Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kur nje dite i vjen fundi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5689)


Postuar nga ksenia datë 17 Janar 2006 - 18:12:

Ndjeva ngrohtesine dhe butesine e objektit qe me pret cdo mbarim dite...Krijoj nje mardhenie disi te vecante edhe me sendet e mia personale qe jane vene ne sherbimin tim. Mesa duket macoku im mardhenie te tilla i krijon vetem me ata qe e ushqejne. Ai shpejton te shtrihet sa gjate aq edhe gjere ne krahun tim .
Kohet e fundit nuk kam mundesi te mendoj ne darke ndokend apo gjesendi (hmmm...Me ka marre malli ta bej kete).Lodhja me keput dhe me sjell te vetmin ilac gjumin...E mes perpjekjeve per te pare deri ne fund filmin e preferuar dita mbyllet me sms tim te preferuar "Te puth syckat lule!"


Postuar nga Kleopatra=Lezhjane datë 29 Mars 2006 - 01:56:

<<<...Kure nje dite i vjen fundi anderroj diten e neserme te kaloj sa me shume kohe me femijen qe po flen ne dhomen e tij;edhe pse kohen e kame gjetur
perhere ti perkushtohem familjes...>>>


Postuar nga MERMAID datë 29 Mars 2006 - 06:54:

mbyllet kapitulli dhe vazhdon kapitulli i nates .. e me radhe c'do gje perseritet..


Postuar nga Green_Mamba datë 29 Mars 2006 - 21:12:

te djeshmen nga e nesermja e ndan e sotmja,keshtu qe skan fund se te treja jane dite


Postuar nga aura datë 10 Prill 2006 - 03:14:

kur nje dite i vjen fundi...syte me dhembin dhe mendoj qe kam filluar ta urrej kompjuterin. e mbyll dhe shtrihem ne krevat pasi pershendes dike.

naten e mire, univers.
gjume te embel


Postuar nga aura datë 12 Prill 2006 - 17:16:

dje dita mbaroi me nje tekst kenge ne mendje:

Unë "Ai", ti "Ajo"
Teodor Keko - P. Çako

Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Ref.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.


Postuar nga ksenia datë 13 Prill 2006 - 11:10:

Citim:
Po citoj ato që tha aura
dje dita mbaroi me nje tekst kenge ne mendje:

Unë "Ai", ti "Ajo"
Teodor Keko - P. Çako

Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Ref.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.



Trishtueshem ti vij dites fundi me vargje te tilla ne sfond...


Postuar nga aura datë 14 Prill 2006 - 04:28:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia


Trishtueshem ti vij dites fundi me vargje te tilla ne sfond...




hmm...shume trishte...

meqe vargjet e kenges jane te teodor kekos, po shkruaj edhe nje shprehje te trishte....

"trishtimi vetem mua me perket, per inat te tij behem me i bukur"

...mbase jam bere me e bukur...kushedi...

ps. edhe pse eshte vone, dita nuk ka mbaruar akoma per mua


Postuar nga diabolic datë 14 Prill 2006 - 05:13:

Dita ime ska fund kurre , por nje mikja ime me thoshte gjithmon qe edhe ne ditet pa diell ka nje perendim.Mos valle po perendojn syte e mi te etur per endra? Ndoshta ...mirupafshim dite, shihemi pas intervalit midis teje dhe endrave qe pastaj ti them miremengjes realitet...


Postuar nga elissa datë 14 Prill 2006 - 15:01:

Kur nje dite i vjen fundi thjesht mbyll syte dhe te nesermen do perpiqem te ndjeje cdo sek te jetoje cdo minute duke shpresuar qe jeta te vazhdoje...


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.