Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)


Postuar nga dido datë 06 Maj 2004 - 18:15:

Lightbulb

Jo e lehte por super e lehte.Kto i ka shkruar Shekspiri dhe jane fjalet e mbretit Makbeth. Gjeje kete: Ka kohe qe s'shihemi dhe e ndjej si te harroj une dalngadal, si vdes tek une kujtimi yt, si vdesin floket dhe gjithcka.


Postuar nga i_lire datë 06 Maj 2004 - 19:46:

Citim:
Po citoj ato që tha dido
Jo e lehte por super e lehte.Kto i ka shkruar Shekspiri dhe jane fjalet e mbretit Makbeth. Gjeje kete: Ka kohe qe s'shihemi dhe e ndjej si te harroj une dalngadal, si vdes tek une kujtimi yt, si vdesin floket dhe gjithcka.


Kristali i famshem... Eh, vdesin thua? (kujtimet e kam fjalen)


Postuar nga dido datë 07 Maj 2004 - 17:10:

Wink

E bukur kjo poezi e Kadarese,por s'ma do mendja ta dine shume kete: Nga ke ardh o vashe as me thua,ato naze o moj sa ti dua,ndalu pak e fol ni fjal me mua,me thuj ni fjal pash syte e tua.


Postuar nga yjori datë 29 Qershor 2004 - 18:10:

makbethi Lorie! nuk pate ndonje gje me te veshtire?


Postuar nga BluE_icE datë 30 Qershor 2004 - 03:08:

e dija, po kjo?


Jashtë meje
gjithë bota zien në luftë e në ëndërr.


Po dhe brenda meje
gjëmon zëri i saj.


Jashtë meje
dashurojnë, vriten, lindin
miliona.


Po dhe brenda meje
dashuria,
vrasja,
lindja
me të njëjtin shkulm veprojnë.


Postuar nga i_lire datë 30 Qershor 2004 - 20:58:

Mimoza Ahmeti

Hë?



Outside me
The whole world reels in battle and dream.

But inside me too
Its voice resounds.

Outside me
They are loving, killing, giving birth
To millions.

But inside me too
Love
Murder
Birth
Are just as active.

Ma ka nisur dikush ne e-mail, perkthim i Robert Elsie.


Postuar nga BluE_icE datë 01 Korrik 2004 - 09:48:

Thumbs up

i sakte ,ajo eshte.
i guess this was easy too.


Postuar nga i_lire datë 01 Korrik 2004 - 20:13:

Nje poezi qe sa here e lexoj me krijon dhimbje...!!! Mbase sepse eshte kaq e vertete dhe reale per jetet tona emigrante. Po sjell disa vargje te fundit te poezis, kush e ka shkruar?

-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë se zemra,
asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirë
sa ua paça zili!


Postuar nga sMeVjenNeMendAsgje datë 06 Shtator 2004 - 19:38:

E ka shkruar Alban Bala. Ja poezia e plote:

Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes së vjetër, asaj heshtjes së butë
që jetojmë qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si një flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash në vend të ajrit thithim mall
dhe mes fjalëve të fundit, në çantat e rënda
fshehëm lotët.
-Jetofshi miq, se toka e huaj është gjithmonë e njëjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
që në një puthje të vogël nganjëherë lindi dhe vdiq i paparë;
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë
se zemra, asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq aq mirë
sa ua paça zili!

Edhe mua me pelqen shume!


Postuar nga oliinter datë 20 Tetor 2004 - 14:33:

Thumbs up Pershendetje te gjitheve

Gjejeni kush e ka shkruar kete!
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.