Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Per te gjithe...
Per te gjithe ju qe jeni lagr nenave ne kete, dite.
Per te gjithe ju qe do te deshironit te ishit sa me prane tyre sonte apo edhe neser.
Per te gjithe juve qe ju ka coptuar malli, per njeriun me te dashur, mendova te jem nismetar i kesaj teme.
Une per vete e nxora dufin tim dhe u shfryva plotesisht dhe ju ftoj edhe ju te beni te njenjten gje.
Ndoshta kjo eshte edhe dhurata per nenen per tete mars.
Jepini njerez.
Roni.
une nuk mundem me.....
faleminderit Roneo shume prekese. Mos harro t'i thuash nenes cdo moment qe e do. une e pyes veten e ja kam thene mjaftueshem ....
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
une nuk mundem me.....
faleminderit Roneo shume prekese. Mos harro t'i thuash nenes cdo moment qe e do. une e pyes veten e ja kam thene mjaftueshem ....
ti nuk e di se sa
Lum ju qe i kini nenat ......................................................................
Nëna
Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.
Nuk di nga t'ia nis, ashut siç nuk kam ditur e mundur asnjëherë, ta vlerësoj të plotë figurën tënde o nënë.
Nënë, unë u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha t'i shtohen futyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbeshtes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote! Ajo dorë që iu besua djepi! Ajo dorë që iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!
Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Kujt i prishej gjumi kur unë qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unë sëmuresha?
Ishe ti, nënë,
Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha
dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?
Ishe po ti, nënë, ti ishe.
Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?
Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtë.
O nënë, fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra. E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".
Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.
Re: Nëna
Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.
Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".
Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.
Re: Re: Nëna
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
...Nuk di c`te them!fjalet kane ngecur ne gryke...dhe me mire po hesht!
Mami nuk krahasohet me asgje ne bote!-e kam idhull,shembull jete
dhe mrekulli qe kam nje Nene te tille!
Plot force,vullnet,bukuri dhe te zgjuar!
E vetmja dashuri qe nuk vdes kurre,-eshte dashuria e NENE-s...
Te lumte Roneo!...Te paste Mami me jete te gjate!-Nderoje gjithe jeten,
sepse Ajo meriton me shume sec japim ne Femijet!
respekte miqesore,syri...
Nena Ime e dashur.
Të falenderoj ngaqë ke folur me mua dhe që më ke bërë shoqëri kur isha në barkun tënd; ngaqë më ke thënë "dita që linde ti ishte dita më e lumtur e jetës sime"; për përqafimet dhe puthjet që më ke dhënë; ngaqë e përsërisje pa u mërzitur "nënë, nënë, nënë" derisa e mësova; ngaqë më vije mbrapa me shami që të mos fshija hundët me mëngët e trikos; ngaqë më nxitje që të pyesja përherë "përse, përse, përse"; për buzëqeshjet e tua aq të ngrohta; ngaqë ishe shoqja ime më e mirë; ngaqë më besoje mua; ngaqë nuk ishe një nënë që më doje vetëm prej së largu; ngaqë kur isha sëmurë më prisje tek koka tërë natën; ngaqë ke qarë me mua; ngaqë ke qeshur me mua; ngaqë më thoje "të dua"; ngaqë nuk më thoje "të pata thënë"; ngaqë më the pa i fshehur lotët se do të merrte malli kur po ikja larg; ngaqë sa herë që ulesh në tavoline më kujton mua se a kam ç'të ha, ngaqë më mësove se asgjë nuk fitohet lehtë dhe as suksesi pa mundim; ngaqë m'i ke dedikuar mua vitet më të bukura të tuat; ngaqë më ke mësuar të shpreh dashurinë, respektin; ngaqë je një nënë e mrekullueshme...
Dhe mbi të gjitha, ngaqë je nëna më e mirë në univers...
Faleminderit nënë e dashur...
As une nuk mundem me te vazhdoj...
Vetem te shkruash fjalen "nene" te mbushet zemra me gezim
dhe emocion qe te pershkon cdo qelize te trupit, e jo me te fillosh
e te analizosh gjithe te mirat e saj qe nuk kane fund.
Ehh pra dhe une jam nje nder ato qe shkruaj per nenen time me mall,
dashuri dhe respekt hyjnor. Sa here me kujtohen syte e saj plot lot kur me pret dhe me percjell nga ato aeroporte..Kur me thote qe bije e nenes
si kam la carcafat qe ke fjete ti se mbajne eren tende....
E une nga ana tjeter e telefonit mbushem me lot, dhe me vete them..
Oh maj mami sa here e marr une jastekun tand ku ke fjete ti ate kohe kur ishe ketu...dhe i marr ere, e shtrengoj fort pas vetes se me duket sikur
te perqafoj ty...por jo prape nuk mundem te ta them...
Dhe bej si e forte...uaa ti s'je ne terezi te tham..ja do vi prape..!
Por gjithe kjo dashni u dyfishoka kur ti ne jete paske fatin e mire te bahesh nane..kur kalon te njejtat emocione e dashni qe ajo ka kalu kur te ka pase ty brenda saj....Per here te pare qe merr vesht se brenda tejet po rritet nje qenie engjellore, te qesh fytyra, degjon goditjen e pare te qesh i gjithe trupi..e keshtu vazhdon dhe jeton per 9 muaj me nje mrekulli brenda teje.
Dhe dashnia rritet e rritet perdite. Kur femija vjen ne krahet tuaja atehere ti thua...: Flm nene qe me dhe jeten, qe te mundem dhe une te shijoj kenaqesine e mjaltin e jetes te te qenurit nene.
Keshtu pra jeta fillon duke dashte nanen tende me gjithe forcen e shpirtit, dhe mbaron duke thane ne goje emrin e saj : O Nane.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.