Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pse adhurohen njerez ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3474)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 19 Maj 2007 - 03:47:

Po sikur te kem une te vertete tolstoy? Po sikur qellimi i Zotit te jete adhurimi i Trinitetit te Shenjte? Aman pse ben pyetje pa lidhje fare, dhe pastaj me thua se nuk ju pergjigjem. Cti pergjigjesh kesaj pyetjeje? Ti thua qe Zotin nuk e kane pare as profetet me te medhenj, si ka mundesi qe Krishtin e pane dhe e takuna gjithe kriminelet e Palestines. Une po te them qe Krishti erdhi ne toke per njerezit e varfer dhe te pashprese, nuk erdhi per farisenjte dhe cifutet "e devotshem" qe falenderonin Zotin se ishin aq te mire. Dhe kryqezimi i Krishtit dhe trajtimi i tij si kriminel e tradhetar ishte plani Hyjnor i Atit qe Biri ju bind plotesisht dhe me shprese ne ringjallje. Kjo ndodhi per te treguar qe mbretieria e Krishtit eshte ne qiell dhe jo ne toke, ai nuk erdhi me ushtri si mbret i Izraelit per te mundur Romen, por erdhi me ca peshkatare e ish-taksambledhes (dishepujt dmth) per te marre mbi vete mekatet e njerezimit dhe per tu dhene shprese dhe paqe gjithe popujve te botes (jo vetem popullit te Izraelit). Vdekja ishte e domosdoshme per Ringjalljen (dhe per zbritjen ne Ferr e nxjerrjen nga Ferri te njerezve te drejte te papagezuar). Shpresoj ti jem pergjigjur dyshimeve te tua, megjithese jam i sigurt qe ti do gjesh ndonje kritike tjeter kunder nje feje qe fatkeqesisht nuk e njeh shume.

Kalofsh mire


Postuar nga ridii datë 19 Maj 2007 - 12:58:

Gjeja kryesore qe nuk kuptoj ne fen tuaj eshte triniteti a si i thoni {nje ne 3 a tre ne 1 },nqs ka mundesi ta shpjegosh kete


Postuar nga ridii datë 19 Maj 2007 - 13:48:

Ok ti thua qe erdhi per ata njerez,por te till ka pas gjithmon dhe ka akoma ,mos ka ndermend te vij prap? .Kjo eshte nje ngjarie e madhe nqs eshte e vertet sic pretendoni ju ,e ngjariet e medha kan nje shpjegim nje pse nje si e nje kur e shum te tjera.Shpjegimi se pse erdhi vet zoti qenka thjesht kishte njerez te varfer.Per formen e Zotit ne bibel thuhet se se ka parr as hz Musai {qe ka qen profet} si u vun para tij njerez te varfer e njerez qe se kan njohur fen ,e kriminel njerez qe e luftonin fewn tuaj e njerez qe e luftuan e vet ate?! Edhe dicka kisha po pse 3 kur kan filluar ati ,biri ,shpirti i shenjt po e ema dhe e ema e shenjt ku jan?! lool shaka kjo po he mos u merzit


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 19 Maj 2007 - 23:23:

Ne fakt te krishteret e presin ardhjen e dyte dhe te fundit te Krishtit, diten e fundit te botes pra me pak llafe besohet se do te vije prape. Erdhi ne ate kohe, para 2000 vjetesh, sepse ishte pikerisht atehere qe populli i Izraelit priste Mesia-n (ne fakt ata e perfytyronin mesia-n si nje luftetar trim qe do i clironte nga pushtimi romak, dhe u zhgenjyen aq shume kur pane se cfare Mesie ju erdhi aq sa vendosen ta vrasin). Kurse Nene te Shenjte sic thua ti me te drekte, nuk ka. Mund te them qe Shen Maria adhurohet krahas Krishtit nga feja e krishtere (adhurimi eshte shkalla me e larte e nderimit dhe besimit tek dikush, dhe ne krishterim adhurohen vetem Triniteti i Shenjte dhe Shen Maria) por ajo nuk ben pjese ne Trinitet, per faktin se sipas fese sone Triniteti ka ekzistuar gjithmone, domethene Biri ka qene gjithmone ne qiej dhe kur ka zbritur ne toke u quajt Jezus. Kurse Shen Maria nuk ka ekzistuar gjithmone, eshte qenie njerezore dhe jo hyjnore.


Postuar nga ridii datë 21 Maj 2007 - 03:00:

je pergjigjur vetem nje pjese te pyetjes vazhdo akoma lexoje prap postimin tim


Postuar nga briseide datë 22 Qershor 2007 - 04:19:

Kur isha akoma e logel...para disa vitesh, xhiro me nje shoqe na rastiste te takonim nje grua e cila na jep,falas dhe me kenaqesi,disa medalione te vegjel qe perfytyronin Shen Antonio,patroni i Pd vend pak larg nga ku banoj une.Pra kjo shperndante figurat me besom te plote per punen qe po bente."Shkoni thoshte dhe e vendosni kete ne kishe te te shenjtit kur ta vizitoni ate dhe ne te cilen do luteni,sepse ky i shenjte mbron familjne tuaj dhe u ploteson deshirat,me sakt ben qe te shkoje mire diçka qe ju shqeteson kete periudhe(per atehere).

Pas nje vite e ritakova po te njejten plake(isha me te njejten shoqe ) dhe duke e pyetur perse duhet t'i lutem atij ose Marias thoteuhet keshtu sepse s'jemi te denje ti flasim Zotit menjehere ne mekataret,na duhen ndermjetes...
Ajo ishte plake,dhe kuptohet qe besimi i saj ne Zot,dhe "ne radhe te pare"ne Shen Marian eshte i thelle dhe i pa justifikueshem,diçka e dhen dhe nuk i intereson te preke per te besuar me pak fjale me syte te mbyllur nga te tjeret,nga kisha nga prifti etj.
TE NJEJTEN PERGJIGJE ME KANE DHENE SHUME TE TJERE..pra ka kaq shume te shenjte sespe perkrahin Zotin,sepse jane ndermjetes(me sa thone ...mahhh)
Ky besim ne njerez behet ne radhe te pare sepse keshtu thote kisha....pra nuk eshte se njeri e shpjegon kete,pasi shumica nuk merren as me leximin e Bibles,jo me me te zberthejne fene dhe procedurat e saj mijevjecare...
Dicka qe ne njefare menyre nuk mund te te cudite me eshte interesi Ekonomik qe rrjedh nga ky besim...shume fitime ka ne mes,duke filluar nga Shen Pio e me radhe...pra jane shume motivet per te cilet adhurohen akoma njerez...

Jezusi ishte i quajtur i tille ne toke si thane me pare...por ben pjese ne trinitet dhe ...nuk eshte Zoti! por i biri,dhe nuk eshte as shpirti i shenjte!!!!!


Postuar nga bleta punetore datë 22 Qershor 2007 - 05:10:

bris

Duke u nisur nga shkrimi i briseides, se te tj nuk i kam lexuar, ne "ndermjetesine" e sh shenjtoreve, sidomos ne perdorimin qe u behet, une shoh mbetje te besimeve pagane.
Me qarte. Dihet qe perpara krishterimi, nje nga fete e para monoteiste ne s'gaboj, njerezit ishin te prirur te besonin ne sh zota, perendi.
Sh te njohura jane perendite greke dhe ato romake, qe kishin pak a sh te njejten histori dhe funksion vetem se emrat u ndryshonin. Psh ne mitologjine greke Artemisa, perendesha e gjuetise, ne ate romake eshte e njohur me emrin Diana.
Nevojen e njerezve per t'iu drejtuar perendise perkatese sipas hallit, pavaresisht se ne krye te Olimpit ish Zeusi, une e shoh te "ndermjetesimi" i shenjetoreve.
Natyrisht qe kishat krishtere kane doktrinat e tyre rreth ketyre figurave. Njera prej te cilave eshte: cdo njeri eshte i thirrur te jete i shenjte! Dmth te kerkoje te behet i tille ne rrugen e krishterimit... dhe se nje gje e tille nuk eshte e pamundur per askend. Gje sh e bukur ne vetvete.
Por njerezit jane me te prirur te zgjedhin "rrugen me te lehte". Sa te zgjedhin psh si shembull te jetes se tyre Nene Terezen, preferojne me mire t'i drejtojne nje lutje asaj se Zoti ia degjon me sh fjalen...
Ose per ata qe nuk e shohin keshtu ekziston interpretimi tj: nje i shenjte ka qene njeri si ne, do na e kuptoje me sh hallin... ose nepermjet nje figure njerezore Zoti behet me njerezor
Keto qe po them jane n sh vija te trasha, por doja thjesht te thjeshtoja sa sh mendimin tim.
Ajo c'ka ve re, te pakten tek katoliket, eshte se nganjehere figura e shenjtorit e kalon dhe ate te vet Zotit ne popullaritet (popullaritetin sic e thot vet fjala ta jep populli.. ). Nuk e di sa here te ka ndodhur te degjosh "fale padre Pio me ndodhi kjo apo ajo", "padre Pio me shpetoi e ndryshoi jeten"... duke eklipsuar figura sh te rendesishme te krishterimit si Zoti e Jezu Krishti.
Cdo qytet pastaj ka shenjtorin mbrojtes, dita e te cilit eshte feste ne kalendar... edhe ketu mua me kujtohen perendite pagane dhe festat qe beheshin per nder te tyre...
E perseris dhe njehere, fete krishtere nuk e pranojne kurresesi nje interpretim te tille ne doktrinat e tyre, por kjo qe kam shkruar eshte thjesht ajo c'kam vezhguar ne jeten e perditshme te njerezve qe kerkojne te jene besimtare.


Postuar nga walker datë 23 Qershor 2007 - 00:39:

Zoti i udhezofte ata njerez qe ndjekin te verteten!Sipas krishterimit,njeriu duhet tia rrefeje priftit mekatet qe Zoti ta fale ate.E pse duhet ti dije prifti mekatet e kujtdo,a mos Zoti nuk na sheh ne?!Me cfare numri telefoni flasin keta prifterin me Zotin?!Duhet pare kjo pune me kujdes,mbase arrijme ta gjejme kete numer telefoni e tia rrefejme direkt Zotit hallet!


Postuar nga RIP Gibbs datë 23 Qershor 2007 - 00:53:

...

...mu me duket budallik dhe humbje kohe...adhurimi i njerezve por edhe i zotit...


Postuar nga briseide datë 23 Qershor 2007 - 16:19:

Doja vetem te shtoja diçka qe me erdhi ne mendje nga nderhyrja e Bletes...feja e krishtere ne fakt ka shume permbajtje pagane...dita qe te cilen festohet lindja e Krishtit eshte e njejta dite ne te cilen festohej dielli,pra s'ka te beje fare me Jezusin,i cili sipas Bibles ka vdekur 33 vjeç e gjysem.Sipas kesaj "te dhene",nese ka vdekur ne mars(ok pak a shume, kur festohen pashket,te dielen pas 21 marsit),ka lindur ne tetor...diçka qe te gjithe dine...po s'e merr asnje parasysh


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.