| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)
Faleminderit per urimin tuaj Sykaltra_Gangos!
Perpiqem!
Pershendetjet e mia!
iliriusa je nje talente me te vertet komplimenti jan shum
te bukra
me respekt
NATE TRISHTIMI
Nje nate e erresuar
Nje nate Me klithma
Degjoj zerin tend
E dashur dhe te dua
Bertisja Por ti koken
Se ktheve mua sme degjove
Me le ne vetemi per mua
Smendove do te rri ne vetemi
Do te rri dhe te Lotoj
Se vetem Ty e dashur Vetem Ty te Dashuroi
Zhgënjim!
Të dua i thash diellit në mëngjez, një re ma mbuloj....
Të dua i thash lulës në lëndinë, një erë e marrë ma rrëzoj....
Të dua i thash gurit mjekërrthinjur, u ngrit kokës më qëlloj....
Të dua i thash zogut mbi degë, hapi krahët fluturoi....
Të dua i thash lumit sydallgëzuar, u tha s´di ku shkoi....
Të dua i thash dhelprës së qiellit, një yll ziliqar s´ma lëshoj....
Të dua i thash vajzës, iku shpatit të ëndërrës s´më dëgjoj.
E tash me vetë " ç´zhgënjim "
mbeta veq me lotin tim.....
artidr
shume prekse urime te dyja ishin te bukura vecanerishte e dyta.
>Lamtumir<
Lamtumir per her te fundit
kthe koken edhe nje here.
Me kurre s'do te takohemi
as ne vjesht as ne pranver.
Lamtumir kur te me thuash
doren fort shtrengoma ti
Mos harro te me shikosh
edhe nje here drejt ne sy.
Lamtumires po i afrohet
casti fundit i se vertetes
kisha dashur ne ate moment
ti them lamtumire edhe jetes.
Kurr s'e kam menduar
kete cast te rend e tragjik.
kurr s;do te kisha besuar
se ty de kam vertet........
Faleminderit per komplimentin tuaj Ruby_DR.
Respektet e mia gjithashtu!
Nje nate pa gjume, une dhe hija jote
Nje nate pagjume, une edhe hija jote
prap dosido ndihem krejt vetem
Si nje krijes e huaj jo prej kesaj bote
ndersa yjet nen peshperimat e mia treten.
Po eci ngadal e po shkaterroj hapa
hapat qe hodhe kur vije drejt meje
Po marre fryme lehte e ne intervale te gjata
po coptoj kujtimet qe mora prej teje.
Shkel kujdesshem mbi dyshemen e ftohte
ja ketu, tamam ketu, ti me the te dua,
Shkarraviz hicin qe s'e harroj dot
e fshij me gishtrinj, e gervish me thua.
Ketu krejt papritur nje dite erdhe ti
e une te veshtroja mbeshtetur tek ky mur
ti me pe ne sy, ne syte e mi te zi
e the: S'a te dua s'do ta dish dot kurre.
Une ngerdheshem lehtas teksa te kujtoj
ngre pakez vetullat edhe mbyll syte
gjithecka qe ti the s' mundem ta harroj
dje se me gezonte, sonte se me mbyt.
Befas pyes veten: Sonte cfare po ben?
Teksa rrotull vjen ne kete dhome te ftohte
vjen e shkon e iken prap je ne nje vend
cudi se si as dhimbjen se braktis dot sot!
Nje poezi mbi xhinkset ngjyre blu
Rrotulloj stilolapsin ne gishtrinjte qe dridhen
e ul rrudhat e xhinkseve qe kam veshur
e fleta me s'kam ku mendimet te hidhen
rreth meje shuk letrash qe me zemrim kam mbledhur.
Fjale te zbehta me shkojne ndermend
i pershperis ne vetmin e ftohte te mureve
e dora papritur fillon, shpejton me rend
fillon e le shenime mbi zbehtesin e xhinkseve.
Shkrimi im i shtrembert me i shtrembert sot
Teksa shpejton mbi siperfaqen e ashper
Fjalet qe me ze s'mundem ti them dot
sot i formoj aty, me pika loti afer.
ilirusa ke shume talent ma ke kaluar ca meqe une kam disa mungesa ketu por megjithate besoj te arrij,por eshte e veshtire sepse ke teper talent.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.