Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi Rinor (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=311)
-- ~Ke do zgjidhnit Midis Karrieres dhe Dashurise?!~ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8206)
Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Ejj une e kam hell hadhin tim , po ja them per ca te tjere haha![]()
Tani te jemi realiste...ose me mire ta marr temen pak personalisht meqe dhe pyetja eshte se c'do te benim ne si individe......
Une per vete nuk do ta zgjidhja dashurine perpara karrjeres...sepse.. ne rradhe te pare une nuk do ta doja nje partner qe do te me vinte ne pozite te zgjidhja...te luftosh me vite per te arritur diku ne karrjeren tende dhe te te vije djale i botes te te thote o mua o shkollen apo punen...ne djall te veje Nuk mund ta mohoj mundin e gjithe ketyre viteve nuk mund ti hedh tutje sakrificat netet pa gjume endrrat....
Karrjera eshte e ardhmja ime...siguria ime....burrin sot e kemi neser se kemi (se helbete jeta eshte e gjate) apo mos duhet ta shikoj veten nene te dy femijeve pa burre pa te ardhura duke punuar per buken e gojes....dhe duke jetuar me pendimin e nje dashurie te humbur...
Nuk i dihet se ku na con e nesermja por te pakten jemi te sigurt qe jemi te afte te ecim me kembet tona....
Pastaj perse duhet ta shikojme me nje sy egoist dike qe zgjedh karrjeren....pse kete mund fundja fundit per ke e kemi.... per vete dhe familjet tona...
nuk mund te shijosh asgje en vetmi asgje nuk ka vlere nese nuk ndahet me njerez qe ti do shpirti...
karrjera ime jam une...eshte endrra dhe deshira ime....pasjoni im..ajo qe dua te jem ...
Te paren KARIEREN
Te dyten DASHURINE
Dhe kur ti siguroj keto te dyja FAMILJEN. Dhe kur dashuria mbaron, KARIERA ende vazhdon.
dashuria shkon dhe vjen, maron dhe fillon.........
kshuqe karrjera nuk maron kurre
Dashurine! Dashuria eshte pika kyce e cdo arritje qe kerkon te besh ne jete.. Me pare do doja te ndjehesha e lumtur shpirterisht ,se sa te isha nje bukuri siperfaqesore ne syte e te tjereve.
Ca karriere mor lal, kush po pyt per leket?!, ku ka si dashnia.
We’ve got to hold on to what we’ve got
’cause it doesn’t make a difference
If we make it or not
We’ve got each other and that’s a lot
For love - we’ll give it a shot
Une per veten time kam zgjedhure dashurine
sepse kam menduare se keshtu kam lumturi me te mire ne jete
pra edhe dashuria dhe karriera nuk shkojne se bashku por njerzit po i frigohen dashurise dhe kalojne ne karriera duke menduare se aty kan nje siguri me te mire ne jeten e tyre .
pyetje teper e veshtire.
po te zgjedhi dikush (me shume per vajzat kjo) dashurine, me pas mund t'i leje i dashuri (burri) dhe nuk do kene se si te perballojne jeten dhe ne fund do kthehen prape te prinderit e tyre.
kurse po te zgjedhin karrieren rrezikojne te humbin dashurine e vertet (lumturine). tani vajza e djem ka plot, por asnje nuk eshte si ai qe do ti.
une do zgjidhja dashurine se nuk me intereson te bej karrier. me mjafton nje pune me te ardhura te mira.
urime per temen, teper e bukur.
do preferoja me teper te zgjidhja nje rruge te ndrmjetme, por nese do ishte e pamundur per nje rruge te ndermjetme ndoshta do te zgjidhja dashurine nese ajo do te ishte vertete dashuri. megjithate nuk duhet te krijojme iluzione se zgjedhjet tona jane te pagabueshme.
ue, e perse u dashka te zgjedhim o dashurine o karrieren? Nuk paska rruge te ndermjetshme keshtu? how about qe te dyja!
Le qe, kjo pyetje nuk me pelqen hic fare sepse karriera ketu ka marre nuancat e dickaje pa shume vlere dhe kjo nuk eshte aspak e vertete.
karriera nuk eshte vetem puna qe ke por sakrifica, mundimi, netet pa gjume, izolimi nga shoqeria e familja per te arritur pasionin tend. Dmth karriera eshte veprimtari e jetes, ajo qe ti si individ nderton dhe per te cilen ke dhene vite te jetes tende per te kompletuar personin tend! Karriera nuk eshte "evil" i dashurise (sic eshte paraqitur ketu) dhe madje e them me bindje te plote qe nje dashuri e denje nuk do te prezantonte kurre para nje kryqezimi te tille, ne te kundert ajo do te inkurajonte dhe do te suportonte karrieren tende. (dhe kete te fundit e mbeshtes me pervoje personale)
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.