Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga Zhylien Sorel datë 14 Dhjetor 2005 - 02:46:

pershendetje

per mua kjo "Marrezi" eshte shume e vecante...


Postuar nga astras datë 26 Shkurt 2006 - 20:31:

Lexoi te gjitha..................................................................................................................................................................................pastaj...harroi te gjitha.


Postuar nga iliriusa datë 13 Mars 2006 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha astras
Lexoi te gjitha...................................................................................pastaj...harroi te gjitha.


Nje nga keshillat me te mira qe me kane dhene ndonjehere!
Pershendetje Astras!


Postuar nga iliriusa datë 13 Mars 2006 - 04:33:

***Liria i ka hapat e pergjakur***


Zerat kaperthen neper mugetire
cirren e cfilosen ashper ne fytyre
Veshet perpeliten e struken ne duar
syte cepave ngecin, te lodhur, te menduar.

E gjymtyret tunden, perplasen e zgjaten
Gisht me gisht njerzit ngjeshen, maten
kacafyten shpirtrat si monstra te etur
ne kete jete te ndyre, te verber te vdekur

Dhe liria vjen me duar pa thonje
me to ka zhgrryer token neper ku kaloj
Edhe shpirti monster ul zerin e pret
e si ta dije ai qe liria vete nuk vret!

E liria vjen me hapa te pergjakur
me kofshe te ndotura, e lekure te plakur
Me sy te ngrene por ende te pashuar
akoma e virgjer edhe pse qindra here e perdhunuar!


21 Shkurt 2006


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Mars 2006 - 04:53:

Thumbs up

E fuqishme.


Postuar nga Isra datë 23 Mars 2006 - 16:21:

Thumbs up

Jo!Me shume..............E persosur!


Postuar nga iliriusa datë 25 Mars 2006 - 03:58:

Isra.... po tani.... edhe e persosur???
Nejse nejse... faleminderit!


Postuar nga Isra datë 27 Mars 2006 - 17:23:

moj vajze, jo ti e persosur, por poezia


Postuar nga orig datë 27 Mars 2006 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
***Liria i ka hapat e pergjakur***


Zerat kaperthen neper mugetire
cirren e cfilosen ashper ne fytyre
Veshet perpeliten e struken ne duar
syte cepave ngecin, te lodhur, te menduar.

E gjymtyret tunden, perplasen e zgjaten
Gisht me gisht njerzit ngjeshen, maten
kacafyten shpirtrat si monstra te etur
ne kete jete te ndyre, te verber te vdekur

Dhe liria vjen me duar pa thonje
me to ka zhgrryer token neper ku kaloj
Edhe shpirti monster ul zerin e pret
e si ta dije ai qe liria vete nuk vret!

E liria vjen me hapa te pergjakur
me kofshe te ndotura, e lekure te plakur
Me sy te ngrene por ende te pashuar
akoma e virgjer edhe pse qindra here e perdhunuar!


21 Shkurt 2006




E dashur Ilirusa , poesi e bukur me shume figuracion dhe metafor.
Por dua te sugjeroj dicka qe me ra ne sy dhe nuk besoj qe te me keqkuptosh , pasi arti kur diskutohet merr vlere akoma me shume
Tek fraza ( disa here e perdhunuar ) mendoj qe nuk i pershtatet , pasi vetem lirin e shpirtit te njeriut nuk mund ta perdhunoj askush pasi i kalon kufijte real (te kesaj jete ) dhe limittet qe ve padrejtesisht skota njerzore . Ne shpirtin e njeriut e vetmja fuqi qe ve dore eshte fuqia supreme e Zotit .
Lirija fizike po , ajo po mund te perdhunohet .
Perpos kesaj Perseri mbetet nje poezi me peshe qe permban nje mesazh te madh . Te uroj frymezim dhe krijime sa me te bukura . Pergezime !

Respekte


Postuar nga Isra datë 28 Mars 2006 - 12:30:

orig, me fal te bej dhe nje sugjerim dhe une..
E kam vene re shpirtin poetik tuajin dhe me pelqejne krijimet tuaja, edhe pse pak te ekspozuara ne forum.

Kam pershtypjen, (te pakten si e kuptoj une pa dashur te te bej replike, sepse i takon iliruses te te pergjigjet,) por ajo metafora, " qindra here e perdhunuar" besoj se mund te interpretohet apo komentohet ne sensin e luftes se shpirtit, qe shpeshhere ehste ndier inferior ndaj kesaj barrikade pa kuptim, plot neveri e duf...Kjo liri edhe pse e lodhur akoma ka fuqi te prese dhe te shpresoje per himnizimin e asaj te vertete qe lufton, pra, edhe pse e " perdhunuar" ajo eshte e gjalle dhe e riperterire ..

Nejse, ky eshte mendimi im, mendimi eshte subjektiv keshtu qe dyert e subjektivitetit jane ta pafundme sikurse poezia..


ju pershendes,


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.