Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
sekreti i lumturise qendron ne ate se si te shikosh gjithe mrekullite e botes por nderkohe mos harrosh per asnje moment ato dy pikat e ujit ne lugen e vogel.
dashuria nuk njeh kufinj fizike, dashuria eshte arsyeja pse gjithshka ne kete bote u krijua, dashuria eshte arsyeja e egzistences sone, dashuria eshte i vetmi ligj i universit. dashuria eshte e perjetshme.... mbartet ne cdo frymemarrje, ne cdo ender, ne cdo rrahje zemre.
nganjehere gjerat ndodhin qe te na ndihmojne te perjetojme fatin tone, nganjehere ndodhin qe te mesojme prej tyre, nganjehere na tregojne rrugen si te ecim drejt deshires sone me te zjarrte. dhe nese ate nuk e harrojme kurre dhe nese nuk pushojme se shpresuari e se enderruari, atehere cdo moment do na duket i shtrenjte sepse do i afrohemi dalengadale endrres sone. sepse kur dicka deshirohet me gjithe shpirt do te thote se deshira ka lindur ne shpirtin e universit dhe te gjitha forcat e tij do bashkohen qe ta bejne ate te mundur...
nese cdo veprim behet nga dashuria, per dashurine, nese dashurohet deri ne ate pike sa dhemb.... me tej nuk ka dhimbje, por ka vetem dashuri
dashuroni njerez dhe mos hiqni kurre dore nga dashuria nga shpresa, sepse mrekullite nje dite do te ndodhin........ duhet vetem durim.
te shtunen pashe filmin artificial intelligence te stiven shpilberg. kam qare shume por njekohesisht edhe u frymezova.
Davidi iu lut zanes blu pafundesisht- o zane blu o zane blu me shderro ne njeri ne bej cun normal keshtu mami do me doje ashtu sic do martinin. dhe nuk u lodh se perserituri lutjen dhe nuk i hoqi syte nga ajo per 2 mije vjet rresht....... kaq shume deshironte te beheshe cun kaq shume deshironte qe ta donin saqe deshira e tij iu realizua. dhe ai per here te pare mbylli syte, fjeti dhe zbuloi hapesirat qe vetem njerezit i njohin kur flene.... endrrat
ju keshilloj ta shihni. ndoshta jam enderrimtare e pasherueshme por cfare eshte jeta pa endrra? ne endrra takoj nenen time dhe dashurine e saj e mbart me vete cdo sekonde te jetes sime.... edhe pse ajo nuk eshte me fizikisht prane meje
te jesh apo mos jesh femije..... kjo eshte ceshtja
sot edhe pse fjeta pak te pashe ne enderr. ishte hera e pare qe te shihja kaq te qarte, nuk m'u shfaq fytyra jote por e dija qe ishte ti. isha strukur diku nga frika e papritur ndjeva qe dikush m'u afrua, zgjati doren dhe me pershkoi belin. kur u ktheva te pyeta se nuk dalloja qarte nga erresira ti je? are you real? dhe te preka me dore tek krahu gjithe frike se mos nga prekja do zhdukeshe apo do ktheheshe ne pluhur... por jo nuk u zhduke t'i hodha duart rreth qafes dhe ti me perqafove, me perqafove sikur te isha gjeja me e brishte, bute por thellesisht dhe perqafimi transmetoi gjithe mallin e grumbulluar... kur u zgjova ende ndieja perqafimin tend...
e sheh? ne endrra te takoj...
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
te shtunen pashe filmin artificial intelligence te stiven shpilberg. kam qare shume por njekohesisht edhe u frymezova......
ju keshilloj ta shihni. ndoshta jam enderrimtare e pasherueshme por cfare eshte jeta pa endrra? ne endrra takoj nenen time dhe dashurine e saj e mbart me vete cdo sekonde te jetes sime.... edhe pse ajo nuk eshte me fizikisht prane meje
nuk eshte se mbaruan cmendurite....... por humbi besimi tek njerezit.....
dhe rrjedhimisht u zgjuan enderrimtaret dhe pane realitetin cili eshte.......
m'u kujtua dicka qe kam shkruar shume kohe me pare.... po e rishkruaj sepse pershkruan shume si ndihem sot........
---------------------------------------------------------------------------------------
Çaste
Po dridhej sërisht... çdo natë kur shtrihej pak a shumë në të njëjtën orë e kapte një dridhje trupi. I dukej sikur kishte ethe edhe pse trupin e kishte të ngrohtë... Të ishte nga nervat? Ndoshta, por ishte po ai shtrëngim i muskujve të trupit si kundërthënie e drithërimës që i përshkonte trupin. Zakonisht ajo fillonte nga kurrizi si një korrent i ftohtë e pastaj shpërndahej nga të gjitha nervat nën lëkurë. Nata e bënte veçanërisht shumë të ndjeshme. Që kur kishte ndodhur ngjarja më tragjike e jetës së saj ishte bërë shumë e ndjeshme. Kishte fituar një intuitë të të kuptuarit të gjërave në ajër që shpesh herë sillte trishtim. Kjo aftësi e shikimit të gjërave të padukshme, e kuptimit të mendimeve më të fshehta të personave, e nuhatjes së gjërave qoftë nga një tingull zëri, nga një fjali e shkruar diku, apo nga çdo detaj i vogël, e linte dhe atë të shokuar kur gjërat i dilnin si i mendonte.
Nganjëherë ishte e dobishme për vendimet që kishte marrë në jetën e saj, por çdo dhunti e ka çmimin e vet.
Sa do donte të mos e kishte, të mos u bënte lidhjen gjërave, të mos kuptonte labirintet njerëzore, të mos ishte kaq e ndjeshme... çdo gjë e rriste në masë vetminë e saj. Nuk mund të komunikonte me këdo. Ose sa herë takonte njerëz të rinj mjaftonte pak dhe i kishte të lexuar. Nëse ishin interesantë e ruante shoqërinë, i pëlqente të pasurohej e të mësonte gjëra të tjera nga bota shpirtërore e njerëzve apo nga dijet e tyre. Nëse e intuitonte që ishin të cekët nuk u fliste më shumë, nuk u jepte shumë muhabet. Kishte krijuar kështu atë grupin e saj shoqëror me të cilët rrinte dhe ndante mendimet e saj, apo u dedikonte vëmendjen më të madhe... Megjithatë shpesh herë vuante.
Si sonte... një natë tjetër pa gjumë... një zhgënjim tjetër nga dobësia njerëzore.... Pyeste veten pse thjesht nuk mbyllte sytë dhe të ruante ato iluzionet e saj që shpesh herë ja ngrohnin shpirtin. Nuk është se i kërkonte. Gjithmonë gjërat do i dilnin përpara, do e zbulonte të vërtetën pa dashje, por oh sa dhimbte ajo... Çdo e vërtetë diçka mbyste në shpirtin e saj... Pse nuk thonë kot sweet illusions? Sërish një barrierë tjetër që duhej tejkaluar... e ilaçi mund te ishte vetem nje. T'i pranonte njerëzit si ishin... sidomos disa, më të dashurit e zemrës. Shpesh here të vërtetat e sapozbuluara fatmirësisht nuk kishin efekt shumë të gjatë. Triumfonte gjithmonë ajo dashuria pakufi për ta, që vetëm ajo dinte të falte... Mendonte pastaj si ai Zot që i njeh të gjitha të vërtetat mund të duronte njerëzit me të metat e tyre.... Mori frymë thellë si për të dashur të largonte mendimet torturuese.
Dashuria....Fjalë magjike që çon shpirtin peshë... i shkrin të gjitha ndjenjat e tjera përveç dashurisë, shpëlan trurin si dallga qe guriçkave të bregut ua ruan shkëlqimin duke larguar prej tyre rërën. Mori sërisht frymë thellë dhe pasi hodhi sytë nga këndi ku kishte fotografitë mendoi... "mamushi do bënte të njëjtën gjë!"
Dhe ajo do vazhdonte të donte pafundësisht derisa në gjithë qënien e saj të mos kishte fragrancë tjetër veç dashurisë së çiltërt.....
----------------------------------------------------------------------------------------------
vetem kesaj here nuk e di nese jam aq e forte sa te gjej ilacin....... kur kristali thyhet, nuk ngjitet me....
Dashuria....Fjalë magjike që çon shpirtin peshë... i shkrin të gjitha ndjenjat e tjera përveç dashurisë, shpëlan trurin si dallga qe guriçkave të bregut ua ruan shkëlqimin duke larguar prej tyre rërën.
Dhe ndjeu si shpirtin ja pershkoi nje vale e fuqishme dashurie dhe kuptoi qe do vazhdonte të donte pafundësisht derisa në gjithë qënien e saj të mos kishte fragrancë tjetër veç dashurisë së çiltërt.....
Many people will walk in and out of your life. But only true friends will leave footprints in your heart. To handle yourself, use your head; To handle others, use your heart- shume njerez do te hyjne e do te dalin ne jeten tende. vetem miqte e vertete do te lene gjurme ne zemren tende.
per te perballuar veten perdor mendjen, per te perballuar te tjeret perdor zemren.
He who loses money, loses much, he who loses a friend loses much more, he who loses faith loses all
ai qe humbet para humb, ai qe humbet nje mik humbet me shume, ai qe humbet besimin humbet gjithshka
yesterday is a history, tomorrow is a mistery, today is a gift....
and I want to say to all my friends how much I care
e djeshmja eshte histori, e nesermja eshte mister, e sotmja eshte dhurate
dhe dua t'u them te gjithe miqve te mi qe i dua shume
E dija se do i vinte fundi.kishim aq etje per njeri tjetrin .Se kuptoj perse e shuam,do ishte me mire te vuanim per njeri tjetrin ,do ishte dhimbje me e vogel,do ishim kenaqur vetem me mendimin se do rrime bashke.... dikur
Nejse.... ura ka plot ,pres telefonaten tende qe te me tregosh se je ne maje....gjithcka perseritet,une do pres pafundesisht te te them......mos.
Rri me mua
dhe do lundroj ne anijen e kristalte, nuk do dorezohem, nuk do te kete flamur te bardhe mbi deren time. jam e dashuruar dhe gjithnje do jem. per kete kam lindur
paqe qetesi lumturi gezim keshtu ndihem . faleminderit
Gjithsej 67 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.