Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- A jeni te gatshem te dhuroni gjak dhe pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8920)


Postuar nga Isra datë 12 Tetor 2005 - 11:36:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
me e forta ishte se ne fund na thane "a doni te beheni dhurues te rregullt?" dhe njeri nga shoket e mi ju kthy e i tha "di qe vdes gjysma e italise dhe gjak nuk dhuroj mo ktu"...


e fort kjo NS-6


Postuar nga Proud_to_Be_Albanain datë 12 Tetor 2005 - 14:04:

PO

Te Thurosh gjak do te thot te shpetosh jet.
d.m.th Dikush ka nevoj per te per nje arsyje ose tjeter .
Pra ju lutem nese keni mundesi dhuroni gjak.
Priderit e mij kan dhuruar nese un do kisha mundesi do te dhuroja me kenaqsi.!


Flm


Postuar nga katia datë 01 Nëntor 2005 - 03:50:

PO

Nuk ka veprim me njerezor se te dhurosh gjak qe me vone do te perdoret ne ndihme te dikuj qe ka nevoje jetike per te.
Ne bote derdhet aq shume gjak ne luftra te pakuptimta dhe cnjerezore.

Une kati i urrej (megjithse s'eshte mire) deshmitaret e jehovait qe predikojne te kunderten.

Te japesh Gjak?

Sikur ke dhene jete nga jeta jote?

Best per teme krijuesen


Postuar nga volter datë 06 Dhjetor 2005 - 14:13:

Po edhe ate me nje deshire te madhe do te dhuroja gjak, he perse une s'kam dhuruar gjak ndonjehere!? Po pra para nja tre muajsh une dhurova gjakun tim afro 400 mililiter! Ketu vecohet edhe grupi im 0 rh pozitiv!

pershendetje


Postuar nga NS-6 datë 07 Dhjetor 2005 - 04:00:

plloshtano,ho mre ka ishe se po thoja se sdo gjeja gjak neiher kur te me duhej ...ene une jam 0+...


Postuar nga Eria datë 26 Janar 2006 - 19:15:

ore sa te shtuar jane keta 0+,kot thone qe eshtegrup irralle.meqe ra fjala edhe une 0+ jam.:p
dhurimi i gjakut eshte nje veprim shume human,shpeton nje jete,ku ka me bukur.


Postuar nga Vdekja_22 datë 27 Janar 2006 - 00:41:

Gjak ???

Deshira eshte tejet e madhe kur mendoj se mund te shpetosh shume njerez, por kur mendoj qe mund ti semur edhe me shume. Jo faleminderit ... j'ua kaloj ju rradhen.


Postuar nga Isra datë 27 Janar 2006 - 15:58:

Re: Gjak ???

Citim:
Po citoj ato që tha Vdekja_22
por kur mendoj qe mund ti semur edhe me shume. Jo faleminderit ... j'ua kaloj ju rradhen.



pse, mos u infekton ne menyre figurative vdekjen, apo ka ndonje gje per u shqetesuar vertet????


Postuar nga Vdekja_22 datë 27 Janar 2006 - 17:42:

:-))

Mqs nofken e kam Vdekja_22 mendova se do ishte fat i keq te me vinte rradha mua....


Postuar nga myzeqari datë 28 Janar 2006 - 01:23:

Alarmi, spitalet në vend pa gjak deri në 2010

Autori i Lajmit: Blerina Kac

Çdo ditë dhjetë fëmijë talasemikë kthehen mbrapa, si pasojë e mungesë së gjakut në spitalin Pediatrik. Mungesa e gjakut i kushton shtrenjtë kësaj kategorie, e cila rrezikon jetën. Sipas kryetarit të Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zeneli, asgjë nuk ka ndryshuar që nga muaji shtator, kur specialistët e Shëndetësisë premtuan më shumë gjak për fëmijët talasemikë dhe hemofilikë.
“Situata është përkeqësuar. Ka shumë kërkesa për gjak dhe shumë mungesa në spitalet tona”, tregon ai për gazetën “Ballkan”. Nga ana tjetër edhe vetë mjekët dhe drejtuesit e QSUT-së kanë pranuar, se mungesa e gjakut vazhdon të jetë një problem i prehtë, që ende s’ka gjetur zgjidhje. Sipas mjekëve të Pediatrisë, çdo ditë 10 fëmijë janë të detyruar të kthehen në shtëpi, pasi në spital nuk mund të sigurojnë sasinë e duhur me gjak. Madje një pjesë e mirë e fëmijëve kanë më shumë se dy muaj pa marrë gjak. Por ky problem kaq i madh për rreth 500 fëmijë talasemikë dhe qindra të tjerë hemofilikë, duket se do të zgjasë të paktën edhe pesë vjetë të tjera. Gjatë prezantimit të “Strategjisë për Gjakun e Sigurtë”, ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, ka pranuar që deri në vitin 2010, do të ketë mungesa gjaku, duke pohuar kështu, situatën tragjike jo vetëm të fëmijve që kërkojnë domosdoshmërisht gjak, të paktën edhe për pesë vjet.
Rreziku AIDS
Asgjë nuk ka ndryshuar që nga denoncimi publik për katër fëmijë talasemikë, të cilët janë infektuar me virusin më të rëndë të shekullit. Ende gjaku që merret nga kjo kategori pacientësh vazhdon të jetë i pasigurtë. Madje sipas specialistëve të Shëndetësisë, pa u rritur numri i dhuruesve vullnetarë, ky problem nuk mund të zgjidhet. Dhuruesit e gjakut vullnetarë, në vendin tonë janë shumë të paktë. Numërim më të madh të dhurimeve e zënë ata me pagesë. Kjo e bën akoma edhe më të pasigurtë cilësinë e gjakut në vendin tonë. Mungesat e theksuara kanë bërë që në shumë raste fëmijëve t’u jepet gjak i pakontrolluar. Gjithashtu në vendin tonë ka edhe një mungesë të theksuar gjaku, nga ana e dhuruesve familjarë. Madje edhe në rastet më të rënda të aksidentëve, pjesa më e madhe e familjarëve presin gjak nga spitali.
Takimi
Pikërisht për të diskutuar rreth këtij problemi kaq të madh, drejtues të Bankës së Gjakut, specialistë të Shëndetësië, mjekë dhe familjarë janë njohur ditën e djeshme me “Strategjinë e re të gjakut”. Me anë të së cilës ekpertët pretendojnë qe brenda pesë viteve, t’u japin fund të gjitha problemeve që janë të lidhura ngushtë me mungesën e gjakut në vendin tonë, me sugurinë e tij, rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë etj. Për përgatitjen e këtij dokumenti strategjik kanë punuar një grup pune i krijuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Cikuli, gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij dokumenti strategjik është pasur parasysh që ai duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së zhvillimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vendin tonë. “Hartimi i strategjisë së paraqitur dhe drejtimeve më të rëndësishme të zhvillimit të shërbimit të transfuzionit në vend, janë aprovuar edhe nga Komiteti Kombëtar i Transfuzionit, funksionimi i rregullt i të cilit edhe në të ardhmen, do të ndihmojë mjaft në arritjen e objektivave të vëna”, shprehet Cikuli.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.