Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)


Postuar nga Mbreti_ILI datë 08 Qershor 2006 - 00:23:

Unë , Di ...

Unë di ,të vuaj
për të dytë ,ngapak.
Unë di edhe të shkruaj
shkrimet kurrë, nuk janë mjaft .

Në gjumë po të më flasësh
mundem të të dëgjoj .
Po t'më thuash :" Të dua "
fjalën , SHUMË , di t'a shtoj.

Unë e di se je fiksuar
diku thellë në shpirtin tim .
Edhe pse je, një mollë e ndaluar,
Askund tjetër nuk gjej gëzim .

Ka kohë të gjatë , që,
Ëndrrave, më , nuk iu besoj .
Vrulli ,tek ti më është ndalur ,
ndaj veq ty di të kërkoj.


Postuar nga Mbreti_ILI datë 08 Qershor 2006 - 00:27:

Mendim i fryrë ....

Mendova , të jemi bashkë ,
është një ngjarje madhështore.
E paskam zmadhuar mendimin tim ,
ngase nuk më shkoi, kjo gjë për-dore.

Kujtova , mund të bashkohemi ,
në ditët që do të vijnë.
I turpëruar nga vetja ,kam harruar
se dashuri tjetër mund, të të mbijë.

Besova se, e lumtur do të jesh,
doja që, të lë, të qetë .
Përsëri paskam gabuar ,kur
ti, ke humbur njeriun e vërtetë.

Mësova se, shumë njerëz gabojnë,
dëshira e madhe mund t'i mbysë?!!!
Paskam injoruar gjërat themelore ,e
i dhashë rast ,mendimit të fryrë?!!!


Postuar nga Mbreti_ILI datë 08 Qershor 2006 - 00:32:

Dehje.. .

Mbushma gotën ,kamarier
Se dua të dehem , vetëm një herë.
Dua ta di si do të ndjehem
Vallë në vaj a do të zhgrehem!!?

Mbushe gotën mos u ndal
Dua të qeshi e të qaj .
Dua ta ndjej vehtën të tretur
Se asgjë tjetër nuk më ka mbetur.

Mos më kurse , mos u bëj kaq i mirë
Të lutem , për të madhin Zot.
Unë e di që e ke për detyrë ,
Por, mbushe , vetëm edhe një gotë.

Dua ta lë vetën në këtë natë,
këtu, në këtë tavolinë.
Mbushe gotën edhe një herë,
dua , t'a mbys ,sonte mërzinë.


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Qershor 2006 - 14:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Mbreti_ILI
Unë , Di ...

Unë di ,të vuaj
për të dytë ,ngapak.
Unë di edhe të shkruaj
shkrimet kurrë, nuk janë mjaft .

Në gjumë po të më flasësh
mundem të të dëgjoj .
Po t'më thuash :" Të dua "
fjalën , SHUMË , di t'a shtoj.

Unë e di se je fiksuar
diku thellë në shpirtin tim .
Edhe pse je, një mollë e ndaluar,
Askund tjetër nuk gjej gëzim .

Ka kohë të gjatë , që,
Ëndrrave, më , nuk iu besoj .
Vrulli ,tek ti më është ndalur ,
ndaj veq ty di të kërkoj.




Lexova kete poezi te paren dhe me beri shume pershtypje. Per 20 min i kisha mbaruar te gjitha poezite e tua.
Qenke vertet ... Mua me kenaqe jashte mase me keto poezi, por me fal qe nuk po te uroj me shume frymezim te ketij lloji.
Mbetsh me shendet ne rrugen qe po ecen


Postuar nga Mbreti_ILI datë 22 Qershor 2006 - 02:45:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy



Lexova kete poezi te paren dhe me beri shume pershtypje. Per 20 min i kisha mbaruar te gjitha poezite e tua.
Qenke vertet ... Mua me kenaqe jashte mase me keto poezi, por me fal qe nuk po te uroj me shume frymezim te ketij lloji.
Mbetsh me shendet ne rrugen qe po ecen



Faleminderit i nderuar , Me vjen mire qe je kyqur dhe i ke lexuar poezite e mia . Shpresoj te mbeten te kenaqur te gjithe ata qe i lexojne keto vargje qe i lidha aq sa kam mundur...
Edhe ti mbetsh me shendet dhe te deshiroj cdo te mire nga zemra .


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.