Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Per ato qe jane larg Familjeve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7125)
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
pershendetje durrsak
gezuar dhe ty dhe shpresoj qe 2005 do te te sjelle vetem buzeqeshje. eshte vertet forum i vecante per ata qe dine ta kuptojne
gjithe te mirat
devolliu shpresoj qe ne 2005 do shkoj serisht ne devoll se kam 4 vjet pa shkuar e me griu malli![]()
analistja je devolleshke edhe nuk ma ke thene hmmm po turp ske jk
ahaha i bej te fala devollit nga mua
pergjysem por shpirtin pergjysem e kam edhe aty
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
pergjysempor shpirtin pergjysem e kam edhe aty
![]()
Durrsak djali....
Rurrsak!
Kete mesazh e shkrujata para dy ditesh, por sapo i dhash posto pergjigjen ra linja dhe nuk munda ta postoj, ndaj po mundohem ta pershtas sa me shume si origjinali.
Kur lexova ate qe kishe shkruar ti, sinqerisht me preku, dhe besoj se ndjeva po te njejten gje me ty ate nate. Kilometra larg familjes time ne Kabulin e larget, forumi me ka bere te ndjehem prane Shqiperise qe me mungon mjaft. Kujtoja vitet e tjera qe kam kaluar me shoqerine dhe mendohesha te gjej se ku do e kalojne ato tani. Forumi me ka bere te debatoj, me ka bere te qesh, me ka bere te nxehem. Por secila prej ketyre qe permenda me lart ka bukurine e vet dhe dobishmerine e vet.
Pas asaj mundohesha te mendoj se si do e kalojne kete vit Prinderit e mi. Pyesja veten a do kene fuqi ti trokasin gotat dhe ti urojne njeri tjetrit GEZUAR, cfare do thone per mua. Qe i vetmi djal qe kishim iku e na la vetem dhe nuk e dime nese do kthehet serisht, nuk e dime nese do ta shohim serisht, apo do vi edhe ai me nje falmur te derdhur siper trupit te tij si shoket e tij. Asaj nuk i dihet.
Nuk ka gje me te shtrenjte se prindi, sa here me kujtohen fjalet e nenes ne telefon kur thote "BIR KUJDESU PER VETEN, TE KEQEN NENA" dhe nje pergjigje e imja e pasigurte "MOS U BE MERAK MA, NUK JAM ME I VOGEL TANI", por ceshtja nuk eshte nese je i vogel apo i madh. Plumbi nuk njeh moshe, nuk dallon fe, race, krahine, ngjyre. A i mer perpara cdo gje qe i del ne rrugen e tij.
Zgjohem ne mengjes dhe pres te shoh nenen tek ka gatuar mengjesin e fresket dhe te ngrohte, por eshte e kote, nena eshte larg shume larg. Me duhet te vesh uniformen te ve armen ne brez e te nxitoj per tek menza para se te mbyllet.
Bie ne gjum ne darke duke menduar per to, e nese zbulohem duke u perpelitur nga enderrat e keqija, ose trembem nga ndonje shperthim qe ndodh afer meje. Nuk eshte nena qe te te mbuloje, qe te mos ftohesh naten.
Zgjohem perseri nje mengjes tjeter, nje dite me pak dhe akoma nuk me besohet se ku jam. Dal jashte kampit me mision, e nuk e di nese do kthehem serisht i teri. Nese do ti shoh serisht ato njerez qe i dua e me duan, nese do mundem te perqafoj edhe nje here prinderit e mi e te dashuren time. Qe shpesh here me kujtohet kur me pyet "KUR DO TE KTHEHESH???", per mua kjo eshte nje pyetje pa pergjigje akoma.
Kam bere edhe keq, kam bere edhe mire. Ka njerez qe me duan e qe nuk me duan. Njeriu nuk i pershtatet dot te gjitheve, nuk ja ploteson dot te gjitheve deshirat.
Me duket se e ktheva ne personale kete shkrim. Por dua te theksoj, qe ketu ne forum shpesh here e kam harruar realitin se ku jam, se ku ndodhem e ku mundet te shkoj. Per kete faleminderit te gjithe atyre qe kemi biseduar e debatuar, femer mashkull. Faleminderit edhe atyre qe nuk me kane qef.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj nje jete sa me te paqme familjeve te dy djemve qe kane rene ne IRAK, dua ti uroj nje jete dhe sherim sa me te mbare familjeve e djemve qe u plagosen para disa kohesh ne IRAK. Dua ti uroj djemve qe jane me mision momentalisht, qe te kthehen sa me mire prane te afermve te tyre, e ti gjejne sa me mire te afermit e tyre.
Dua ti uroj te gjithe botes PAQE.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj te gjithe Forumistave Festat, shendet te plote e te kujdesen per veten. Sepse cdo njeri ka dike qe mendon per te dhe e pret shendoshe e mire ne shtepi. qofte ai student, qofte ushtarak, qofte emigrant.
Desha tju falenderoj per castet qe me keni dhuruar, Ju faleminderit te gjitheve dhe ju uroj PAQE.
skam cte shtoj vella po me dridhen duart,qenke me vertet shpirt njeriu pergezimet e mia
respekte
Faleminderit Devolliu...
Faleminderit!
Ishte nje moment dobesie, sic e kemi te gjithe nga nje here. Por me duket se kam dal nga tema. Kisha aq shume per te thene, saqe nuk e ke idene, por nuk eshte tema e pershtatshme. Ja pra per cfare duhet forumi, per tu shpreshur, per tu liruar nga dicka. E ndoshta me vone nje shoqeri, si nga chati edhe nga forumi, nuk eshte asgje e cuditeshme.
Te pershendes nga larg Devolli e te uroj shendet e te gjitha te mirat.
Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
skam cte shtoj vella po me dridhen duart,qenke me vertet shpirt njeriu pergezimet e mia
respekte
BaNaL,
Eshte e vertete qe ti duhet te kujdesesh per veten… uroj qe fati te jete me ty dhe te gjendesh prane te dashurve sa me shpejte. Gjithe te mirat ne kete vit te ri...
Respektoj punen, poziten dhe detyren tende.
Sinqerisht,
eng_girl
Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
hiihi dmf te kam mbeskeahah qofsh me jet edhe te besh ate qe do vet
edhe shiko se edhe un si kam te gjata ketuandej me ke edhe mua verdalle do me gjesh kur te vish
na e bej te ditur me qe te te qerjas me donje byrecke![]()
Pershendetje....
Durrsak..te pershendes ne radhe te pare ty..qe ke ngacmuar sa do pak emocionet tona ..qe tani jane shume me te ndjeshme se ditet tjera..sepse pikerisht festat ...gezimet e festave...grumbullimi i njerzeve neper familje etj..etj..
Ju pershendes te gjithe ju shoket dhe shoqe te forumit..qe me te vertet jemi bere shume te afert me njeri tjerin..s kam ç fare te flas me shume perveç se t ju uroj te gjithve nje fillim te mbare te vitit 2005...dhe se shpejti te bashkuar me familjaret...dhe pse jo...ne me njeri tjetrin..
Ju dua shume Lozka.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.