Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Njerezit qe jane shume te ndjeshen, si mendoni a nuk kane nje derrase mangut? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9655)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 11 Tetor 2005 - 21:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Unstoppable
Nuk besoj se kane derrase mangut vecse u pelqen fluturimi !Jetojne ne nji bote iluzionesh te shkeputur nga toka , flasin per yjet dhe galaktikat ma shume se astranomet (lol) dhe kur ulen me kembe ne toke , ndjejne shijen e zhgenjimit , urrejne cdo kend dhe viktimizojne vehten duke krijuar drama artificiale ne te cilet duket se gjejne vehten !
They cry about everything , dhe enderrojne per nji bote 'komuniste' (lol) ku everyone loves everyone...:p




-Po ndjeshmerine e NENES tende ketu e perfshin,ne nje udhetim drejt galaktikes
i dashur USNSTO?!hahaahahahahahahahaah, sa kam qesh!
Ja qe gabohesh!
Te jesh i(e) ndjeshem(me), do te thote te besh pjese ne Qenien NJERI
dhe jo ne qenien KAFSHE!
Keshtu e konceptoj une!Vetem Njeriu-Kafshe nuk ka ndenja!
Se dolem ne filozofi tani!

Mire u lexofshim!Tema ka filluar te behet interesante Sabina!


Postuar nga GENTI_the_KING datë 11 Tetor 2005 - 21:38:

per mua ai ose ajo qe nuk eshte i /e ndjeshme nuk ka drrasa ne koke , por eshte kallcuk fare


Postuar nga agata datë 11 Tetor 2005 - 21:47:

Pershendetje..
Kur perdora fjalorin "derrasat mangut" e dija qe shumices nuk do i pelqente.. ashtu sikurse edhe mua vete nuk me pelqen...
Por arsyja qe me shtyu te perdor keto fjale jane pikerisht njerzit si Unstoppable e Etniku78... qe para se ti çojne ato qe lexojne ne koke, japin mendime...


Postuar nga GENTI_the_KING datë 11 Tetor 2005 - 21:51:

o sabina , me duket se keqkupu moj bukuroshe

un thash qe ata qe nuk kan ndjenja jan kallcuk fare , kjo ne kuptimin figurativ te fjales kallcuk qe do te thot se nuk kan tru fare

her tjeter mendoj ti ato qe shkruan ok


Postuar nga Indrit datë 11 Tetor 2005 - 22:31:

Re: Njerezit qe jane shume te ndjeshen, si mendoni a nuk kane nje derrase mangut?

Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Disa nga ju do qeshin..! disave ndoshta nuk do i vij mire.. Disa te tjere do mendojne se eshte dhurate e perendise te ndjesh me teper.. disa ...!!!

Sinqerisht me interesojne mendimet e juaja ne lidhje me kete pyetje...
Pra njeresit qe jane shume te ndjeshem, mos kane valle ndonje derrase mangut ne koke...? Pse natyra i ka bere te tille...?

Pershendetje



Edhe une jam nje prej etyre qe nuk me vjen mire, per vete faktin se jam shume tip i ndjeshem.
Megjithate mendoj se nuk kam derrasa mangut sepse ashtu si thote xhimi ndjesheria ka te beje me shume me gjendjen shpirterore dhe nuk ka te beje me anen mendore.

Gjithesesi nuk mendoj se jam aq i ndjeshem me te tere, ndjeshmerine me te madhe e kam me nenen time, dhe me pas me te afermit e tjere dhe kjo ndjeshmeri e ka pragun ay ku fillon djallezia, zilia, smira dashakeqesia...

Ndoshta shpesh here e teprojme ne te qenit te ndjeshem pasi prekemi me dicka te rrejshme psh, si thote Sabina me nje film (megjithese e dime qe nuk ka asgje te vertete)apo prekemi nga fjalori apo ofendimi i dikujt qe se njeh...
Kjo per mendimin tim kalon ne ndjeshmeri te papranueshme, dhe duhet te esohemi te veme ne pune fjalen e arteJepi secilit ate qe i takon
pra te jemi te ndjeshem aty ku duhet, dhe te jemi te pandjeshem aty ku ndjeshmeria eshte e demshme ose e panevojeshme.
Por ama nuk me duket dicka e tepruar te prekesh nga ofendimi i dikujt qe e vlereson shume, as nga ai njeri qe e do me gjihe shpirt.Po perdor fjalen prekje pasi edhe zhgenjim mund te hyje.

Perfundimisht, dua te them se butesia e zemres eshte nje cilesi e arte njerezore qe jo cdokush e ka.Ka njerez qe perfitojne e tallen nga kjo butesi, ashtu sic ka edhe te tjere qe preken e frymezohen nga ajo.
Une e rradhis veten tek ky grupi i dyte.
Eh si nuk bera nje here i post te shkurter mor amon


Postuar nga Unstoppable datë 12 Tetor 2005 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Pershendetje..
Kur perdora fjalorin "derrasat mangut" e dija qe shumices nuk do i pelqente.. ashtu sikurse edhe mua vete nuk me pelqen...
Por arsyja qe me shtyu te perdor keto fjale jane pikerisht njerzit si Unstoppable e Etniku78... qe para se ti çojne ato qe lexojne ne koke, japin mendime...


Ti e perdore ate fjale me kuptimin qe e perforcova edhe un vetem se un e thashe ne menyre me pak lajkatare..
Ty tashi , te vjen inat qe ke shumicen kundra dhe po na shfajesohesh si mace e zene ne faj...lol
Mendimet e mia , ti nese je e zgjuar , i hedh poshte me argumenta apo replika te justifikueshme jo me fraza bajate karakteristike kto te atyre qe flasin sa per te then dicka..!

p.s Sykalter , ktu po flasim per njerezit e ndjeshem qe vriten me nji pupel qe mund ti gjendet ne rrugen e tyre jo per dashurine e nanes per femijen apo familjen e vet ! Jane dy gjera te ndryshme qe ti s'ke aq mend ti kuptosh akoma...
Mos u merzit se do rritesh edhe ti..


Postuar nga caio datë 12 Tetor 2005 - 03:36:

Per tu vleresuar "ndjeshmeria" e sabines!!!

Njerezit e ndjeshem nuk kane derrase mangut. Eshte thjesht çeshtje edukimi, menyre rritjeje nga prinderit, adn-je dhe çfaredo tjeter faktori qe ndikon ne formimin e karakterit te nje personi.


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Tetor 2005 - 09:25:

Sabina ...Prano nje mendim nga nje anetare e re....

Qenia njerzore eshte nje qenie delikate e mbushur me ndjenja ashtu si lulja e mbushur me petale qe ndryshon me stinen dhe me stuhine. Nje karakter i ndjeshem plagoset lehte nga bota e eger ashtu si lulja qe ndikohet nga rrethanat e natyres. Lulja leshon arome te mire kur eshte e fresket dhe e perkujdesur por kur fryn ere petalet shkunden dhe rezohen.

Dikush i lindur me i ndjeshem dhe dikush me pak nuk mendoj qe ky kualitet na ndan ne ate kategorine se dikush ka me shume "drasa" dhe dikush me pak.

Ndjeshmeria eshte nje karakteristike qe shfaqet qe ne hapat e para te formimit te karakterit tone dhe qendron me ne pergjithmone. Si mund te themi qe nje njeri i ndjeshem kur vritet lehte shpirterisht dhe pranon te mos vrase te tjerit ne te njejten menyre ka drasa mangut?

Une mendoj qe themelet e ndjeshmerise dhe te dhembshurise jane cilesi pozitive dhe jo negative sepse zhvillimi i vlerave humanitare ne nje grade me lart ne jete, varet nja kjo karateristike.

Ndjeshmeria eshte normale kur ne mesojme ta kontrollojme ate, pra ashtu sic tha dhe fajtori "Sekreti eshte te jesh i ndjeshem aty ku duhet" sepse nqs e krahasojme qenien njerzore me nje lule apo peme do te doje te qendroje gjithmone i celezuar dhe jo i vyshkur.


Postuar nga amoxil datë 12 Tetor 2005 - 17:06:

po piquni re kalamaja se jeta nuk behet me llafe si enderroni juve me sy hap.

Sabina do beje mire te nderroje stilin letrar.

Se kuptoj si mund te rrish perballe ekranit te kompjuterit edhe te presesh pergjigje nga nje pyetje te bere nga ty e cila te sjell ndryshe ketu nga realiteti qe ne te njohim.Je shprehur gabim edhe me mire kjo teme te mbyllet.Sma merr mendja se je aq vajze aq pa kerkesa ndaj vetes sa te merresh me pyetje te tilla qe te siguroj ka qene nje inat i momentit dhe nuk ja vlen te diskutohet , nejse bej cte duash.


Postuar nga freespirit datë 19 Tetor 2005 - 13:54:

E dashur Sabina!
Pak me lart kish hapur nje teme rreth nje personi te semuri qe nenkuptonte se kishte te bente dicka me ty apo dike qe ti njeh. Nje teme e tille do te thosha une mund te hapet vetem nga ata me "derrasa manget"
(people who care not coldhearted monsters). Nejse une jam nje nga ata njerezit e ndjeshem dhe ndihem shume efyer. Mendoj se je shprehur ne nje menyre te peformuar dhe fyese dhe medoj se duhet te kerkosh ndjese.
Po te mos ishin njerezi e ndjeshem sot shume jete mund te mos shpetonin dhe mos harro se shume poezi sdo egzistonin mbase as romanca e dashuria. Ajo qe me pelqen tek njerezit e ndjeshem eshte ndershmeria dhe kurajoja per te bere realitet ate qe thone sepse vjen nga zemra.
pershendetje
Maybe u do not know what u are talking about i think u are confused so,
do some research. It'll help.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.