Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Cilen poezi do i dedikoje te dashures/te dashurit? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3167)


Postuar nga genci-ct datë 30 Dhjetor 2003 - 21:01:

largesija

ne ere pemet qendrojne larg e larg
e kerkojne midis tyre ngrohtesi

po ne te dy
ne te dy qe jemi kaq larg
cere do na bashkoje .......
nuk e di...............


Postuar nga diabolic datë 22 Janar 2004 - 18:03:

Per te ...

I putha buzet e saj me forcen e deshperimit
dhe veshtrimi im klithi kur u preh mbi syte e saj
zbulova shijen e hidhur te pendimit
e me ndjenjat e mia, u ndjeva ne faj
E bluajta shpirtin tim te trazuar
me urrejtje , zjarr e flak
nga frika e dashuris se gabuar
mohimin e vetvetes desh njoha perpak
Dashurin time e gjeta e gjeta te ngujuar
atje, ne burgjet pa dyer te harreses
ku degjohej refreni i trishtuar
-Te duash eshte njesoj si te vdesesh-
Klithi zemra ime nga malli per te
dhe dashuria per te , pafund ra mbi mua
veshtrimi im sikur te kishte ze
do ti thoshte -Falma pendimin ,te dua-
(autori DIABOLIC A'S)

Per ju nga DIABOLIC A'S


Postuar nga volter datë 01 Qershor 2004 - 18:36:

Do t'ia dergoja nje mesazh me nje surprize te vecante...
Pse jo nuk me del edhe aq keq apo jo njerez.


Postuar nga Indrit datë 01 Qershor 2004 - 19:21:

Une te dashures do i dedikoja nje poezi shume te vockel por qe rralle tipa e thone kete.
Shikoni vete!


Ti me prit,mos u merzit
une do kthehem prane teje
ti me prit
kur yjet te ndrijn ti mos fli
ti me prit mos u merzit
vetem kur te ardhmen time te shkruaj
fli e qete te lutem, per mua mos vuaj.


Titulli "po nuk prite te trashegohesh."


Postuar nga amor alucius datë 01 Qershor 2004 - 23:15:

INDRITI2004

"po nuk prite te trashegohesh."

Romantike
Ai qe dashuron pret gjithemone,nese s'te pret dije qe s'te ka dashuruar asnjehere


Postuar nga BETERRJA datë 21 Qershor 2004 - 03:47:

do ti citoja keto vargje

S jam shkrimtare as poete
qe te thur vargje e poezi
po jam nje njeri i thjesh
qe pa ty smund te ri


Buzet dua ti puth cdo sekond
E aromen e trupit tend ta ndiej
Te dua me shum se gjithkend
Edhe ti me do kete e ndiej
RRezet e diellit nuk me ngrohin
sa me ngroh ti TE DUA SHPIRT
BETERRI

Kur mbi trupin tim te fillojn vajtimet
dhe mbi varrin tim te fillojn punimet
dhe mbi koken time te vihen kurorat
dije se vec ateher te them se te harrova


Postuar nga volter datë 22 Qershor 2004 - 21:40:

Hajt se edhe une ia dorezoj nje poezi

IMAZHI I SAJ

Kur kaloja
Pranë rrugëve të qytetit
Më kujtohej krejt imazhi i saj
Që pushonte në heshtjen e hënës së urtë

Dhe fill pas
Më vinte në mendje
Aureola e hënës së plotë
Që zbriste një kat qielli poshtë
Për të lëbardhur
Imagjinatën e dashurisë së zjarrtë.

Me respekt Plloshtani
Autografi ()


Postuar nga volter datë 22 Qershor 2004 - 21:59:

E heren tjeter do t'ia dergoj nje poezi tjeter, nga krijuesi apo gjeniu i letrave shqipe - I Kadare

Në parkun që e mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...


Postuar nga DaRe-DeViL datë 17 Korrik 2004 - 16:09:

...krijuar nga une per ate dhe pse pa titull..

si mund ti bej balle ndjenjes qe po pushton zemren time?
si llave qe perpin cka gjen ashtu dhe une ndjej per shpirtin te behet rob i dashurise kundrejt qenies tende,
nuk di kush te mesoi te me besh te dua kaq shume?
si eshte e mundur qe brenda meje te rilind nje tjeter une?
je bere i vetmi mendim c'do cast te mendoj vec ty dhe pse ti je larg meje
megjithse i lodhur nga kjo jete ferri mjafton te mendoj per ty dhe c'do gje duket perrallore dhe kjo vetem fale teje
pyes veten si kam mundur te egzistoj pa te njohur dhe pa patur ne jete prezencen tende ?
atehere nuk paskam jetuar por si nje mumje i ngrate kam qene i mbyllur ne morgun e jetes sime
tani c'do gje ka ndryshuar dhe jeta ime nuk eshte me bardh e zi para ardhejs tende jeta ime ishte vec nje piktur e brisht,
ishe ti qe bere te mundur qe ngjyrat te kthehen serisht
nuk di ne do kem jete pa qene ti ne jeten time?
por per mua do jete nje makth te jetoj jeten e meparshme
ndaj nese ke meshire per mua dhe ndjen dhe ti ate qe une ndiej per ty,
te lutem kurre mos u largo se te dua shume pa patur dashurine tende do jem vetem nje i verber pa sy,
ashtu si cdo njeri varet nga fati ne jeten e ti
une i dobet nga jeta gjej forcen tek ty
ndihesha bosh ne vetvete tani ate boshlluk e mbushe ti e une gjej lumturine ne ate buzqeshje ne ata sy,
nuk kam faj nese zemra te zgjodhi ty perendeshen time,
jam gati te sakrifikoj gjithcka per ty te dua shume kurre mos u largo prej meje jane fjalet e dashurise se sinqerte qe rrjedhin prej zemres sime



hmm sorry qe nuk i kam renditur mire qe te duken si vargje )


Postuar nga artidr datë 16 Prill 2005 - 20:06:

Te Premtoj

Premtoj se gjithmon do te te dua,do te respektoj ndjenjat e tua,do jem i joti deri sa te vdes, edhe ne vdekje ne parajs ty do te pres.Sa te rroj dote jesh idhulli im ajo qe merzitjen ma kthen ne gezim,me bukurin e djellit ne pernendim,do te jesh gjithmon pjes e shpirtit tim.Je ti e vetmja qe adhuroj me ben si te qmendur te te dashuroj,jetoj mes engjujve kur ty te shikoj i vetem pa ty kurr nuk dua te jetoj,premtoj se vetem i joti jam,vend ne zemer veq per ty kam, shpresoj qe me do sa te dua un ty qe ne endrren ton ta jetojm te dy.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.