del ....gjithshka.
Vrimat e zeza zakonisht prodhohen nga yje që janë në të shuar, të cilat kanë një masë 10 - 20 herë më të madhe se të Diellit tonë. Ajo që mbetet nga një yll që është në të shuar, shembet brenda vetvetes pasi kemi të bëjmë me një masë tepër të madhe që nuk mund t´i qëndrojë forcës së vet të rëndesës (gravitetit).

Vrima e zezë është e përbërë nga dy pjesë të ashtuquajtura, veçoria dhe dukuria horizont.

-Veçoria ndodhet në qendër të vrimës së zezë. Ajo është ngjeshur në mënyrë të pashpresë brenda vetvetes deri në atë pikë ku vëllimi i saj është bërë "zero" ndërsa dendësia është bërë "e pafundtë".

-Dukuria horizont është pika prej së cilës asgjë nuk mund të arrijë t´i shkëputet forcës tepër të fuqishme gravitacionale të vrimës së Zezë. Forca e shkëputjes do të ishte e njëjtë me shpejtësinë e dritës. Kur vetë drita nuk arrin të dalë prej andej, nuk mund të arrijë të shkëputet dot asgjë tjetër. Kështu drita apo rrezatimi që kalojnë nëpër dukurinë horizont të vrimës së Zezë, mbesin në këtë kurth.

Tani astronomët kanë prova se të paktën disa vrima të zeza rrotullohen si vorbulla. Vrimat e zeza janë një masë shumë e dendur me fusha të fuqishme rëndese. Thuajse çdo lloj objekti në hapësirë rrotullohet, duke përfshirë planetet, yjet dhe galaktikat. Tani shkencëtarët, që studjojnë vrimat e zeza, mendojnë se edhe ato rrotullohen. Me që vrimat e zeza nuk kanë një sipërfaqe solide është vështirë që ky rrotullim të shikohet. Por shkencëtarët thonë se ata mund të vëzhgojnë ndikimin e rrotullimit, duke vëzhguar dritën, që lëshon lënda kur ajo zhytet në një vrimë të zezë. Lënda vërtitet furishëm përreth vrimës së zezë, deri sa të përpihet përgjithmonë prej saj.

Kjo dukuri pasqyrohet në një film të ri të Nasës i cili tregon se si rrotullimi e bën lëndën ti afrohet gjithnjë e më shumë vrimës së zezë. Shkencëtarët kanë përdorur një sondë të Nasës për të zbuluar lloje të reja të vrimave të zeza, të cilat më parë vëreheshin vetëm në yjet neutronikë.

DXP


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.