| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=439)
nese doni ta shikoni kete file ne PDF format po e bashkangjis ketu
Hej une nuk e di se cfare duhet te bej per te dhene mundesine te kuptosh aftesite e mia ne fizike ose ndoshta nuk me intereson ta bej kete gje. Nga ana tjeter sa per profesionin e kam vene assemblator sepse eshte e vetmja gje qe me ben te ushqehem dhe te vazhdoj studimet ne nje vend si Italia. Ok.
Dhe dijet e mia matematike, fizike, astrofisike, filozofike, psikologjike, etj. me kane dhene mundesine te bej nje proces qe ne materializem quhet ANALIZE-SINTEZE per te arritur ne perfundime.
Ajnshtajni nuk po them qe ishte nje sharlatan ne fizike por dua te nxjerr se ishte perfekt ne zbatimin e procesit ANALIZE-SINTEZ, gje qe kerkon njohje ne shume fusha te shkencave natyrore e sociale duke perdorur armen shume perfekte "analogjine". Pra Ajnshtajni ishte Filosof-Shkencetar. Nils Bohri, Ernest Rutherfordi e shume te tjere ishin fizikane teorike, prandaj nuk arriten ti justifikonin teorite e tyre deri sa hyri ne rol Relatitiviteti Ajnshtanjan.
GJthesia-Universi
GJithesia apo Universi eshte nje hapesire shume e madhe,e pa fundme,e pa mbarim ose e pa kufi,ne te cilen gjendet nje numer i madh i trupave qiellor.Eshte ne zgjerim te vazhduar,duke formuar keshtu trupa te ndryshem qiellorsi yje te rinj,planete,mjegullnajae shume galaktika te ndryshme.Kete na e deshmon largimi i galaktikave ,,sa ma larg qe gjenden prej nesh,,ky largim na e deshmon,,eksplodimin e madh-big bengun,i cili ka mundur te ndodh para 15-20 miliard viteve.
Prej 15 miliard viteve kur ka mundur te ndodh ky eksolodim,me kalimin e kohes nga ,materia e tij jane paraqitur rete kozmike,materia nderyore,
atome te vetmuara te gazit kozmik dhe nga ky material nderyor jame ose kame lindur te gjithe trupat qiellor,ne mesin e te cileve edhe Toka-planeti
blu,Dielli e te gjithe planetet e tjere,pra Sisteni yne diellor.
menyra se si do te vazhdoje jeta e universit u shpjegua nga ana teorike nga nje shkencetar qe nese nuk gabohem quhej aleksander fridman i cili nxorri 3 modele:nje ishte ajo e big crunch qe universi do te arrinte deri ne nje fare pike por do te tkurrej perseri ne saje te gravitetit,e dyta ishte ajo qe do te zgjerohej gjithmone kurse e treta ishte qe do te zgjerohej deri ne nje fare pike por do te mbetej e tille(shpresoj te mos jem ngaterruar).te gjitha keto te nxjerra ne menyre matematikore nga teoria e relativitetit.
ainshtajni ishte aq i fiksuar qe universi ishte statik saqe per te justifikuar kete futi kostanten kozmologjike(qe me vone do ta pranonte qe ishte nje nder gabimet me te medhaja qe kishte bere).
universi 300.000 vjet pas big bangut
me duket se shkencetaret arrijne te kapin zhurma nga universi deri ne moshen e tij 300.000 vjet pas big bangut sepse ne ate kohe u be e mundur qe rrezet e ndryshme qe vinin nga shperthimi te arrijne te depertojne jashte asaj mase te dendur qe ishte universi ne ate moment...do ta vazhdoj me vone se ka nje pyetje shume te lezetshme qe kam hasur diku ne internet rreth ketij momenti dhe ketij zbulimi...
HYPERSPHERE
Ate qe shkencetaret e quajne echo te bigbangut nuk eshte se ka dale nga lemshi i universit por teorikisht kjo gje ndodh si rezultat i perkuljes se hapesire-kohes. Nga studeimet teorike duke u bazuar ne torine e relativitetit universi i pergjigjet nje sistemi jo-kartezian koordinatash. Boshtet jane rathe ose elipse qe kane nje pike prerjeje po te pafundem. rezultati eshte se nese nje objekt largohet nga origjina ne sistemin kartesian do te iki pafundesisht tutje ndersa ne sistemin rethor do te vije nje dite qe do te rikthehet nga ana negative e nisjes.
Ky entitet (sistemi rethor) quhet HYPERSPHERE pasi eshte nje lloj entiteti gjeometrik qe derivon nga ekstendimi i vetive gjeometrike te siperfaqes sferike. Po te kujtoheni siperfaqja sferike eshte nje lloj palni dy permasor koordinatash me nje origjine dhe duke u larguar nga origjina e ketij planni do te vije nje moment qe te rikthehesh serish.
a do te ishte e drejte nese si analogji per ate qe thua me siper te perdorja shembullin e tullumbacit kur fryhet ku nese e fryejme, 2 pika qe ne te ne nje moment inicial jane afer por me pas largohen ne proporcion me zmadhimin?(jo per gje por e kam hasur diku kete lloj shembulli dhe me duket s kishte lidhje me ate qe po thua ti)
Po ta IMAGJINOSH mire eshte e njejta gje qe them une
Shume rrahje mendimesh e debate ka ne lidhje me Universin dhe me Bing-Bang-un.
Gjithmone do te jete nje teme e hapur per shkencetaret.
Por e vetmja teme qe eshte e mbyllur eshte se;
- Si u krijua SHKAKU per shperthimin e kesaj LENDE ?
Kjo pyetje nuk do te kete kurre pergjigje.
As filozofike e as shkencore.
Re: HYPERSPHERE
Citim:
Po citoj ato që tha ipersfera
Ate qe shkencetaret e quajne echo te bigbangut nuk eshte se ka dale nga lemshi i universit por teorikisht kjo gje ndodh si rezultat i perkuljes se hapesire-kohes. Nga studeimet teorike duke u bazuar ne torine e relativitetit universi i pergjigjet nje sistemi jo-kartezian koordinatash. Boshtet jane rathe ose elipse qe kane nje pike prerjeje po te pafundem. rezultati eshte se nese nje objekt largohet nga origjina ne sistemin kartesian do te iki pafundesisht tutje ndersa ne sistemin rethor do te vije nje dite qe do te rikthehet nga ana negative e nisjes.
Ky entitet (sistemi rethor) quhet HYPERSPHERE pasi eshte nje lloj entiteti gjeometrik qe derivon nga ekstendimi i vetive gjeometrike te siperfaqes sferike. Po te kujtoheni siperfaqja sferike eshte nje lloj palni dy permasor koordinatash me nje origjine dhe duke u larguar nga origjina e ketij planni do te vije nje moment qe te rikthehesh serish.
| Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.