Forumi Horizont Gjithsej 113 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga unforgiven datë 16 Prill 2004 - 20:08:

eshte e vertete Ana, qe sherimi i dhimbjes fillon nga shpirti..Sot jam zgjuar me kete motiv ne mendje, dhe ndihem tjeter njeri, dita ka filluar me mbare dhe dielli me buzeqesh ndryshe..


Postuar nga Klodel datë 16 Prill 2004 - 23:09:

Dielli ndricon perhere, jemi ne qe veme perde Mona


Postuar nga Klodel datë 17 Prill 2004 - 22:31:

ndihem e lumtur, i kam hequr te gjitha perdet dhe kam lene diellin te me ngrohe shpirtin s'kam ndonje motiv sh te madh, thjesht nje shetitje ne natyre me kenaqi shpirtin dielli zogjte ajri i paster, gjelberimi ka kaq shume gjera qe nuk i veme re kur strukemi ne guackat tona....

dilni o njerez thithni ajer lejojeni diellin t'u perkedhele do rilindni ne gjirin e natyres. s'ka gje me te bukur sepse rilindja eshte e juaja dhe natyra eshte ketu per ju, njerezit ndoshta jo por natyre gjithmone...


Postuar nga ADELAIDA datë 18 Prill 2004 - 21:11:

Hena varej e argjente.Si e pavertete me duket cdo gje ,keto gota ,kjo hene ,kjo rruge ,kjo nate dhe kjo ore qe me qarkon si fllad ,sikur e kam jetuar dikur .ne nje jete tjeter ,ne nje planet tjeter ...si te paverteta me duken keto kujtime vitesh te shkuara ,qe jane fundosur diku,te gjalla e te vdekura njekohesisht,qe kane mbetur fosforishente vetem ne trurin tim dhe qe jane ngurtesuar me fjale...Dhe si e pavertete eshte kjo lende qe me levrin neper erresiren e dejeve,e shqetesuar 36.7 grade e ngrohte,me shije pak te kripur ,4 litra fshehtesi dhe levizje e pareshtur; gjak,pasqyrim ne sistemin qelizor,trazim i padukshem ne mebreterine e HICIT,qe quhej kujtese dhe qe hidhte yll pas ylli ,vit pas viti ,nje te bardhe , nje tjeter te pergjakte ,shume te tjere me vezullime te zymta e plot njolla -ky eshte qielli i kujtimeve nen te cilin e tanishmja e shqetesuar bente jeten e saj te turbullt.
Drita e gejlber e hakmarrjes .Qyteti qe notonte ngadale nen driten e henes dhe ne rrapellimen e motoreve te automobileve .Rradhe shtepishe ,te gjata e te e te shtrira gjer ne pafundesi .Rradhe dritash ,dhe pas tyre nje mori fatesh njerzish .Rruge.Rruge.Rruge.Trokitje zemre miliona njerzish,trokitje te pareshtura zemre,si te nje motori miliona cilindrash ,qe shtyhej dalengadale pergjate rruges se jetes dhe ne cdo trokitje ,i afrohej nje milimeter vdekjes............ (Remark)

Pa e kerkuar ,madje as pa e dashur ndjenjat e mia lexohen ne faqet e nje libri.Rruga e tyre ne nje cast perputhet me ate te autorit,mgjth prej saj me ndan nje lume i gjate kohe dhe hapsire...


Postuar nga lorie datë 19 Prill 2004 - 11:29:

pyetje--

a quhet rilindje kjo qe po ndjej? duket si nje complete turn of wheel.
apo eshte iluzion ,ide e brishte qe perhapet si tymi i cigares ?
brishtesia lind ngaqe energjine e forte te papritur qe me ka kapluar s'di ku ta shpenzoj me pare.

Ta kem nga natyra qe me gjalleron ne pranvere apo ngaqe zbulova nje celes dere,(hapa nje porte)...apo nga te dyja?

anyways i seem to have started flying


Postuar nga unforgiven datë 19 Prill 2004 - 18:56:

Ndihem kaq e pafuqishme para teje, shpirti dhe dashuria ime jane te paperfillshme para fatit qe Zoti na ofron, ndiej kaq dhimbje qe njerezit e mi me te mire gjithmone me lene ne vetmi duke me premtuar perkujdesje... ndihem kaq e rrenuar...
Shtepia e engjejve po shtohet gjithnje e me shume, ajo ka vetem rini, ka vetem shpirtra te mrekullueshem, ka me dhjetra deshira e enderra te parealizuara, me dhjetra fjale te pathena...


Postuar nga Klodel datë 20 Prill 2004 - 22:53:

nganjehere qan dhe natyra se bashku me zemren.


Postuar nga Klodel datë 21 Prill 2004 - 18:31:

sot duke ecur rruges pashe nje vajze te vogel e cila ishte ulur mbi bar dhe po mblidhte lule dielli ( luledelet nuk para rriten ketu tek une ). mu kujtua vetja ime e vogel kur dilnim te djelave me prinderit dhe rrija mes luledeleve i mblidhja dhe thurrja kurora. pastaj vrapoja tek mami dhe i tregoja kurorat e mia si dhe nje tufe te vogel per ta marre me vete ne shtepi. sa te bukura jane te djelat ne Tirane, sa e bukur ka qene femijeria ime .... keto kohe jam zhytur ne kujtimet e femijerise si per te rikrijuar ate gezim ne shpirtin tim dhe per te larguar mendimet qe asgje nuk do jete me si me pare...

sot jam femi....


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2004 - 20:04:

i feel as a cosmic tear


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2004 - 22:30:

Flm!


  Gjithsej 113 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.