Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- KENGE SHKODRANE (tekste) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5261)
TI MOJ SHKODER,SHKODRA JONE
Ti moj Shkoder, Shkodra jone
Shume djem t'ri ke qite n'gerbet.
Vend per vend moj te levdojne,
Per djem t'ri ka kene kismet.
Djemt e ri po jane habite,
Nuk po dijne se kah me shkue.
A do t'dalin ndo'i here drite,
Ne dhe tone na per me kthye.
Penda n'dore asht tue m'u dridhe,
Lot't per faqe jane tue m' shkue.
U shkrina si bora n'diell,
Si s'u gjet derman per mue.
Shpesh ne anderr ty te shoh,
Gjithmone mendja tet i m'rri.
Ti moj Shkoder rrnosh e kjosh,
Vend ma t'bukur s'ka si ti.
Mendoj se ka rendesi tenjihemi me traditen e kanges Shkodrane mqs ka shume vlera.
Po ju prezentoj me krijuesit e kangeve shkodrane te fillimit te shek-XIX
01)Hysejn Dobraci
02)Sali Shpaten
03)Halil Tophana
04)Shjefen Shahirri
05)Simon Merketa
06)Kasem Xhurri
07)Mark Kranjani
08)Oso Sela (Falltores)
09)Nel (Zenel) Maha
10)Paloke Kurti
11)Heti i Molla Sylos
12)Hila I Files
13)Taro Hoti
14)Ndreke Preluka
15)Shtjefen Jakova (Qorri)
Ne Shkoder te vish (Jare)
Shkodra ka plot dashuri
gaz e brenga ne fsheti
por une te kam dash ty
Shiu mbi liqen piklon
vete e di cfare me mundon
djem e vajza kur festojne
E te them kujto
vjen ajo qe shkon
kush te deshi prape te do
Afer meje
ne Shkoder te vish
eja shpirti im
Refreni
O, uje i mjelme
mbi liqen kur kthen
shi i dimrit
qe aq fort te deshem ne vere
E, e mos harro
ne Shkoder te vish
si flaka me zjarrin
gjith jeten te rrish
CILE ZEMREN PLOT KUJTIME
Çile zemren plot kujtime
Çile zemren plot kujtime
Çile pra moj lulja ime,
Çile pra moj lulja ime,
Haj&endash;haj,hajde lule,
Haj-haj,peja lule.
Çilu pra mos rri e mbyllun,
Çilu pra mos rri e mbyllun,
Qit çka n'zemer ti mban ndrymun,
Qit çka n'zemer ti mban ndrymun.
Haj&endash;haj,hajde lule,
Haj-haj,peja lule.
Hajde pra moj lulja ime,
Hajde pra moj lulja ime,
Se me ty kam shume kujtime,
Se me ty kam shume kujtime,
Haj&endash;haj,hajde lule,
Haj-haj,peja lule.
KARAJFILAT QI KA SHKODRA
Karajfilat qi ka Shkodra,
medet o kund nuk jane
ganxhe t'mdhaja, ganxhe t'vogla,
me ere mbushin dynjane, aman, aman,
ato ganxhe s'mi prek'dora,
medet o kan zijane.
Drandofilja lypte hije,
Medet o per me çil.
Gjethtt' i dalin fije-fije,
medet o ç'ere te mir, aman aman,
s'gjendt kush me tu perzi-e,
medet, moj drandofill.
Maragjyli kaq i bukur
medet o por s'ka ere
me ia prek' gjethin me pupul,
e gishtin te gjithe njeher, aman aman
me ia prek gjethin me pupul
aman, doren ç'ta ther
SYRI SI QERSHIJA
Per Shkodren flak bulojne
agime t'reja
m'i pemte e nalta qesh
balkon i ri
e mbledh si zogj
ma t'amla melodi
e n'ftyren tande vash
veton, pranvera.
Ref:
Syrin si qershia
n'flak e neze djalin
buzen gaz e bane
pesh ja çove mallin
Mbi Shko-o-dren to-o-ne
bu-u-rojne agime t're-ja-a.
me lu-u-le vi-le-e-e,
plot me drandofi-i-le.
Ku-u-llo-jne si mja-a-lta-a
plot dri-i-te dhe hi-i-je.
e fty-y-ren tan-de va-a-ash
lu-u-lzon pranve-era.
Ref:Syrin si qershia
n'flak e neze djalin
buzen gaz e bane
pesh ja çove mallin
Lule asht qyteti im
Plot me lule ngjyra ngjyra
Gjithe qyteti asht lulzu
Marangjyl plot ngjyre natyra
T'bukrat flete ti ka mbulu.
Karajfili ganxhe plot
Po krenohet me madhshti
Hej sa bukur ka cile sot
T'gjitha lulet ia kane zili.
Marangjyl e karajfil
Ju na knaqt me bukuri
Porsi ju me plot arome
Ka dhe tjera plot freski.
Jeni t'bukra nder lulishta
Lule t'kandshme plot me ere
S'keni cile ju kurre ma bukur
Se c'na cilt ne ket pranver.
Ju er kandshme petal njoma
Qe na mbushni me gezim
Mos harroni se mes lulesh
Lule asht qyteti im.
Marangjyl e karajfil
Ju na knaqt me bukuri
Porsi ju me plot arome
Ka dhe tjera plot freski.
Kangë popullore shqiptare?Të vjetrat po, të rejat jo!
Nji prej pyetjeve qi ka mundue gjithmonë muzikologët e shumtë ka qenë ajo se si mund të ketë lindë muzika. Ndër librat e historisë së muzikës kjo çashtje zen krejt kapitullin e parë e aty rrahen mendime e hamendje të ndryshme. Pothuejse të gjithë janë dakord se muzika ka lindë si dëshirë e kumtimit të ndjenjave e kjo gja e afron atë me gjuhën e cila mendohet të ketë lindë si nevojë e individit me u marrë vesht me të tjerët. E para shpreh atë qi nji person ka mbrenda vedit e qi i përket sferës së ndjenjave, dishirave, tanë asaj bote qi vlon e ka nevojë me shpërthye prandej ka muzikologë e psikologë të cilët pohojnë se muzika do të kishte lindë edhe sikur të kishte qenë nji individ i vetëm.
Shprehja "Folsh me vedi, folsh!" shenjon nji person qi me siguri ka dalë mendsh, ndërsa fakti qi kur nji njeri këndon me vedi ose fishkullon motive muzikore nuk merret si pacient qi ka nevojë me e kqyrë nji psikiatër, âsht provë se muzika buron prej shpirtit e s’ka nevojë për bashkëbisedues o për spektatorë........përveç se kur bâhet fjalë për festivale, shfaqje o koncerte. E këtu te koncertet do të kthehemi mâ vonë.
Në qytetin tem, kanga sikur edhe në tanë Shqipninë, ka qenë pjesë e jetës së popullit, produkt i tij i pacenueshëm e vlerë kulturore e padiskutueshme. Për këte vetinë e tretë, dikush mundet me pasë edhe vrejtje e mos me u pajtue me mue por unë kam parasysh këtu ato vlera qi janë vërtetë vlera e jo të lana thish.
Po si i gjykoke ti vlerat mundet me pyet dikush.
Nuk âsht krejt e thjesht. Duhet me njohtë pak edhe shpirtin e popullit e folklorin. Fjala vjen, cilat janë ato cilësi qi e bâjnë nji shqiptar me u ndie të bashkuem me shqiptarët e tjerë? Cilat janë ato ndjenja qi e bashkojnë me shumicën e popullit? A i gjetët? Qe, pra janë njikto qi qindrojnë në themel të vlerave autentike. Mandej mënyra se shprehen këto ndenja ndryshon prej Tropojet në Mallakastër ose prej Dibret në Vlonë e kjo âsht punë tjetër.
Kanga popullore shkodrane âsht shkodrane e njihet gjithkund si e tillë. Nji shkodranit edhe bâ me ja ndrrue fjalët kësaj kange e me ja shkrue në frangisht o gjermanisht, nuk kishte me e ngatrrue me nji variant të folklorit francez o austriak. Pse âsht i nevojshëm nji shembull i tillë po e ftilloj mâ poshtë.
Sundimi otoman la gjurmë të thella në jetën e popujve qi nënshtroi. Çdo aspekt i jetës së tyne u prek prej pushtuesit. Gjuha, zakonet, muzika, arktitektura, mënyra e jetës e deri moda. Por megjithkëte, këta popuj, e mes tyne edhe na shqiptarët, patën aq fuqi sa me mbijetue edhe pse të plagosun randë.
Të parët tanë në gëzimet e idhnimet e veta vijuen me shpreh botën e tyne të mbrendshme e kjo botë âsht mënyra se si përceptohen objektet, ngjarjet, situatat. Pikërisht kjo gja nuk mujt me u zhdukë ndër kombet e Ballkanit edhe pse pushtimi turk qe i gjatë. Mënyra se si nji arbnor krijonte raportin e vet me jetën ishte krejt e ndryshme me atë të nji ushtar aziatik të perandorisë. Gëzimi i nji shqiptarit kur bânte nji të panjohtun kumbarë flokësh të të birit, nuk kishte se si me qenë i nji randësije të veçantë për njerëz të ardhun prej shkretinave të Anadollit. Për me i ra shkurt, edhe arti muzikor do të shprehte këte botë emocionale. Le t’a shohim pak mâ konkretisht.
Jarja, dihet, ishte e ndryshme si lloj prej kangëve e joneve të të huejit edhe pse si tonalitet, jo plotësisht, mbeti orientale.
Kah fundi i tetëqindës, nuk janë të pakta përpjekjet, të qëllimshme ose jo, për me e shkëput kangën popullore prej modelit të muzikës orientale. Palok Kurti, Frano Ndoja, Osja i Fallxhores e Hila i Files janë nji dishmi e këtij fakti.
"N’at zaman të saj furije" âsht e dallueshme për kah karakteri, tematika e ideja qi përcjell prej nji kange si "Nji dylber qi ka kalaja". E para âsht shqiptare, (e meqi ra fjala në programin e diplomave të shkollës artistike "Prenkë Jakova" ishte gjithherë e pranishme e u këndonte krahas aries së Gild-ës së Verdit e Habanerës së Bizet-së,) e mund të quhet modeli i aries popullore shqiptare ndërsa e dyta nuk shpreh as nji moral e as nji cilësi kombtare të tonën.
E njajta përpjekje vërehet te kojshitë tanë, malazezët. Edhe te këta, jarja e tyne, e cila për mendimin tem, âsht jarja shkodrane për arsye se malazezët si komb janë malcorë e s’kanë traditë qytetare, ka nji tekst qi shpreh moralin e problemet e jetës qytetare malazeze. Kanga "_etaju_i pored Ljubovi_a" ( shqip: "Tue shetitë afër Ljuboviqit"), âsht nji shembull i mirë i kësaj qi thashë. Në videoklipin e saj shfaqet nji kangtár me kostum popullor malazias qi ka dalë në nji çardak të nji shtëpije karakteristike me hardhi e nji pemë sheget në oborr e mandej dy të rij të cilëve kjo u kushtohet. Edhe malazezët pra, sikur na shqiptarët, u përpoqën me e lehtësue muzikën prej elementeve orientale.
E njajta dukuni mund të dallohet te grekët. Nji kangë levantine edhe pse ka shumë përvajtime të muzikës orientale nuk ngatrrohet me nji turke o afrikano-veriore.
Rrugën e këtyne mjeshtrave të muzikës qi përmenda, e vazhduen mâ vonë Prenkë Jakova, Çesk Zadêja, Pjetër Gaci, Nikolla Zoraqi, Tish Daija, Tonin Harapi, Feim Ibrahimi, Limos Dizdari, e të tjerë e të tjerë të cilët jo vetëm qi u mbështetën fuqishëm te kanga popullore por tue u nisë prej kësaj krijuene edhe lloje të tjera qi në vendin tonë mungonin krejtsisht: kangën e lehtë e muzikën klasike shqiptare. Në krijimet muzikore dallohet lehtë eleganca me të cilën prej temave të thjeshta folkloristike lindën e u krijuen kangë të kultivueme popullore e prej këndej u kalue në muzikën e lehtë gja qi bâni të mundun mâ vonë edhe organizimin e Festivalit të parë të kangës në Radio.
Kangët e Prenk Jakovës "Synin si qershija" e "Margjela" e cila fitoi edhe çmimin e parë në Festivalin e tretë, qindrojnë diku mes kangës popullore e asaj të lehtë. Ky kalim kaq i natyrshëm i ka bâ qi edhe sot të ndigjohen me andje prej publikut shqiptar. Aria e Mrikës "Dielli ka prendue" te opera "Mrika" âsht tanësisht e konceptueme si popullore por kah teknika âsht muzikë operistike. Tema e parë dhe e dytë te simfonia e parë e Çesk Zadêjës (bâhet fjalë për muzikën e filmit "Skënderbeu") janë të mbështetuna në motive muzikore folkloristike shqiptare e këte s’luen as topi.
Po të vijmë te koha e jonë. Cilat janë kangët tona sot?
Më kujtohet, se kur ishte ende fëmijë "trasgresistat" të rij në moshë, do t’u mblidhnin nëper gëzime o "halle" (morè edhe pa pase halle hiç), me këndue kangë, qi për mue ishin krejtësisht të çuditshme, ndoshta falë faktit se unë nuk ishe "trasgresist" ose "revolucionár" në art. Edhe sot ato kangë kur i ndien të hjedhin dekun e në tokë. Si mos me t’u këput loçka e zemrës kur ndin fjalët:
"Ti topalle, Bukurije
më thoshin doktorat,
porsa dola nga spitali
mu më ndiqnin horat"
e të më falin ata, të cilëve, si mue i kujtohet kjo kangë, në qoftë se teksti më ka dalë disi mendjet. Por ajo qi përban nji enigëm në shpirtin tem ende sot e kësaj dite, âsht fakti i pashpjegueshëm se si në kangën qi citova mâ nalt, ndërhynte nji tjetër personazh:
"Zana,tiririri, Zana
tiririri, Zana,
m’ dole e pabesë."
kaq përsa i përket fëmijnisë seme. Për hir të së vërtetës, duhet thanë se kangë të tilla qarkullonin por në mënyrën mâ absolute nuk u transmetonin ose u përhapnin prej mjeteve të informacionit publik. Mbas 1990-ës ndrroi puna.
Nji ditë, nji i njohtuni i jem më thotë:
—Kam marrë nji kasetë me kangë të jashtëzakonshme. Po deshte t’i inçizoj. sht bile edhe ajo kanga "Si e lashë duhanin" por ka edhe të tjera qi nuk janë përhapë alÃ_.
—Po kush i këndon?—e pyes.
—Eh, kush i këndon! Bâ me e ditë! sht orkestra e gabelve të Ohrit.
Ec e fol tesh ti po deshte.
Meqi koha kalon me shisën e vet të pamshirshme, edhe kangë si ato qi citova mâ sipër u zhdukën por, ka dashtë dreqi mos me na lanë rehat, dolën të reja. Kujt nuk i bjen ndër mend "Shiki, shiki, java" e këndueme në nji mënyrë qi të bânte me u ajë turijsh prej të qamit? Me t’u shkrî zemra në vajë. Por kaloi edhe kjo e s’po ndihet mâ në radio o në televizione private qi na e patën nxeh rrashtën e kresë me te.
A kemi se si mos me i përmendë këto kangë të ndigjueme gjanësisht nëper manjetofonat e automobilistave tanë të rij të cilët tue i kushtue shumë vëmendje këtij tip muziket do të bânin aksidente tesh e mbasandej o në Mal të Jushit o në Tarovicë o diku pa hy në Fush-Krujë? (Ka njerëz qi më thonë se ky âsht shkaku edhe i sa e sa aksidenteve në Prrenjas, Librazhd, Tepelenë e gjetkë.)
Nejse, fakti qi ka muzikë qi s’âsht shqiptare as si tematikë e as si melodi nuk më mërzit aspak. E nuk më mërzit as fakti qi kjo muzikë ekziston në vendin tonë. Përderisa kemi pakica kombtare duhet me u a njohtë të drejtat. Duhet me e kuptue qi edhe popuj të tjerë, si ata të Penxhabit bujar e fisnik, kanë artin e kulturën e vet e cila ka mbijetue për shekuj e shekuj edhe pse këta kanë bâ jetë endacake, por....... me thanë se kjo muzikë âsht shqiptare, jo! Kjo nuk mund të durohet e të bân me t’u çue nervat kaçirubë.
Prit ti! Ka prep.
Kur kangëtarë të njohtun të skenës shqiptare dalin turnè jashtadheut e të këndojnë kangë si "Havales, havales" apo "Nji dashnore e kam pasë" apo nji "Xhixhilè, xhixhilè" për emigrantët shqiptarë me i shue mallin për atdheun, të vjen me pyet vedin:
—Po mirë. Këto kangë qenkan shqiptare, po a bân me më kallxue se çfarë kombësije kanë kangët e bukura përmetare, kolonjare o shkodrane të cilat dallohen rranjsisht prej të parave?
Për nji gja të tillë, mue më vjen keq e duhet me e thanë qartë.
Kangët shqiptare janë e mbesin shqiptare të tjerat janë të hueja e nuk na përkasin ne si komb e as si rracë.
Me të ardhë marre me shkue me nji të huej në nji koncert të tillë. Të pyet ai tjetri se a din me i këndue. Me ra gjallë e ngusht se ti këto kangë as qi i ke ndigjue ndonjiherë. Kah ana tjetër me i diftue mikut tand se ata qi i interpretojnë e qi mbahen si kangtarët mâ me namë sot për sot në atdhe, kanë krye shkollat e konservatorët e muzikës në Shqipni në të cilat u studjonte Mozart-i, Beethoven-i, Schubert-i e Çajkovski e qi kishin nji nivel tepër të naltë profesional, nuk mundesh se të vjen turp e marre.
Kush din me më thanë ku po shkojmë me këto tendenca në art? Me ç’të drejtë televizonet o radiot tona transmetojnë o propagandojnë nji muzikë të tillë? Ku shkuen përpjekjet e sa e sa kompozitorve tanë të ndritun për me na dhanë e me kultivue nji muzikë me karakter kombtár?
Kangtarve të sotshëm, a u vjen turp a si me këndue shqip? E pra, Tefta Tashko Koços o Marije Krajës nuk i ka ardhë aspak marre me këndue kangët tona. A mos vallë këta kanë nji nivel mâ të naltë profesional?
Nuk e di, por shpresoj qi edhe kjo e keqe ka me kalue veçse deri atëherë unë nuk kam me vue mâ kambën në asnji teatër ku përdridhen kangtarë qi shkyejnë gërmazin tue këndue gjoja shqip. Do të shkeli atje vetëm kur këta t’mi jenë përgjegjë pozitivisht pyetjes seme:
—"A e latë duhanin a jo?"
Ndërkaq, unë për vedi, kam me u marrë vetëm me folklorin e Tokës së Zjarmit e me shkue në shfaqje ku këndohen kangë popullore paqdashëse eskimeze.
Margjelo
Moj Margjele,mori pun'tore
Ku po shkon me ate kosore,
Ku po shkon moj tu vrapue,
A po vjen o vashe me mue;
Margjel-o,mori Margjele,
Se pas tejet s'due me ngele.
Margjel-o,mori Margjele,
Cilma synin qi m'ke mshele
O Margjela e malsise
Thueja kang've t'cobanise
Moj Margjele,mori sojnike
Bija e malesise kreshnike
Mos t'l'shoje zemra bre sojnike;
Trimi i mire qe shkon n'miniere,
Mendjen n'ty e ka gjith'here
E tash kthen sa t'bahet vere.
Margjel-o,mori Margjele.etj etj
PS.U riktheva ne Forum me kangen e MARGJELES
Po t'jemi bashk ne te dy
Meta gjith diten hijeve
sa m'than hijet rri...
E t'ju leshova krojeve
krojeve ku pije ti...
E mira i ra k'to hijeve
qe s'mujten me me fresku...
Po ashtu uji i krojeve
qe etjen s'ma ka shu...
Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...
Kur perendan dielli majave
e muzgut rrug i lshon...
E ngroht asht rrahja e zemrave
kur vajzes nisa e i kdoj...
Besa u plaka ne k'ta kroj
te flas e kurr s'me flet...
Un zanin tan du ta nigjoj
por ti pergjigje s'jep..
Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...
Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...
Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.