Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pse ka kater Ungjij??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4291)
Citim:Kodiket? Kam lexuar diçka per kodiket e Beratit, por nuk eshte se me jane dukur interesante perveçse asaj qe kane vlera me shume historike si vjetersi .
Po citoj ato që tha shelgu
Bukur, faleminderit.
Mesa duket e kam kuptuar gabim ete qe kam lexuar andej ketej.
Po kodiket cfare jane?
Sipas ungjillit te Judas, Jezusi kishte vetem nje dishepull te sinqerte. Dhe ky ishte Juda.
Edhe "tradhetine" ai e beri me porosine e vete Jezusit.
Pune tjeter pastaj qe kleriket e kohes bene pazare se cfare te marim dhe cfare te leme nga gjithe keta ungjij.
Keta derdimenet e sotem, thjesht perserisin si papagalle qe bibla eshte fjala e vertete, te tjerat jane te genjeshterta.
Citim:Juda eshte simbol i tradhtarit sipas Bibles ai u pendua aq shume per veprimin qe beri saqe vrau veten. Pra nuk eshte vene ne dyshim sinqeriteti i tij, edhe ne momentin kur Jezusi i tha - shko e bej ate qe ke per te bere, natyrisht Jezusi duhej te vdiste, per tu ringjallur, per te mundur mbi vdekjen. Ky ishte misioni i tij mbi toke, gjithnje sipas Bibles.
Po citoj ato që tha lost_soul
Sipas ungjillit te Judas, Jezusi kishte vetem nje dishepull te sinqerte. Dhe ky ishte Juda.
Edhe "tradhetine" ai e beri me porosine e vete Jezusit.
Pune tjeter pastaj qe kleriket e kohes bene pazare se cfare te marim dhe cfare te leme nga gjithe keta ungjij.
Keta derdimenet e sotem, thjesht perserisin si papagalle qe bibla eshte fjala e vertete, te tjerat jane te genjeshterta.
Qenke bere i mprehte piktor. Vetem kete s'e prisja nga ty.
Per cfare kompetence po flet? Une mund te quaj derdimen kedo qe une mendoj qe eshte derdimen. Besoj se e kam kete te drejte, te pakten ne internet. Natyrisht pres edhe te kunderten.
E kuptoj qe me barazimin qe ke vene midis retorikes dhe papagallizmit, ke dashur te me quash mua papagall. Vetem se do kishe bere mire te me kishe quajtur papagall direkt, sepse retorika eshte nje lloj te shprehuri qe i apelon emocioneve, ndersa papagallizmi eshte thjesht perseritje fjale per fjale, pa i kuptuar fjalet, dhe qe i apelon vetem derdimeneve. Pra jane krejt te ndryshme.
Per pazaret. A e kupton qe me ate qe thua qe "jane dashur 3, 4 shekuj pune" vetem verteton pazarllikun e kesaj ceshtje. Kur keta klerike mendonin dhe gjykonin mbi keta tekste, a nuk te duket se gjykatesi se cfare duhet mare dhe cfare duhet lene eshte mendja e tyre? Pra eshte mendja e para qe vepron, pastaj konkludohet me kete tekst apo ate. Pra tekstet jane rrjedhoje e mendjes. Ky eshte pazari.
E mer vesh?
Citim:Qarte, por dua te specifikoj qe çeshtja e perzgjedhjes se librave nuk ka qene nje pune e lehte dhe aspak gjykatesi. Kjo u eshte besuar teologeve te asaj kohe qe kane qene njerez te zgjuar, biles shume te zgjuar qe dinin shume dhe kishin frike nga njohurite e tyre. Pas shume studimeve dhe konfrontimesh eshte arritur ne ate perfundim. Per ta kuptuar me mire kete gje, sot ne trashegojme ne menyre origjinale ata libra gje qe ben te mendosh se ka pasur arsye pse ata u pranuan e te tjeret jo. Jo me shume se 2 apo 3 shekuj me pare Bibla shkruhej dhe lexohej vetem latinisht per arsye qe njerzit te mos deformonin permbajtjen e saj. Me vone Kisha u terhoq nga kjo dhe pranoi qe te shtypej edhe ne gjuhet e kombeve por ne menyre rigoroze qe te mos ndryshonte nga origjinali, pra duhej aprovuar. Ne fund natyrshem lind pyetja pse e gjitha kjo? Qe ne asnje menyre te jete veper e njerzve por e frymezuar nga Zoti. Besoj se nuk do zgjatemi tek besimi dhe egzistenca e Zotit qe jane nje teme tjeter e te mos bejme te njejten gje te perserisim te njejtat gjera.
Po citoj ato që tha lost_soul
Qenke bere i mprehte piktor. Vetem kete s'e prisja nga ty.
Per cfare kompetence po flet? Une mund te quaj derdimen kedo qe une mendoj qe eshte derdimen. Besoj se e kam kete te drejte, te pakten ne internet. Natyrisht pres edhe te kunderten.
E kuptoj qe me barazimin qe ke vene midis retorikes dhe papagallizmit, ke dashur te me quash mua papagall. Vetem se do kishe bere mire te me kishe quajtur papagall direkt, sepse retorika eshte nje lloj te shprehuri qe i apelon emocioneve, ndersa papagallizmi eshte thjesht perseritje fjale per fjale, pa i kuptuar fjalet, dhe qe i apelon vetem derdimeneve. Pra jane krejt te ndryshme.
Per pazaret. A e kupton qe me ate qe thua qe "jane dashur 3, 4 shekuj pune" vetem verteton pazarllikun e kesaj ceshtje. Kur keta klerike mendonin dhe gjykonin mbi keta tekste, a nuk te duket se gjykatesi se cfare duhet mare dhe cfare duhet lene eshte mendja e tyre? Pra eshte mendja e para qe vepron, pastaj konkludohet me kete tekst apo ate. Pra tekstet jane rrjedhoje e mendjes. Ky eshte pazari.
E mer vesh?
Sigurisht qe Losti do te reagonte ne kete menyre.
Nejse ka pak rendesi per temen..
Jane shkruar shume "ungjille" dhe kjo per disa arsye.
-Nje lloj ungjillesh ishin te vertetet.
-Nje lloj tjeter, ishin ata qe jane shkruar nga armiqte e Krishtit pikerisht per te rkijuar konfuzion dhe keta jane me te shumtet. Jane me te shumtet dhe me te bukurit, sepse jane shkruar nga pushtetaret e atehershem me qellimin e vetem qe te ngaterronin ndjekesit e Krishtit.
-Ka edhe ungjij te tjere te shkruar nga pasionante. Keto lloj shkrimesh jane me te pasaktat, por me te frymezuarat.
Ne kohen e sotme kane ardhur te gjitha keto shkrime dhe kjo eshte e natyrshme.
Prandaj edhe ka qene e nevojshme nje mbledhje e klerikeve qe do te perzgjidhte dhe saktesonte ata qe jane te vertete, nga ata qe jane te rreme. Sa ka mundur qe ta beje kete gje, kjo eshte ceshtje tjeter.
Mandej. Nuk behet fjale ketu per besimtare dhe per ateiste. Lost, ka tema te tjera per kete gje, por ti nuk ke durimin e mjaftueshem dhe pjekurine e duhur per te mbajtur nje debat per nje kohe te gjate dhe me pjekurine e duhur.
Historia e bibles pak a shume dihet. Dikush i di me perciptas, e dikush i di me detaje, por thelbi nuk ndryshon dhe nuk ka lidhje me "pazarllekun" qe permenda une dhe qepiktori e kundershtoi me ri-perseritje faktesh historike. Kete po ben edhe ti.
Ajo qe nuk kuptoni ju eshte qe nje liber i shenjte nuk mund te meret me vendim njerezor, duke bere analiza dhe krahasime. Nje liber ose pranohet, ose jo dhe per kete duhet besim dhe jo mendje. Fakulteti i mendjes e cvlereson shenjterine e nje libri. Nqs ti thua qe ky liber eshte i vertete, dhe ky tjetri eshte bere nga kundershtari, ate ky vendim eshte marre brenda koshiences njerezore. E si mundesh ti te caktosh qe ky liber eshte i shenjte dhe ky tjetri jo?
Problemi qe ke ti, piktori dhe ndonje goje-embel tjeter eshte qe kujtoni qe faktet mjaftojne per te nxjerr te verteten, prandaj kufizoheni vetem me lexime dhe googlime dhe grumbullime rraqe-faktesh. Faktet jane te vdekura ne vetvete, po nuk u lidhen me arsyetim llogjik, shenjat e te cilit ti i ke shume te dobta dhe qe duket ne menyre periferike te fjalia qe po te citoj.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Sa ka mundur qe ta beje kete gje, kjo eshte ceshtje tjeter.
Puna eshte se ti merr shume lehte rol kritizeri. Kjo, jo se ke deduksion te mire, por se eshte pozicioni me i volitshem. Pozicion shume i volitshem(kete po e them me dhimbje) per njeriun qe ka pak njohuri, ose qe nuk do te mesoje.
Rrahja e mendimit dhe diskutimi paqesor eshte dhunti njerezore. Cdo shmangje nga kjo norme eshte largim prej deshires per t'u zhvillluar.
Vec kesaj, sulmet personale gjate nje diskutimi, jane perseri paaftesi dhe shmangje nga fushbeteja. Nese kjo perseritet e perseritet, e vendos bashkebiseduesin, ne kategorine e njerzve me komplekse/
Lost. ke nevoje per zgjerim horizonti dhe zemergjeresi ne bisede.

Ke dhimbje ee? Hipokrizia eshte cilesi e neveritshme e di kete?
E mund dot kritiken, leri lloqet.
Rrahja e mendimit dhe diskutimi paqesor eshte dhunti njerezore. Cdo shmangje nga kjo norme eshte largim prej deshires per t'u zhvillluar.
Jam jashtezakonisht njeri i qete. Fjalet e forta vijne nga bindjet e forta, dhe vetem ata qe s'kane shume konfidence te bindjet e tyre i kosiderojne si diskutim jo-paqesor.
Vec kesaj, sulmet personale gjate nje diskutimi, jane perseri paaftesi dhe shmangje nga fushbeteja. Nese kjo perseritet e perseritet, e vendos bashkebiseduesin, ne kategorine e njerzve me komplekse/
Une nuk sulmova asnjeri personalisht. Ishte piktori qe si skuth me sulmoi personalisht.
Lost. ke nevoje per zgjerim horizonti dhe zemergjeresi ne bisede.
Whatever, ti s'di cfare flet.
Shelgu nuk e prisja nga ti te beje avokatin, faleminderit.
Lost, as te sulmova e as nuk jam treguar aspak skuth. Mendova se po benim nje debat publik dhe jo sulme.
Ne qofte se behej fjale per sulme, mendoj se ishe ti qe quan te tjeret derdimene dhe papagalle.
Kjo per te sqaruar pozicionet se nuk kam ndermend te merrem me replika spekulative.
Si Bibla dhe Kurani, qe mbahen prej besimtareve te tyre si libra te shejte dhe te frymezuar nga Zoti, jane nje udherrefyes i mire per te pasur nje jete te qete, pa strese dhe biles edhe pa ilace.
Mirpo eshte fakt se njerzimi vuan nga interpretimi.
Kjo sjell edhe ndarje edhe sekte e shoqata te ndryshme fetare.
Po ti permbahemi ketyre librave te shejte e gjithe shoqeria do ishte nje bote tjeter, mirpo as une e as ti nuk mund ta bejme kete gje sepse shoqeria qe jetojme, eshte e ndertuar mbi koncepte te gabuara, qe ne themel ka tradhtine dhe pabesine, shto gjerave te tjera te "ndyra" nje here e nje kohe dhe sot te pranueshme per shoqerine ( kujtoj-qe nuk po flas per Zotin, por per ate qe eshte shkruar ne libra), ku eshte e pamundur te mos behesh pis apo te jesh i paperlyer, mbetet vetem nje shprese apo frike qe mund ta mbaje ne frena kete shoqeri, qe ka nevoje per ato dhe ai eshte nje besim i paster ne Zot, pa i hyre diskutimit qe egziston apo jo, ka apo nuk ka jete te perjetshme apo mbas vdekjes.
Me fjalen "te ndyra" perfshihen shume persivitete te shoqerise, paradokset, egoizmi, lakmia, luftrat etj. Ne kete kontekst nuk mund te rri pa folur dy fjale per paradokset dhe udhekryqet qe e gjene, shoqerojne jo vetem individin por te gjithe shoqerine qe perfshin edhe te tjerat.
Paradoks eshte se nuk mund te besoj ne diçka qe nuk e di as qe egziston. Zhvillimi i shoqerise eshte nje tjeter paradoks qe çon ne familje me me pak femije. Diferenca mes te pasurve dhe te varferve eshte nje tjeter paradoks.
Ndoshta u hapa e dola jashta temes por me duket absurde (paradoks) pyetja pse ka kater Ungjij, a thua se keta nuk mjaftojne.
Njeriu eshte i lire te besoje apo jo, por kjo liri nuk ka pse e ben ate ti kundervihet te tjerve.
Shpresoj qe te mos me keqkuptosh se nuk te jam kundervene ne asnje moment duke pasur parasysh se po bejme nje debat konstruktiv perplasje idesh dhe aspak thirrje ne besim apo konvertim.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.